
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij është kritike.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
