Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ali Podrimja: Të mashtruar në ndjenjën më fisnike, patriotizmin

35 vite KOHA JONË E martë, 24 Nëntor 2020 09:31
Ali Podrimja: Të mashtruar në ndjenjën më fisnike, patriotizmin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 4 Janar 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Ali Podrimja-

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Kërkimi i Itakës

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk di a ekziston diçka më e rëndë. Gati çdo gjë në zgripc. Shqetësuese është pyetja: A do përsëritet historia? Tatëpjetën kur merr liria, tkurret Atdheu; pikë e pesë bëhet populli, fiket çdo shpresë për rikrijimin e etnisë. Ku ishim dikur: A nuk ju kujtohet Toplica, molla e kuqe që ka zënë të zbehet nga turpi? A nuk ju kujtohet Çamëria, Dodona, Suljotët, vëllezërit Boçari? Si nuk na u kujtua asnjëherë se ç’përjetuam! Menduam se gjithçka rreth nesh ndërroi në të mirën tonë. Dhe harruam për të fituar, duhet ndërruar historinë-hartat, logjikën;  burrërinë. Si duket, as këtë herë nuk ishim të organizuar si komb e vlerë; nuk ishim më dinjitozë – se për çështjen kombëtare duhet derdhur edhe fuqinë e fundit. Fatin tonë ia lamë stuhisë. Në momentin vendimtar nisi të na lërë takati, njëri-tjetrin ta shikojmë si të huaj. A ju kujtohet, para sa kohësh si shkroi një miku ynë gjerman: Shqiptarët duhet ta duan veten më parë që t’i respektojnë të tjerët…

Vrapuam si fis, si katund, si lagje, si bajrak. Maja e Evropës mbet e shurdhët, as nuk e preku dora e jonë. Lejuam të na injorojnë dhe të na nxjerrin nga loja se në kërkesat tona ishim konfuze. Dhe, besuam se propagandën tonë do ta bëjnë të tjerët dhe se të tjerët do të vdesin për lirinë e etninë tonë, përderisa ne të endemi metropoleve të Europës, duke deklamuar qyqarllëkun.  Parisit, Londrës, Shën Stefanit, ato njolla të errëta nga harta e humbjeve të etnisë druaj se i bashkëngjitet edhe Dejtoni. Po në kujtesën time fëminore ku ta vendos figurën e Vilsonit të famshëm? Neveritëse mu bë edhe ajo thënia e Borhesit: Sa më gjatë të mbetem fëmijë…

Se pat  koncesione në Dejton, në mes perëndimorëve dhe palës serbe, vetëm qorri nuk e sheh. Forcat e NATO-s arrijnë në Bosnje kur 30 për qind e popullsisë fitoi gjysmë e Federatës së Bosnjë Hercegovinës dhe kur definitivisht u pranua Republika e serbëve. Pak më parë, dr. Kinkel pat thënë: shqiptarët në Kosovë duhet të fitojnë atë që u takon serbëve në Bosnje. Bundestagu gjerman mendon pakëz më ndryshe: autonomia e Kosovës duhet të garantohet (kuptohet në kuadër të Serbisë) dhe nuk lejohet kurrfarë secesioni.

Unë nuk jam ndër ata që rrahin gjoksin se e njohin gjuhën e politikës, por dhembjen e ndiej më shumë se ata që i mashtron edhe një gjysmë fjale e çfarëdo kapoje. Bekimi, pra, u bë më 14 dhjetor në Paris, ku tjetër pra (aty na janë prerë shpesh teshat), do nënshkruhet edhe Karta e Sigurisë së Ballkanit. Me siguri aty do ta vërë nënshkrimin edhe Qeveria Shqiptare. Dhe, të rrova, më rrove, brisku i berberit, thotë popullit…

Pra, lamtumirë etni! Lamtumirë breza të artë të viteve 80, që rrëzuat diktaturën ndër të parët në Evropën e Lindjes, që u burgosët e u torturuat nëpër kazermat mesjetare të serbo sllavistë, që vdiqët me emrin e Kosovës në buzë…

Nuk di as vetë, e shkruaj unë këtë tekst? Unë që shkrova aq shumë poezi e peticione kundër dhunës. Por nuk mund t’i mbyll sytë para fundit të një ëndrre të brezave të artë. Le të mbesë vetëm ëndërr kjo. Unë do të vazhdoj të kërkoj Itakën time.

