Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alfred Peza: Gjenocidet e shekullit dhe “antigjenocidi” shqiptar

35 vite KOHA JONË E premte, 27 Nëntor 2020 20:16
Alfred Peza: Gjenocidet e shekullit dhe “antigjenocidi” shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 11 Shkurt 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Alfred Peza-

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Shekulli XX, shekulli i gjenocidit: Katër herë më shumë të vrarë në paqe se në luftë

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vetëm 10 ditë më parë, Gjykata jonë Kushtetuese hodhi poshtë një denoncim të dy grupeve parlamentare të opozitës, PS dhe PSD për “shpalljen antikushtetues të ligjit “antigjenocid”. Ligji i miratuar nga Parlamenti shqiptar më 22 shtator të vitit të kaluar, parashikonte përjashtimin nga e drejta për t’u zgjedhur në organet qendrore dhe lokale të pushtetit, për t’u emëruar në administratën e lartë dhe sistemin gjyqësor, për një kategori njerëzish deri në vitin 2002. Në të bëjnë pjesë persona që deri më 31 mars 1991 (ditën e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri) kanë qenë: anëtarë të Byrosë Politike të KQ të PPSH, ministra, deputetë të Kuvendit Popullor, anëtarë të Këshillit Presidencial, kryetarë të Gjykatës së Lartë, prokurorë të përgjithshëm, sekretarë të parë të rretheve, punonjës të sigurimit të shtetit dhe denoncues e dëshmitarë në dëm të të pandehurve në proceset politike të regjimit komunist. Ky është ligji më i lakuar i viteve të fundit për shqiptarët. Po ç’është vetë gjenocidi si fenomen dhe si përkufizohet ai, kush janë gjenocidet e këtij shekulli në tërë botën dhe a mund të nxirret konkluzioni nëse ka patur apo jo gjenocid në Shqipëri? Ai si një nga krimet më të rënda duhet të ndiqet dhe të ndëshkohet penalisht apo duhet të bëjë përjashtimin e njerëzve nga jeta politike e publike?

Kështu fjala “gjenocid” hyri në histori

Fjala “gjenocid” ka mundur të zërë vend në fjalorët e gjuhëve, terminologjik apo filozofik të botës, për herë të parë në vitin e egër 1944. Si autor i saj njihet një çifut i lindur në Poloni me profesionin profesor ligjshmërie, i quajtur Rafael Lempkin. Ka qenë humbja e 49 personave nga rrethi i tij familjar gjatë Holokaustit famëkeq shtysa e fuqishme drejt këtij përcaktimi që do ta fuste më pas në histori. Mësimdhënës ligjshmërie ne Duke Jale dhe Princenton, ai gjithë jetën e tij pas Over-tragjedisë familjare ia kushtoi luftës kundër gjenocidit. Përkufizimi i tij është bërë unik: “gjenocid quhet përpjekja për shkatërrimin metodik të një kombi, grupi etnik social racial apo fetar”. Ka qenë pikërisht Lemkin ai që më 1948 i paraqiti Kombeve të Bashkuara një propozim gjë të cilën OKB e quajti “konventa për gjenocidin” dhe me votim  miratoi këtë propozim të profesorit të ligjshmërisë. Po atë vit, më 9 Dhjetor 1948 kjo konventë u ratifikua nga 120 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Në një nga nenet kryesore të kësaj konvente është e shprehur se do të ndëshkohen vepra që përbëjnë gjenocid, marrëveshja dhe nxitja e drejtpërdrejtë për kryerjen e tij por edhe bashkëfajësia për gjenocid. Pikërisht pas miratimit të konventës, gjenocidi do të kthehej në një temë mjaft të nxehtë. Studiues dhe politikanë nga e gjithë bota kanë hyrë në diskutime për të argumentuar dhe përcaktuar se cilat nga vrasjet masive përbëjnë një gjenocid. Shumë nga vrasjet masive dhe masakrat e kryera nga mendje dhe dora e diktaturave janë të njohura dhe të pranuara botërisht si gjenocid. Por ka shumë ngjarje për të cilat ka kundërshtime për t’i pranuar si të tilla. Tipike janë rastet e vrasjes së 1.5 milionë armenëve nga Turqia, gjatë viteve 1915-1918, ku edhe sot Turqia mundohet të mos e pranojë si gjenocid, apo rasti i vrasjes së 500 mijë vetave në Ruanda më 1944, për të cilin ende diskutohet.

