Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 09:04 Kryeministri nuk ndalet për dialog me protestuesit, sofra e gurtë ende para Kryeministrisë Kryeministri Rama ka bërë sërish ftesën e tij për studentët, duke përsëritur gatishmërinë e tij për dialog në çdo kohë. Në llogarinë e tij…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
36 qendra shëndetësore verore nisin punën, Rama: 301 mjekë dhe infermierë, presim një numër të lartë të turistëve

36 qendra shëndetësore verore nisin punën, Rama: 301 mjekë dhe infermierë, presim një numër të lartë të turistëve

Aktualitet
E hënë, 25 Maj 2026 17:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama thotë se ky sezon veror pritet të sjellë një numër më të lartë vizitorësh në plazhet e bregdetit tonë. Në aktivitetin në Durrës, ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala dhe drejtoresha e përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Jeta Deda, si edhe mjekë dhe infermierë të Qendrave Shëndetësore Verore, Rama tha se këtë vit numri i qendrave është rritur, po ashtu edhe numri i mjekëve dhe infermierëve.

”Nga leximi i sezonit të shkuar në këtë aspekt ka dalë nevoja për ta bërë një hap të tillë. Ne presim që numri i turistëve të konsolidohet në atë nivel që ishte në vitin e shkuar dhe në momente të caktuara të vitit të rritet. Shifrat nga porti flasin për rritje, por po të shohim në tërësi, shifrat që nga janari, kemi një rritje sa inkurajuese, aq edhe sfiduese. Është shumë e rëndësishme që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për të përmbushur misionin në të gjitha aspektet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 28 tetor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 28 tetor 2026

Para 10 minutash
Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Para 2 orësh
Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Para 11 orësh

Shteti shihet tek uniformat e policisë dhe mjekëve dhe infermierëve kur turistët kanë nevojë për ta. Kjo është një arsye më shumë që punën e mirë në vitet e shkuara ta përmirësojmë edhe më tej. Mbi të gjitha duke vendosur në kryefjalën e misionit të çdo ditë njerëzillëkun e atyre që vijnë dhe trokasin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo vlen si për turistët, por edhe për banorët apo pushuesit pranë qendrave. Kjo vlen edhe për vetë ekonominë e vendit, sepse marrja e shërbimeve të mira dhe shërbimeve njerëzore dhe mbresëlënëse nga pikëpamja e sjelljes e bëjnë njeriun shumë më pozitiv ndaj vendit ku gjendet dhe stimulojnë edhe rikthimin e tij apo ardhjen e të tjerëve”, tha Rama.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit që jeni këtu sot! Arsyeja pse ne jemi këtu së bashku, besoj lidhet nga një anë me nevojën për të përcjell tek të gjithë qytetarët tanë mesazhin se vëmendja jonë përmes strukturave të shërbimit publik shëndetësor për sezonin është e lartë dhe nga ana tjetër për t’ju përcjell ju mesazhin se roli juaj në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm, qoftë përsa i përket drejtpërdrejtë detyrës që lidhet me përkujdesjen ndaj atyre që trokasin në dyert e qendrave shëndetësore verore, qoftë edhe për vetë Shqipërinë, që edhe përmes jush ju flet dhe iu thotë diçka për veten atyre që vijnë në dyert e qendrave shëndetësore duke qenë turistë të huaj.

E vërteta është që qendrat verore shëndetësore, janë tanimë një eksperiencë e konsoliduar, e iniciuar disa vite më parë me një numër më të vogël profesionistësh të përfshirë, por edhe me një rezultat kuptimplotë që na ka bërë të kuptojmë më së miri qoftë rëndësinë e tyre për ata që kanë nevojë për një ndihmë të parë, qoftë edhe se çfarë duhet të bëjmë më mirë sezon pas sezoni dhe faktikisht sikundër u tha këtu, këtë vit numri i qendrave është rritur, numri i mjekëve dhe infermierëve që do të shërbejnë në këto qendra është rritur sepse nga leximi i sezonit të shkuar në këtë aspekt, ka dalë qartësisht nevoja për ta bërë një hap të tillë, por edhe duke pasur parasysh që këtë vit ne presim që numri i turistëve të konsolidohet minimalisht në atë nivel që ishte vitin e shkuar dhe në momente të caktuara të vitit të rritet.