Patriotizmi si biznes

Rrena është kategori filozofike. Në raste vendimtare, arsyetohet ajo. P.sh. kur Atdheu është në pyetje. Kështu mendonte një autoritet nga lashtësia. Por, kur ajo shndërrohet në shprehi, kur bëhet ushqimi i të përditshmes, nuk di a ka të bëjë më me etikën, me dinjitetin njerëzor të një kolektiviteti. Në rrafshin politik më së pakti ka sinqeritet. Çdo gjë varet nga koncesionet. Fill pas nënshkrimit të Dejtonit, në bursën londineze çmimet e metaleve të çmuara të “Trepçës” u rritën për 10 herë. Shenjës se Serbia u ka ofruar çdo gjë perëndimorëve vetëm e vetëm çështja e Kosovës të mbetet çështje e saj e brendshme. Ndërkaq, mjetet tona të informimit përbëjnë kaptinën më pikëlluese të krenarisë sonë, nëse e kemi. Shkruajmë e trumbetojmë siç na ka ënda, duke bërë sehir. Me piskatore grash kërkojmë atë fije të këputur të një gjysme të vërtetojë dhe me të mbajmë gjallë shpirtin deri ditën e nesërme, kur flluska na ka shpërthyer para syve. Por, a keni dëgjuar ndonjëherë se flluskat kanë peshë dhe nga flluskat krijohet kulla? Nga nënteksti i një kapoje duam të krijojmë disponim, të argëtohemi me fatin tonë cubel në momentin më tragjik të ekzistencës sonë. Dhe sapo të kthjellemi kuptojmë se gjatë tërë rebelimit tonë kemi qenë të mashtruar dhe kemi qenë të mashtruar dhe kemi manipuluar me ndjenjën më fisnike që mund ta ketë një popull, patriotizmin. E shndërruar në monedhë, në biznes dhe përpiqemi si mall ose rrenë ta shesim sa më shtrenjtë.  Por një popull dinjitoz, i urtë, antik e me kurajë qytetare, siç themi, a lejon të nëpërkëmbet një gjë kaq e shenjtë? Prandaj në lojë nuk ishim të barabartë me të tjerët. Kultivuam një filozofi qyqarllëku, malokhanjeje. Nga letra e parë na lexuan se me ne mund të luhet e të bëjnë ç’duan. Marshimet e tubimet i filluam: 1) Për pavarësi, 2) Për një shtet neutral, nëse nuk lejohet bashkimi me shtetin amë, 3) Zbritëm pastaj në Republikë, në kuadër të Jugosllavisë së  mbeturinave, por ata, që menduam se do të jenë në anën tonë, nuk na ofrojnë as Kushtetutën e 74 dhe na mbyllën në kornizën e minoritetit brenda Servistanit. Dhe, finalja 4) Garantimi i lirive dhe i të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, kuptohet nën pendrekun e “shokut Sllobodan”. Kërkesat tona u reduktuan në minimum, kurse mjetet e informimit bubulojnë me tituj artikujsh bombastikë, thuajse Evropa dhe SHBA mendojnë vetëm për koqet tona. Kë mashtruam? Vetveten, pra, popullin!

Kurbani dhe filozofia e malokhanës

Ka vite që, jo vetëm Shesheli, në Parlamentin Jugosllav, trumbetohet se shqiptarët nuk e çmojnë lirinë, as nuk dinë të vdesin për Atdhe, se shqiptarët kënaqen me një vilë, me një kafeter, me një makinë dhe me ndonjë rrospi pranë. Pa nervoz të peshosh edhe shumëçka tjetër, pajtohesh se ne me të vërtetë kënaqemi me një grimë bukë, vetëm ta kemi kokën mbi supe. Burgjet e Evropës janë përplot me shqiptarë. Dhe a e dini për çfarë? Për hajni të fëlliqta (për një pako cigare, për një palë këpucë, ose për një çokollatë), për shitjen e stërshitjen e drogës, ose për vëllavrasje. Deri më tani nuk kam dëgjuar se ndonjë mik yni u burgos pse ia prishi Evropës qetësinë për shkak të çështjes kombëtare! Ne vetëm mund ta ngushëllojmë veten se këtë e bëjmë për atme e liri…

Buzë rruge për në Shkup në një ceremoni rasti ma tërhoqi vëmendjen. Dhe fik makinën. Pak më thellë në arë ca punëtorë serbë hapnin themelet të një shtëpie të ardhshme. I zoti i asaj familjeje, si dukej, kishte rrokur një derr dhe pasi i ra disa herë me thikë, e hodhi diku aty poshtë: Nuk ndërtohet shtëpi pa kurban! Derisa dëgjoja fjalët e tij përzier me erë rakie, përfytyroja malokhanën në Alenë e Shpëtimtarëve të Kombit, shqerrjen e tyre: Ngadhënjim duam edhe pse bëjmë punë grash! Ç’filozofi na lindi! Aman, or Zot! Shoh: Itaka ime qenka tepër-tepër lart…

Atdheun e ke atje ku e ke më mirë, thotë një shprehje e romakëve të lashtë. Por Atdheu im mbetet ajo pëllëmbë tokë ku lodrojnë edhe kuajt e varreve.

Ali Podrimja

 

 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.