Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A po e prish marrëveshja me Uashingtonin njëzëshmërinë brenda elitës së Iranit?

Aktualitet E enjte, 2 Korrik 2026 10:11
A po e prish marrëveshja me Uashingtonin njëzëshmërinë brenda elitës së Iranit?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy incidente të pazakonta, që ndodhën brenda ditësh, kanë zbuluar se sa i diskutueshëm është bërë brenda vetë udhëheqjes iranian memorandumi i mirëkuptimit mes Teheranit me Uashingtonit, vetëm pak muaj pasi Mojtaba Khameneit e mori detyrën si udhëheqës suprem.

Sfida e parë erdhi nga Asambleja e Ekspertëve, organi klerikal që mbikëqyr udhëheqësin suprem. Gjashtëdhjetë e tre nga 88 anëtarët e saj publikuan një deklaratë më 29 qershor, duke u bërë thirrje negociatorëve të qëndrojnë të palëkundur ndaj “vijave të kuqe” të përcaktuara nga Khamenei.

Edhe pse deklarata i ishte drejtuar “popullit të Iranit”, teksti lexohej më shumë si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për ekipin negociator.

Vetëm pak orë më vonë, sekretariati i Asamblesë nxitoi të sqarojë se deklarata nuk përfaqësonte qëndrimin zyrtar të institucionit, duke e cilësuar atë si “të pazakontë dhe jotradicionale”.

Ndërkohë, një ditë më vonë, transmetuesi shtetëror IRIB ndërpreu papritur një intervistë të regjistruar paraprakisht me kryetarin e Parlamentit dhe negociatorin kryesor, Mohammad Baqer Qalibaf, pikërisht në momentin kur ai po fliste për zhbllokimin e aseteve iraniane sipas memorandumit të mirëkuptimit.

Zyra për media e Parlamentit bëri të ditur se regjistrimi ishte dorëzuar më shumë se dy orë para transmetimit dhe se nuk ishte kërkuar asnjë koordinim paraprak lidhur me ndërprerjen. Incidenti ushqeu menjëherë thashethemet se drejtues të lartë të IRIB-it e kundërshtojnë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara dhe po përpiqen ta minojnë ekipin negociator.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Analistët që ndjekin ekuilibrin e fraksioneve të brendshme në Iran thonë se të dy episodet, ndonëse të ndryshme në formë, pasqyrojnë të njëjtin realitet themelor: Meqë autoriteti personal i udhëheqësit të ndjerë suprem, ajatollah Ali Khamenei, që nuk është më i disponueshëm për të imponuar disiplinë, institucionet vendase po testojnë se sa hapësirë kanë për të formësuar narrativin.

“Mund t’i lexojmë dy mesazhe të ndryshme nga kjo”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë analisti politik me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Babak Dorbeiki, duke komentuar deklaratën e Asamblesë.

Sipas Dorbeikit, në planin e jashtëm, kjo trysni i shërben Mojtaba Khameneit; duke ardhur në pushtet përmes një procesi pasues të ndërmjetësuar nga aparati i sigurisë dhe pa një bazë të pavarur pushteti, kjo i mundëson atij ta lërë Uashingtonin ta kuptojë se i ka duart e lidhura, ndërsa fakti që deklarata nuk është zyrtare ia ruan hapësirën për manovrim. Brenda vendit, kjo tregon për ashpërsim të garës mes fraksioneve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Praktikisht është zëri i të gjithë institucionit”, tha Dorbeiki për 63 nënshkrimet, duke shtuar se publikimi jozyrtar mund të ketë qenë i qëllimshëm, pasi një deklaratë kaq e drejtpërdrejtë institucionale nuk do të ishte miratuar kurrë nga sekretariati në mes të negociatave.

Ai e përshkroi përplasjen më të thellë si një betejë midis një rryme ideologjike, të lidhur me aparatin e sigurisë brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila deri vonë gëzonte ndikim të jashtëzakonshëm, dhe një krahu më pragmatik e realist të udhëheqjes, i cili tani po fiton terren.

Linja e ashpër ka qenë duke e shqyrtuar me kujdes marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, edhe Uashingtoni ka vëzhguar se si po reagojnë zyrtarët iranianë ndaj saj.

Mund t'ju interesojë

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Para 5 orësh
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 5 orësh
Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Para 5 orësh

Ata këmbëngulin se Irani nuk duhej të kishte negociuar fare dhe i akuzojnë negociatorët iranianë se kanë fshirë çdo përfitim që ishte arritur pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë bombardimesh kundër Republikës Islamike më 28 shkurt.

Zërat më të moderuar, përfshirë shumë konservatorë, e hedhin poshtë këtë interpretim, duke argumentuar se memorandumi i mirëkuptimit i sjell Iranit përfitime dukshëm më të mëdha sesa Shteteve të Bashkuara.

Një pyetje qendrore, sipas komentatorit me bazë në Francë, Reza Alijani, është nëse udhëheqësi i ri suprem do t’i mbështesë plotësisht negociatorët e tij apo, ashtu si babai i tij, do të përpiqet t’i mbajë të kënaqura të gjitha fraksionet.

Alijani vuri në dukje se, ndërsa deklaratat e para të Khameneit të ri pas ardhjes në pushtet ishin të mbushura me gjuhë modeste dhe vetëpërmbajtëse, komentet më të fundit tregojnë se ai po thekson se ishte ai personalisht që “lejoi” ekipin të negocionte.

Duke pasur parasysh moshën relativisht të re të Khameneit, 56 vjeç, Alijani argumentoi se do të duhet kohë që ai të fitojë autoritetin absolut që babai i tij dikur ushtronte.

Deri atëherë, udhëheqësi i ri ka të ngjarë të ruajë qasjen e kushtëzuar dhe me dy drejtime të babait të tij ndaj Perëndimit: duke autorizuar bisedimet, dhe njëkohësisht duke tentuar t’i mbajë elementët e vijës së ashpër brenda sistemit dhe jo të tjetërsuar prej tij.

Në fund, përplasja mbi marrëveshjen SHBA-Iran ka pushuar së qeni një garë e thjeshtë mes reformistëve dhe vijës së ashpër. Përkundrazi, ajo është shndërruar në një provë me pasoja të mëdha për të parë se sa liri të pavarur veprimi besojnë se mund të ushtrojnë tani institucionet iraniane – qofshin ato klerikale, ushtarake apo mediatike – në mungesë të një qendre të vetme dhe të padiskutueshme autoriteti.

REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 5 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 5 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 5 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 5 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 6 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 5 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 5 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 14 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.