Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

AKU ”pastron” shkollat nga fast food-et

Aktualitet E premte, 11 Tetor 2019 18:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në përmbushje të qëllimit për mbarëvajtjen e “Vitit të Ri Shkollor 2019-2020” nëpërmjet garantimit të Sigurisë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime rigoroze në të gjithë territorin e vendit në subjektet që ushtrojnë aktivitete në afërsi (brenda) institucioneve (para)shkollore, subjekte ku përfshihen grupe të veçanta, si: kopshte, shkolla dhe çerdhe. Gjatë periudhës 16 shtator-09 tetor 2019, nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë: Janë realizuar 272 kontrolle zyrtare në ambientet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj.),

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njoftimi i plotë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave, apo rasteve kur është konkluduar se produkti është i pasigurt për konsum njerëzor, është vendosur masa administrative “Bllokim produkti” për 77.8 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj),

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërpreje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë.

Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me: tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesën e planit të vetëkontrollit, kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme, mungesën të librezave shëndetësore, mosrealizimin e detyrave të lëna, tregtimin në kushte të papërshtatshme etj.

Përsa i përket masave të marra nga Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, vërehet se: Nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë janë kryer 78 inspektime, është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 400,000 lekë, 50 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan janë kryer 48 inspektime dhe janë vendosur 11 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër janë kryer 28 inspektime, ku janë marrë 10 mostra për kryerjen e analizave laboratorike,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë janë kryer 23 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër janë kryer 22 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Lezhë janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Cjobë” me vlerën totale 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 2 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Berat janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale 50,000 lekë dhe 10 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Fier janë kryer 14 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 510,000 lekë dhe 4 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Durrës janë kryer 9 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 450,000 lekë dhe 5 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë janë kryer 8 inspektime dhe janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Kukës janë kryer 6 inspektime dhe janë vendosur 3 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër janë kryer 4 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë vendin për të garantuar Sigurinë Ushqimore, duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të fëmijëve, duke siguruar kështu vijimin e një viti të mbarë shkollor.

Etiketat e lidhura

AKUFast-Foodshkolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.