Metoda e realizimit të gjenocidit

Gjetja e metodave të vrasjeve masive shpesh është kthyer thuajse në një fjalëkryq për regjimet diktatoriale.  Padyshim “vendi i nderit” i metodave të shfarosjes i takon dhomave me gaz dhe krematoriumeve të Gjermanisë naziste të Hitlerit. Regjimet e tjera nën këtë kalibër kanë përdorur torturat, gazin helmues, urinë, luftërat fetare dhe shumë të tjera që vetëm mendjet djallëzore dinë t’i krijojnë. Në fakt  kur shikon gjithë historinë duket se një jetë njerëzore nuk vlen ndonjë gjë por nga ana tjetër asgjë nuk mund të kushtojë më shumë se jeta njerëzore. Mjafton nganjëherë një lëvizje e butoni që brenda pak çastesh të shuhen mijëra qenie me ndërgjegje. “Mendja e njeriut – ka thënë Rumeli, profesor i shkencave politike në Havai – ka aftësi të pakufizuara për të krijuar metoda të vrasjes e të zhdukjes së njerëzimit”.

Shekulli XX, shekulli i gjenocideve

Tingëllon paksa absurde por ja që duket se është e vërtetë. Veç hopeve pothuajse me shpërthim të shkencës, ky shekull dallohet edhe për përdorim të metodave shkencore në vrasjet masive të njerëzimit. Sipas të dhënave të publikuara nga prof. Rumel, në të gjitha kontinentet, përjashto Amerikën e Veriut dhe Australinë, janë vrarë në këto 10 dekada më shumë se 170 milionë njerëz të pafajshëm pa llogaritur këtu luftërat e këtij shekulli. Shifrat e mësipërme sipas profesorit është katër herë më e madhe se ajo e njerëzve të vrarë në luftë po gjatë kësaj periudhe. Pra duket se toka e kontinentit është larë në çdo hap me gjak të pafajshëm, pikërisht në atë që quhet qindvjeçari më i civilizuar i gjithë historisë së njerëzimit. Si rrugën më të mirë për shmangien e gjenocidit, profesori i shquar përcakton demokracinë kur shprehet se “qeverisja demokratike është mjeti dhe rruga më e përshtatshme për të kufizuar violencën e njeriut mbi njeriun. Nuk është gjë e rastit që kombet me demokraci të vërtetë nuk kanë parë gjenocid masiv këtë shekull”. Ndërsa Omer Shputak, një mjek boshnjak që pasi i shpëtoi  mrekullisht vitin e kaluar kalvarit të vuajtjeve në Bosnje e që aktualisht jeton në Nju Jork e shpjegon kështu këtë kontradiksion ndërmjet demokracisë dhe gjenocidit të pashembullt të përjetuar në këtë 100-vjeçar. “Tek njeriu ne gjejmë një kafshë monstruoze e të pakontrolluar. Kjo kafshë shumë shpejt largohet nga kultura, edukimi, feja dhe në qoftë se ajo ka në dorë pushtetin, gazetat, radio televizionin dhe je në gjendje ta zgjodh këtë kafshë ti je në gjendje të bësh “çudira” pikërisht nga ato që njeh shekulli i 20-të”.

