Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do lirohen masat? Rakacolli: Fushata, vendimi për tubimet dhe si do votohet në 25 prill

Aktualitet E diel, 21 Mars 2021 21:59
A do lirohen masat? Rakacolli: Fushata, vendimi për tubimet dhe si do votohet në 25 prill
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me mësimin në universitete që vijon online prej muajsh, teatrot mbyllur dhe aktivitetet sociale e kulturore të kufizuara, Komiteti Teknik i Ekspertëve për vendimet e marra u përball me një padi nga Partia Republikane, vetëm në kudër të fushatës elektorale.

Sa i përket prioriteteve të politikës, edhe kur bëhet fjalë për jetët e njerëzve, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli shpjegon për ABC, “Për neve gjithmonë prevalon shëndeti.  Pra është si duhet shëndeti dhe pastaj në varësi të masave që propozohen në mbrojtje të shëndetit, funksionojnë të gjitha aktivitetet e tjera”.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rishikimin e elementit të përkohshmërisë në Urdhrin 633/2020, që ndalon tubimet dhe grumbullimet me mbi 10 veta dhe si rrjedhojë, zëvendësimit të togfjalëshit “deri në një urdhër të dytë” me “deri në 25 mars”, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, tregon se çdo të ndodhë më tej, me përfundimin e këtij afati.

“Përderisa është vendimi i Gjykatës Kushtetuese patjetër që është detyrim zbatues. Ne do të shprehemi gjithmonë për afatin në lidhjen me numrin e personave që mund të grumbullohen sipas situatës epidemiologjike në vend” tha ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rakacolli shpjegon nëse do të lejohen grumbullimet në kuadër të fushatës, nëse situata epidemiologjike do të paraqitet e ngjashme me aktualen. “Në rast se situata epidemiologjike është kjo që është sot, indikatorët tregojnë që nuk duhet në asnjë mënyrë që të zgjerohet numri i personave që  marrin pjesë në një aktivitet së bashku, të çfarëdo lloji qoftë ky aktivitet. Kjo nuk ka të bëjë me tematikën e aktivitetit, por ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë që 25 prilli po afron, zëvendësministrja mohon faktin se procesi i votimit mund të përbëjë një risk shtesë për shëndetin e njerëzve. “Gjatë procesit të votimit, është e mundur që të merren të gjitha masat, që parashikon ato rregullat e shëndetit publik që të mos ketë mundësira infeksioni.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 26 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 27 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh

Pra, ambientet, numri i njerëzve që do të jenë brenda në një hapësirë të bollshme për atë numër njerëzish që do të jenë aty, vendosja e rregullit të qytetarit që do të votojë, është e menduar mirë dhe është e mundur deri në detaj, dhe është krejtësisht e mundshme që njerëzit të gjithë ata që dëshirojnë dhe është mirë, që të gjithë e kemi detyrë qytetare që të marrim pjesë në votime, të mos riskohen nga ky proces, të mos riskohen më tepër se sa riskojnë në jetën e përditshme” tha Rakacolli.

Ndërsa në përditësimet Covid-19 vërehet një rënie e numrit të infektuarve, Rakacolli tregon nëse kjo do të sjellë rishikimin e masave dhe heqjen e orës policore. “Padyshim që të gjitha masat janë në varësi të numrave  dhe të indiktorëve që monitorojnë situatën. Është numri i rasteve të reja ditore, pozitiviteti i testimeve të bëra, numri i të shtruarve në spital, numri atyre që janë në kujdes intensive, që është shumë e rëndësishme dhe numri i jetëve të humbura.

Ndërthurja e këtyre indikatorëve, na sugjeron ne nivelin e masave që duhen për ti mbajtur të kontrolluar këto indikatorë. Masat janë gjithmonë në përputhje me indikatorët dhe me hetimin epidemiologjik, që ka shumë elementë, por një nga elementët është gjetja e vendeve ku kanë ndodhur infeksionet.

Kjo është arsyeja që u vendos ora policore deri në orën 20.00 nga ora 22.00 që ishte më përpara, sepse u pa që një pjesë e mirë e infeksioneve është marrë në restorante pas orës 20.00. Pra në varësi të këtyre do të jenë edhe masat. Kështu që mund të qëndrojnë në këtë nivel, mund të lirohen, të shpresojmë shumë, por nëse situata përkeqësohet mund edhe të shtrëngohet” përfundoi ajo. / Abcnews.al

Etiketat e lidhura

Rakacolli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 26 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 26 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 27 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.