
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor që lidh Lezhën me Shëngjinin.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Lapidari”.
Aksidenti ndodhi në afërsi të hyrjes së Shëngjinit. Për pasojë, dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, për të zbardhur këtë ngjarje.