Prologu

Që nga aprovimi në Shqipëri i ligjit “antigjenocid” e deri më sot, nga organet e vertikales së drejtësisë shqiptare kanë përfunduar në qeli 34 persona të akuzuar për internim – dëbimet dhe 9 të tjerë për vrasjet në kufi pas 8 Majit 1990 kur ish sekretari i parë i KQ të PPSH së asaj kohe Ramiz Alia dekretoi ligjin “për kalimin e paligjshëm të kufirit”  i cili nuk quhej më “tradhti ndaj Atdheut”. Ndërkohë lumi i denoncimeve nga qytetarët është bërë i tillë saqë thuhet se vetëm për ish presidentin Alia ka 70 denoncime për ndjekje penale. Pothuajse për çdo dënim në vitet e diktaturës komuniste është gati të bëhet një denoncim për gjenocid për gjyqtarin, prokurorin apo edhe për dëshmitarët e asaj periudhe.  Partitë opozitare deklarojnë se ligji është i tillë që kërkon instalimin e një neodiktature në Shqipëri, ndërkohë që partia në pushtet e quan atë thellësisht demokratik. Nënkryetari i Partisë Socialiste të Europës, Akile Oketo deklaron që “ligji shqiptar i “antigjenocidit” është antidemokratik dhe një të tillë nuk e kam hasur në asnjë vend tjetër”. Ndërkohë që kreu i Parlamentit Shqiptar Arbnori është shprehur se një ligj të tillë kanë aprovuar madje edhe Italia e Austria. Në Prokurorinë e Republikës është ngritur së fundi një zyrë që ka emrin më origjinal e që quhet “Zyra e antigjenocidit”. Së shpejti, sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, priten edhe arrestime të tjera për ngjaje të tilla si ajo e 2 prillit 1991 në Shkodër ku kanë humbur jetën katër të rinj, ngjarja e Shkollës së Bashkuar e 22 shkurtit 1991 ku u vranë dy qytetarë dhe u plagos një vogëlushe 12-vjeçare, ajo e 2 korrikut 1990 në Ambasada ku deri tani është vërtetuar vetëm vrasja e një të riu etj. Pas kësaj pritet që pranvera e këtij viti të jetë stina e gjyqeve të antigjenocidi. Nuk dihet se si do të zhvillohen, sa do të jenë dënimet, apo sa do të jetë numri i të ndëshkuarve. Deri tani vetëm një gjë është e sigurt, proceset me ligjin “antigjenocid” do të përfundojnë para zgjedhjeve të reja.

Box

Statistika e gjenocideve të kryera gjatë këtij 100-vjeçari

Afrikë

–Viti 1904-1907  Gjermanët vranë në Namibi 100 mijë banorë

-1905-1907 Gjermanët vranë në Tanzani 120 mijë vendas

-1962-1963 Ruanda 14 mijë të vrarë

-1971-1979 Uganda 500 mijë të vrarë

-1972 Burundi 150 mijë të vrarë

-1979-1987 Uganda 255 mijë të vrarë

-1983-1993 Sudan 1.3 milionë të vdekur

-1994 Ruanda 500 mijë të vdekur

Europa dhe Lindja e Mesme

-1915-1918 Turqi, 1.5 milionë armenë të vrarë

-1932-1935 Ish B.S. 7 milionë fshatarë të vdekur nga uria

-1937-1953 Ish B.S. 5 milionë të vrarë

-1939-1945 Në Europë 11 milionë të vrarë nga nazistët

-1944-1945 Europë, nazistët vrasin 1 milion vetë si kolaboracionistë

-1987-1988 Iran, 100 mijë kurdë të vdekur nga regjimi i Hyseinit

-1992-1995 Bosnje, 10 mijë myslimanë të vrarë nga serbët

Amerika Qendrore dhe Jugore

-1976-1983 Argjentinë 30 mijë njerëz të zhdukur

–1980-1984 Guatemala 100 mijë të vrarë

–1980-1992 Salvador 75 të vrarë

Azi

-1965-1966 Indonezi 1 milion të vrarë

-1949-1976 Kinë 80 milionë të vdekur në regjimin maoist, nga të cilët 5 milionë gjatë Revolucionit Kulturor të viteve 1966-1976

-1971-1972 Bangladesh 3 milionë hindu dhe myslimanë të vrarë

-1975-1985 Timori Lindor, 200 mijë të vrarë nga indonezianët

-1975-1979 Kamboxhia 1.7 milionë të vrarë nga regjimi i Khimerit

Përgatiti: Alfred Peza

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.