Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akuzat e Erion Braçes ndaj Kurtit, reagon Vetëvendosja: Dhuna e pushtetit në Shqipëri është sistematike, thjesht janë ndërruar rolet

Aktualitet E mërkurë, 16 Dhjetor 2020 20:31
Akuzat e Erion Braçes ndaj Kurtit, reagon Vetëvendosja: Dhuna e pushtetit në Shqipëri është sistematike, thjesht janë ndërruar rolet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i Shqiipërisë Erion Braçe kritikoi Albin Kurtit, teksa ky i fundit mbrojti protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Abazi shprehet se dhuna e pushtetit në Shqipëri vazhdon të jetë sistematike, kurse shton se në raport me pushtetin e kaluar në Tiranë, thjesht janë ndryshuar rolet.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 6 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 6 orësh

Reagimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas statusit të gjatë të zv. kryeministrit, Erion Braçe, mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin, ia rikujtojmë z. Braçe se shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, unë përfshirë, ishim aty më “21 Janar”, kur u vranë protestuesit në Tiranë, kur u rrahën nga policia e kur na hidhnin gaz lotsjellës. Ishim aty dhe kemi kërkuar drejtësi edhe në vitet që ndoqën. Mirëpo, të gjithë e dimë se për “21 Janarin” nuk u vendos kurrë drejtësi, edhe pse Partia Socialiste është prej 7 vitesh në pushtet!

Në protestat e nisura prej 9 dhjetorit me thirrjen “Drejtësi për Klodianin” kemi qenë sërish aty, në krah të protestuesëve që janë rrahur para dhe pas arrestimit. Nuk jemi pajtuar me shkatërrimet që i kanë ndodhur selisë së Partisë Socialiste as në Shkodër e as në Tiranë, dhe këtë e kemi bërë të qartë me deklarata publike ku i kemi kërkuar distancim protestuesëve prej këtyre akteve. Gjithashtu, u kemi uruar publikisht shërim të shpejtë e të plotë protestuesëve dhe efektivëve të policisë që janë lënduar në këto protesta. Por jemi shumë të vetëdijshëm që edhe pse ka ndërruar pushteti në Shqipëri, thjesht janë ndërruar rolet, por jo edhe lloji i regjimit. Dhuna në Shqipëri është sistemike, dhe e strukturuar nga lart-poshtë, është indirekte dhe direkte, është dhunë e përditshme në shtetin e kapur.

Edi Rama iku nga protesta e “21 Janarit” duke i lënë protestuesit në rrugë, pa e mbyllur protestën ku qytetarët rriheshin në mënyrë të shfrenuar nga policia. Këtë e mbaj mend mirë unë dhe gjithë shqiptarët. Gati 10 vite më vonë, në protestat ku po kërkohet “Drejtësi për Klodianin”, sërish populli është i indinjuar me pozitën, i dhunuar nga policia dhe i braktisur nga opozita, që nuk i doli për zot këtyre protestave për drejtësi. Kemi qenë aty më “21 Janar”, jemi aty edhe sot, për të kërkuar drejtësi, sepse ne nuk kemi ndryshuar.

Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin me Policinë e Shtetit të drejtuar nga kryepolici Ardi Veliu, që tentoi të manipulonte e mashtronte opinionin publik në orët e para pas vrasjes së Klodianit. Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin pa një hetim të plotë të zinxhirit komandues të Policisë së Shtetit për këtë rast dhe për dhunën shproporcionale ndaj protestuesëve. Në vend që z. Braçe të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ai do ishte më i dobishëm po të ishte i sinqertë e t’i tregonte publikisht Edi Ramës pse është i drejtë shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut, pse ky akt është minimumi i domosdoshëm për të treguar reflektim të vërtetë institucional dhe pse Edi Rama është i vonuar në përmbushjen e kësaj kërkese legjitime të protestuesëve, të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka mbështetur prej fillimit.

Shqipëria nuk ka një forcë socialdemokrate në pushtet. Krerët e Partisë Socialiste e kanë përshpejtuar brutalitetin e sistemit ekonomiko-politik neoliberal, duke vazhduar shitjen e shkatërrimin e pasurive kombëtare, duke rrënuar shëndetësinë dhe arsimin, e duke i çuar pabarazitë ekonomike në ekstrem. Brutaliteti i këtij sistemi nuk mirëmbahet dot ndryshe përveç se me dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve, përmes instalimit të shtetit policor. Që të çrrënjoset shteti policor, nevojitet ndryshimi njëherë e mirë i modelit ekonomiko-politik, drejt socialdemokracisë. Nga njëra anë lufta ndaj pabarazisë, e nga ana tjetër nacionalizmi progresiv shqiptar, ky është kombinimi emancipues për ne si shoqëri e si komb.

Në vijm një fragment i shkëputur nga komunikata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi “21 Janarin”, që është aktuale edhe sot:

“Në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse sot e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Kjo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës.”

Etiketat e lidhura

Bojken AbaziKurtitVetëvendosja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.