Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 10:03 Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani” Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku do të dëshmojë në lidhje me çështjen “Partizani”. Mediu pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

30 vite në Amerikë/ Zbardhet dosja e Sokol Hoxhës, nga sherri për një kasetofon te vrasja e dy vëllezërve në Patos

Aktualitet E enjte, 6 Gusht 2026 16:28
30 vite në Amerikë/ Zbardhet dosja e Sokol Hoxhës, nga sherri për një kasetofon te vrasja e dy vëllezërve në Patos
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për një vrasje të trefishtë, i cili për rreth 30 vite i është shmangur drejtësisë. Hoxha, i arrestuar disa muaj më parë në SHBA, tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të vitit 1997, vrasjen e dy vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos. Ngjarja ka ndodhur më 30 mars të vitit 1997, në një periudhë të trazuar për vendin, ndërsa konflikti që çoi në vrasje nisi pas një debati për një kasetofon makine.

Sipas dosjes që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, rezulton se Ilirjan Banaj kishte pasur një përplasje me Ervin Sulollarin për shkak të një kasetofoni që ky i fundit ia kishte dhënë dhe më pas kishte përfunduar te një person tjetër. Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe Sokol Hoxha, i cili ndërhyri duke goditur me pëllëmbë të dy personat. Pas konfliktit, Ilirjan Banaj është larguar dhe ka shkuar në banesën e tij. Më vonë ai ka dalë me automjetin e tij dhe, sipas dosjes, ka qëlluar me armë në ajër në një rrugë të qytetit të Patosit. Ky veprim ka bërë që Dritan Selimi (nipi i Sokol Hoxhës), i cili sipas hetimeve kishte marrë vesh për ngjarjen, të njoftonte Sokolin. Sipas akteve të gjykimit, të dy janë armatosur me pistoletë dhe automatik dhe kanë dalë në kërkim të Ilirjan Banajt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në zonën e tregut të fruta-perimeve pranë stacionit të autobusëve në Patos, dy vëllezërit Ilirjan dhe Hektor Banaj janë përballur me automjetin fuoristradë pa targa ku udhëtonin Sokol Hoxha, Dritan Selimi dhe Ervin Sulollari. Sipas dëshmive të administruara në dosje, pas një debati të shkurtër, Sokol Hoxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Ilirjan Banajt. Kur Hektori ka dalë nga makina për të ndaluar sulmin ndaj vëllait të tij, edhe ai është qëlluar me armë. Në dosje thuhet se Dritan Selimi ka përdorur automatikun ndaj Hektor Banajt, ndërsa edhe Sokol Hoxha ka qëlluar në drejtim të tij. Pas sulmit, dy autorët janë larguar nga vendngjarja me automjetin e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një dëshmitar okular i cituar në dosje, Leonard Rrapaj, ka deklaruar se ka parë dy personat të largoheshin nga vendi i ngjarjes me një fuoristradë pa targa, ndërsa mbanin armë zjarri. Ekspertizat mjeko-ligjore kanë dokumentuar pasojat e rënda të sulmit. Sipas dosjes, në trupin e Ilirjan Banajt janë konstatuar 11 plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa te Hektor Banaj janë evidentuar 4 plagë të rënda, me dëmtime në organe jetësore. Gjykata ka arritur në përfundimin se Sokol Hoxha dhe Dritan Selimi kanë kryer vrasjen në bashkëpunim, duke i shpallur fajtorë për vrasjen e dy vëllezërve.

Mund t'ju interesojë

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Para 6 minutash
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pi...

Para 13 minutash
Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Para 27 minutash

Në dosje theksohet se rëndësinë e veprës e rëndojnë mënyra e kryerjes, përdorimi i armëve dhe fakti që autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe iu shmangën drejtësisë për vite me radhë. Përveç çështjes së vrasjes së vëllezërve Banaj, Sokol Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm edhe në Belgjikë për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi. Pas arrestimit të tij në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimet me palën belge për transferimin e çështjes. Ndërkohë, autoritetet britanike kanë revokuar pasaportën britanike që Hoxha kishte marrë rreth viteve 2000 me identitetin Hysen Gashi, emër me të cilin ai kishte hyrë më pas edhe në SHBA.

/Top Channel/

Etiketat e lidhura

Sokol Hoxha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
Para 1 minute

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit
Para 6 minutash

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …
Para 11 minutash

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm
Para 13 minutash

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 13 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 23 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 20 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.