Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Adriatik Dosti: Ja çfarë di unë për Parashqevi Simakun!

Adriatik Dosti: Ja çfarë di unë për Parashqevi Simakun!

Aktualitet
E shtunë, 14 Dhjetor 2024 14:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkruar nga Adriatik Dosti, SHBA-

Personalisht e dënoj ashpër “kërkesën” dhe “thirrjen për ndihmë”, si dhe “dhembshurinë” e  Blendi Fevziut në adresë të një prej simboleve të këngës së lehtë dhe popullore shqiptare, njëra nga ikonat e skenës shqiptare të viteve ’80-’90, Parashqevi Simaku. Sikurse vlerësoj si shumë pozitiv dhe njerëzor reagimin publik të kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, lidhur me ngjarjen në fjalë.

E lindur në Kavajë më 1 shtator 1966, falë një talenti të jashtëzakonshëm dhe paraqitjes së saj joshëse, u ngjit në skenën shqiptare të muzikës që në moshën 16-vjeçare, teksa këndonte në Kavajë, por edhe në Durrës. Nga viti 1982 deri në mes të vitit 1991, mbeti pothuajse një nga këngëtaret më të respektuara dhe më të dashura për shqiptarët, duke fituar një sërë çmimesh, sidomos në festivale si Kënga Magjike, Këngët e Stinës, Dekada e Majit, dhe Folku Shqiptar, sidomos ai i Shqipërisë së Mesme. Ajo arriti kulmin me disa çmime prestigjoze në Festivalin Kombëtar të RTSH-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fund të vitit 1991, Parashqevi vendosi ta provonte fatin dhe të vazhdonte jetën e saj personale, por edhe artistike, në Amerikë. Ajo njihet si një nga drejtuesit e grupit muzikor “Jehona e Ilirisë” (shtetas i origjinës nga Kosova, me banim të hershëm në SHBA), si dhe qytetare shqiptaro-amerikane. Këmbëngulja e saj dhe qëllimi final i saj, pasi tashmë ishte sistemuar në Amerikë, ishte ta linte grupin muzikor dhe të bashkohej me Hollivudin, pra të provonte më shumë dhe më lart dhe të mos mbetej thjesht një këngëtare e një grupi muzikor. Pikërisht kjo çoi në kontradikta dhe sherrin mes Parashqevisë dhe bashkëshortit të saj, deri në divorc. Gjyqësori në N.Y. i njohu të drejtat për kujdesin e djalit të çiftit babait, pasi ai kishte më shumë lidhje, emër dhe ndikim, duke shfrytëzuar edhe depresionin që Simaku po kalonte natyrshëm për atë që i ndodhi, duke i shkatërruar jetën kështu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo tentoi të shpërngulej nga N.Y. për në Los Anxhelos, ku jetoi për një kohë të shkurtër, por pa sukses në atë që donte të arrinte. E shkatërruar personalisht, familjarisht, artistikisht dhe ekonomikisht, ajo vendosi të rikthehej në N.Y., ku jetonte edhe djali i saj.

Mund t'ju interesojë

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në bo...

Para 4 minutash
Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 3 orësh

Katër janë njerëzit që kanë ndikuar më shumë negativisht në jetën e Parashqevisë, më shumë se sa për mirë, dhe që tronditën me të drejtë opinionin publik shqiptar:

Luan Pobrati, shefi i Sigurimit të Shtetit Komunist që mbulonte Artin dhe Kulturën dhe që para vitit ’90 përflitej si miku i saj.

Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit shqiptar, e cila dha urdhër të prerë: “Më zhdukni nga skena këtë lloj fytyre, se nuk e duroj dot”.

Ish-bashkëshorti i saj, i cili e mbajti peng dhe e shfrytëzoi artistikisht, duke e mbajtur thjesht si pjesëtare të grupit muzikor që ai drejtonte dhe nuk e la kurrë të bënte asnjë hap më tej.

Blendi Fevziu, i cili me “videon e tij njerëzore”, por realisht djallëzore, e poshtroi Parashqevinë në këtë mënyrë. Parashqevi, sot 58 vjeçare dhe me një repertor të pasur të këngës së lehtë dhe popullore shqiptare, si dhe me një karrierë brilante gjatë viteve, është e vërtetë se momentalisht, dhe në fakt për disa vite, ka kaluar shumë vështirësi në jetën e saj. Por jam mëse i sigurt se karakteri, dinjiteti dhe personaliteti i saj e përbuzin dhe refuzojnë “humanizmin dhe mëshirën” e Fevziut dhe shokëve të tij. Simaku u tërhoq nga skena për arsye personale, familjare dhe shëndetësore në vitin 2006, në moshën 40 vjeçare, pas plot 24 vitesh në skenë. Fatkeqësisht, ajo u tërhoq në kulmin e moshës njerëzore dhe profesionale të një artisti.

E luta disa herë që të vinte në grupin tim dhe në orkestrën time, aty ku isha i punësuar në një lokal serioz, dhe ku paguanin mirë, më tregonte disa vite më parë kompozitori i famshëm shqiptar Agim Krajka. Më pas, do ta ndihmoja që të realizonte edhe ëndrrën e saj, Hollivudin, sa mundesha, pasi ajo ishte ankuar për mënyrën se si e trajtonte bashkëshorti ose bashkëjetuesi i saj, kur asokohe jetonim të dy në N.Y, unë dhe familja ime, por edhe Parua dhe familja e saj. Ajo nuk më dëgjoi, nuk pranoi dhe e refuzoi kërkesën time, aq më shumë që kishte ardhur disa herë aty ku punoja unë, kishte kënduar për respektin tim dhe ishte pëlqyer, duartrokitur, por edhe sajdisur, ashtu siç e meritonte.

E njihja mirë dhe nga afër prej vitesh. Ishte njeri i mirë dhe mbi të gjitha një talent i rrallë dhe i madh i të dyja gjinive të muzikës shqiptare, asaj të lehtë dhe asaj popullore. Më pas, jeta e mori për ters në mënyrë të dhimbshme, dhe kjo nisi menjëherë pas divorcit. Kaloi në depresion dhe, pas zhgënjimit që pësoi në L.A, pati probleme të ndryshme shëndetësore. Ajo u largua nga skena dhe, madje, [lus Zotin të mos jetë e vërtetë], kam dëgjuar se ka përdorur edhe lëndë narkotike për të qetësuar veten, etj. Ndërkohë, rikthimin në Shqipëri as që e kishte ndërmend.

Këto janë kujtime dhe rrëfime që më ka treguar Mjeshtri Agim Krajka, kur ai dhe familja e tij jetuan në Amerikë për disa vite.

Kaq di unë për këngëtaren e mrekullueshme shqiptare Parashqevi Simaku, të cilat ua rrëfeva juve, motra dhe vëllezër shqiptarë, me shpresën dhe besimin se, në çfarëdo situate që ajo po kalon, fatkeqësia kurrë nuk do ta vërë poshtë, as ta gjunjëzojë. Përkundrazi, do të gjejë forcë dhe besim tek vetja për të qenë ajo që e kanë njohur të gjithë shqiptarët gjatë viteve: fisnike dhe dinjitoze./Adriatik Dosti/

Etiketat e lidhura

Adriatik Dostiparashqevi simaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 2 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 2 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 4 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.