
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa dy të plagosur raportohet se janë dërguar në Spitalin e Lezhës.
Njëri prej të aksidentuarve mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
