Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aleksandër Moisiu dhe ”unaza iffland”, fundi i një tradite shekullore që prej kohës së Gëtes

Aktualitet E shtunë, 7 Gusht 2021 04:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NGA AURENC BEBJA

Paris-Soir ka botuar të shtunën e 20 prillit 1935 në faqen numër 9, një histori tepër të veçantë në lidhje me Aleksandër Moisiun (1879 – 1935). Bëhet fjalë për një unazë, e cila trashëgohej në Gjermani brez pas brezi deri në momentin e ndarjes nga jeta të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare.

Kujt i përkiste kjo unazë në fillim? Cili ishte personi që i dha fund kësaj tradite? Po me unazën, çfarë u bë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aurenc Bebja ka sjellë në vijim, tekstin e plotë gazetës franceze: “Një artikull i shkurtër i botuar në shtyp njoftoi kohët e fundit vdekjen, në Vjenë, të Moisiut, aktorit më të madh gjerman, të cilin parizienët e duartrokitën pak vite më parë në skena të ndryshme të kryeqytetit.
Vdekja e Moisiut godet me një gur të zi historinë artistike dhe teatrore gjermane, jo vetëm për faktin e zhdukjes së aktorit të madh, por dhe për pasojat kurioze në vijim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt, me rastin e kësaj vdekje mori fund përgjithmonë një traditë shekullore, ajo e unazës së Iffland-it. August Vilhelm Iffland (1759 – 1814) ishte, në kohën e Gëtes (1749 – 1832), artisti dhe autori më i admiruar i Gjermanisë. Zonja De Staël ka thënë për të : “Është e pamundur të bartësh më tej origjinalitetin, entuziazmin komik, dhe nuk besoj se ne kemi parë në Teatrin Francez një talent kaq të kompletuar dhe të papritur se ai.”

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 5 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 9 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 12 orësh

Me pak fjalë, Iffland-i la trashëgimi një nga unazat e tij, që të përcillej nga aktori më i mirë gjerman, që do ta zëvendësonte, atij, që ai do ta konsideronte si zëvendësuesin e tij në artin dramatik. Kjo traditë vazhdoi dhe unaza kaloi nëpër duart e shtatë aktorëve të famshëm për të përfunduar në gishtin e Albert Basserman (1867 – 1952), si një lloj vlerësimi artistik.

Albert Bassermann, i cili është 70 vjeç (68 vjeç), në fakt nuk është i panjohur për ne, sepse një film vjenez, “Dashuria e Fundit”, për të cilin ai është një nga interpretuesit kryesorë, po shfaqet aktualisht në një ekran parizien.

Atij i përkiste kujdesi delikat që të linte trashëgimi unazën e Iffland-it. Cili do të ishte fatlumi i zgjedhur ? Tashmë, disa emra qarkullonin, por…

Por Albert Bassermann mori pjesë në ceremoninë mortore të Moisiut, aktorit çifut gjerman të strehuar në Austri. Në momentin e vendosjes së arkivolit, ai hodhi unazën e famshme mbi trupin e të ndjerit. Skena gjermane vdiq ! – tha ai. Unë nuk do t’ia jap askujt këtë unazë.

Dhe ja se si ky premtim, i cili përjetësonte traditën e artit “të pastër” gjerman, tani e tutje i është besuar rojes së përjetshme, por vigjilente të Moisiut jo-arian.”
Christian Godefroy

Burimi: Dar (Klos) Mat

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.