
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët kërkojnë të drejtën për të aksesuar dosjen e SPAK-ut, lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Çështja është pranuar për shqyrtim dhe do të trajtohet në bazë dokumentare në seancë plenare nga Gjykata Kushtetuese. Deputetët pretenduan se Kuvendi nuk u ka vënë në dispozicion dokumentacionin e plotë të ardhur nga SPAK, në kuadër të procedurave parlamentare që lidhen me kërkesën ndaj Ballukut.