
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në Bathore. Sipas policisë, këmbësorja rreth 65 vjeçe ka humbur jetën në spital. ”Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.