
Një fëmijë mbeti i plagosur lehtë mesditën e sotme në Vlorë teksa u përplas nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Bishkti i kalldrëmit”.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se fëmija ka plagë të lehta.
Ai është përplasur nga mjeti në momentin që ka tentuar të kalojë rrugën.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