E tha kryetarja e bashkisë që shifrat nga porti flasin për rritje, por po të shohim në tërësi shifrat duke përfshirë edhe hyrjet e tjera në Shqipëri qysh nga janari kemi një rritje sa inkurajuese aq edhe sfiduese dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për ta përmbushur misionin në të gjitha aspektet. Dhe në aspektin e qendrave duhet ta përsëris, nuk është thjesht ai misioni i përditshëm i juaj kudo ku ju kontribuoni, por është edhe një mision ekstra, misioni i Shqipërisë që ata të huaj takojnë kur ju takojnë juve, sepse ju jeni ambasadorët e vendit në këtë kuptim.

Jeni mbase e vetmja shëmbëlltyrë e shtetit shqiptar që ata takojnë, ndërkohë që në pjesën tjetër natyrisht është natyra, janë shërbimet, por shteti shihet tek uniformat e punonjësve të Policisë, shihet tek uniformat e mjekëve dhe infermierëve kur turistët kanë nevojë për ta dhe kjo është një arsye më shumë që punën e mirë të bërë në vitet e shkuara të bëjmë çmos që ta përmirësojmë edhe më tutje dhe mbi të gjitha duke vendosur në kryefjalën e misionit të çdo dite njerëzillkun ndaj atyre që vijnë trokasin.

Natyrisht kjo vlen për turistët e huaj, por kjo vlen pa diskutim edhe për të tjerët që janë banorë pranë qendrave apo që janë pushues vendas pranë qendrave dhe kini parasysh edhe faktin që kjo vlen edhe për vetë ekonominë e vendit në mënyrë indirekte sepse marrja e shërbimeve të mira dhe sidomos marrja e një shërbimi njerëzor edhe mbresëlënës nga pikëpamja e sjelljes dhe nga pikëpamja e profesionalizmit në derën e një qendre shëndetësore e bëjnë njeriun shumë pozitiv ndaj vendit ku gjendet dhe patjetër stimulojnë edhe rikthimin e tij apo stimulojnë edhe ardhjen e të tjerëve përmes fjalëve të tij.

Unë personalisht dhe duhet ta mbyll këtu, kam pasur në më shumë se një rast mundësinë të dëgjoj nga të huaj përshtypjet për shërbimin në spitalet tona apo në qendrat shëndetësore verore dhe e them me shumë kënaqësi që përshtypjet kanë qenë tejet pozitive në radhë të parë nga mënyra e komunikimit të personelit shëndetësor. Do ishte jashtëzakonisht më mirë sikur këto përshtypje të ishin përshtypje të të gjithëve edhe të pacientëve apo të vizitorëve vendas në strukturat tona shëndetësore, por këtu natyrisht panorama pastaj bëhet më mikse, qoftë sepse në raste të caktuara mungon pikërisht njerëzillëku nga ana e bluzave të bardha, qoftë se në raste të tjera ka shumë paragjykime dhe ka shumë arbitraritet në përshkrimin e një realiteti që për hir të vërtetës është përditë dhe më pozitiv.

Ju falënderoj edhe njëherë për praninë tuaj! Ju falënderoj edhe për përballjen me diellin, ndërkohë që ne kemi përfituar deri tani nga privilegji i të pasurit të diellit në kurriz. Kështu që kjo e shton respektin për durimin me të cilin dëgjuat edhe uroj shumë që të kemi një sezon shumë të mirë në atë pjesë kaq të rëndësishme që mbulon profesioni juaj dhe që do të mbuloni ju me rolin që keni në këtë mision tuajin. Shumë faleminderit!






Etiketat e lidhura

rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri nuk ndalet për dialog me protestuesit, sofra e gurtë ende para Kryeministrisë
Tani

Kryeministri nuk ndalet për dialog me protestuesit, sofra e gurtë ende para Kryeministrisë

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 28 tetor 2026
Para 10 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 28 tetor 2026

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup
Para 1 ore

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 2 orësh

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 12 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 11 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 11 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 11 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.