Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori i Ukrainës: Mbështesim dialogun e Shqipërisë për Bjellorusinë, prioritet rikthimi i Krimesë

Aktualitet E enjte, 3 Shtator 2020 16:48
Ambasadori i Ukrainës: Mbështesim dialogun e Shqipërisë për Bjellorusinë, prioritet rikthimi i Krimesë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Volodymyr Shkurov, ambasador i Ukrainës në Shqipëri tha se Shqipëria është në ngritje edhe si subjekt i politikës ndërkombëtare.

Shkurov u shpreh se Ukraina i është mirënjohëse shqipërisë për mbështetjen që i ka thënë vendit të tij në krye të OSBE-së.

Ndërsa lidhur me çështjen e Krimesë, Shkurov theksoi se është një çështje e vështirë dhe se qeveria ukrainase kërkon  që ta rikthejë këtë zonë në Ukrainë sërish.

Shkurov: Ne mendojmë se Shqipëria është në ngritje edhe si subjekt i politikës ndërkombëtare. E vlerësojmë shumë kryesimin e Shqipërisë në OSBE. Kam qenë i pranishëm në vizitën e Ramës në Ukrainë dhe mund të them se takimet që janë bërë kanë qenë shumë të vlefshme. E kuptojmë se Shqipëria si kryetare e OSBE-së haset me pyetje shumë të vështira. Por ne nga pëlqen qëndrimi që mban Shqipëria, pasi kryeministri juaj është i vendosur që të zgjidhë çështje, jo vetëm që të bëjë fotografi. Ne i themi faleminderit Shqipëria që na mbështet në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Shqipëria ka treguar mbështetje për ruajtjen e territorit tonë. Përfaqësuesit e Ukrainës e kanë falënderuar Shqipërinë për pozicionin që mban.

Situatë në lindje të Ukrainës është akoma e vështirë. Doja të thoja se pas vizitës së delegacionit shqiptar situata është përmirësuar. Qeveria e Ukrainës vlerëson zgjidhjen paqësore dhe këtë gjë e kanë kthyer në pikën kryesore të tyre. Ne kërkojmë një zgjidhje paqësore, por ne kemi disa linja të kuqe që nuk duhen shkelur. E shikojmë shumë pozitive punën që po bën Shqipëria në mbështetje të shteti tonë. Mendoj se në arenën ndërkombëtare duhet t’i jepet prioritet dialogut dhe duke vazhduar më tej. Çështja e Krimesë është një çështje shumë e vështirë. Shteti shqiptar po kërkon një zgjidhje për këtë çështje. Po ne duam që organizatat ndërkombëtare ta vizitojnë Krimenë. Por dua të theksoj se presidenti i Ukrainës e ka prioritet kthimin e Krimesë në Ukrainë. Kjo është një çështje e vështirë dhe nuk mund të themi se kjo do të ndodhë nesër sepse duhet një punë e palodhur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Referuar situatës në Bjellorusi, Shkurov theksoi se shpreson që të arrihet një zgjidhje paqësore dhe se mbështet zgjidhjen që ka ofruar Shqipëria si kryesuese e OSBE-së.

Shkurov: Ne respektojmë popullin e Bjellorusisë me të cilin kemi një fqinjësisë të gjatë. Ne kërkojmë që qeveria dhe populli bjellorus të arrijnë një marrëveshje. Nuk duam që të ketë në dëme në njerëz. Besoj se do të gjendet formula për një zgjidhje. Ne mbështesim dialogun e nisur nga Shqipëria duke bërë të pamundur që të zgjidhet ky konflikt në mënyrën sa më të mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për çështjen e Kosovës, Shkurov nënvizoi se Ukraina akoma nuk e ka njohur Kosovën, por i ka krijuar disa lehtësira në lëvizje dhe se shpreson në një zgjidhje me Serbinë.

Shkurov: E kuptojmë fare mirë problemin e Kosovës. Ukraina ka bërë disa hapa përpara për ta lehtësuar lëvizjen  e popullin e Kosovës, duke pranuar disa pasaporta të Kosovës. Po ta themi hapur, Ukraina nuk e njeh Kosovën sepse ka disa probleme të brendshme. Ne duam që Serbia dhe Kosova ta gjejnë zgjidhjen dhe mirëkuptimin, ashtu sikurse duan BE e ShBA dhe mendoj e shpresoj se progresi do të arrihet.

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 16 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri foli edhe për marrëdhëniet e vendit tonë me Ukrainën.

Ai u shpreh se në fillim të këtij viti është arritur një marrëveshje për të hapur njësi diplomatike në shtetet respektive.

Sipas Shkurov, po përgatitet për një takim mes dy vendeve për të diskutuar pikat e bashkëpunimit në të ardhmen dhe shtoi se turizmi është një nga pikat kryesore të këtij procesi

Shkurov: Janë bërë përpjeke për të hapur përfaqësi diplomatike dhe këtë fillimviti është arritur një marrëveshje për të hapur këto njësi diplomatike. Në të shumtën e kohës Shqipëria, duke qenë se është shtet e vogël ka pasur mbështetje nga Ukraina në arenën ndërkombëtare. Në Ukrainë Shqipëria është kthyer në një destinacion. Po ashtu kemi edhe sfera të tjera ku mund të bashkëpunojmë. Po përgatisim takimin e parë mes dy palëve. Shqipëria momentalisht është në ngritje dhe kemi mundësinë që t’i propozojmë teknologji të reja, pasi jemi të interesuar për produktet shqiptare.

Shkurov shtoi se turistët ukrainas kur kthehen nga Shqipëria flasin fjalë shumë të mira dhe se ky sektor po shihet si një perspektivë e mundshme për ta.

Shkurov: Marrëveshja mes dy palëve mund të ishte e mundur duke aktivizuar shumë marrëveshje të arritura më parë. Po përgatitet për një takim për të diskutuar pikat e bashkëpunimit në të ardhmen. Turizmi është një pikat kryesore të bashkëpunimit mes dy vendet. Po ashtu mund të kemi edhe bashkëpunim ekonomik duke pasur parasysh që Shqipëria është në krye të OSBE-së dhe pastaj do të jetë edhe në krye të OKB-së. Ne kemi shumë interes për shkëmbimin e turistëve mes dy vendeve. Gatë kohës së pandemisë Shqipëria ka pasur shifra shumë të mira. Ndërsa turistët kur kthehen nga Shqipëria flasin fjalë shumë të mira. Të gjithë e shikojnë si një perspektivë të mundshme për vizitimin e vendeve dhe bukurive të ndryshme që ka Shqipëria.

Etiketat e lidhura

ambasadorukraineVolodymyr Shkurov
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Tani

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 7 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 10 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 15 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.