Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori rus në Shqipëri, Mikhail Afanasiev: Rusia synon vetëm të përfundojë atë luftë, të nisur nga Perëndimi në Ukrainë

Aktualitet E enjte, 14 Shtator 2023 17:17
Ambasadori rus në Shqipëri, Mikhail Afanasiev: Rusia synon vetëm të përfundojë atë luftë, të nisur nga Perëndimi në Ukrainë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Marjana Doda

18 muaj pas Luftës në Ukrainë, ose siç e quan Rusia “operacioni special ushtarak”, flet për herë të parë që nga nisja e kësaj lufte, Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Mikhail Afanasiev në një intervistë për ”Argumentum.al”, flet për një ”hakmarrje” nga ana e Kievit kundër banorëve të Donbasit, kur banorët kërkuan respektimin e të drejtave të tyre legjitime, përfshirë të drejtën për të folur në gjuhën amtare.

Marjana Doda: I nderuar Ambasador, së pari ju falënderoj për këtë intervistë ekskluzive për Argumentum.al. Në fakt kjo intervistë po zhvillohet pas 18 muajsh që nga dita kur Rusia filloi tё ashtuquajturin “operacion special ushtarak” nё Ukrainё. Çfarë e shtyu Moskën të ndërmarrë një hap të tillë?

Para së gjithash, do të dëshiroja të vëreja se kriza aktuale në Ukrainë nuk lindi në shkurt 2022, por nëntë vjet më parë, kur në Kiev, me mbështetjen aktive të SHBA-vë dhe BE-së, u krye një grusht shteti i armatosur dhe në pushtet erdhën forcat radikale nacionaliste. Kjo solli pasoja shkatërruese për vendin. Në fillim populli i Krimesë, i cili refuzoi të njohë diktatin e puçistëve, votoi për daljen e gadishullit nga përbërja e Ukrainës dhe bashkimin e tij me Rusinë, më pas shpërtheu konflikti në Donbas, ku banorët kërkuan respektimin e të drejtave të tyre legjitime, përfshirë të drejtën për të folur në gjuhën amtare, për të shkolluar fëmijët në këtë gjuhë, për të nderuar heronjtë e tyre, të cilët 80 vjet më parë shpëtuan botën nga fashizmi. Si përgjigje, Kievi akuzoi të gjithë banorët e jug-lindjes për “tradhëti shtetërore” e “terrorizëm” duke dërguar ushtrinë e rregullt dhe batalionet ndëshkuese neonaziste për të shtypur protestat. Kundër banorëve të Donbasit u vendos një bllokadë çnjerëzore sociale, ekonomike dhe e transportit, nisën bombardimet, goditjet e përditshme me raketa, si rezultat i të cilave humbën jetën 14 mijë civilë, midis tyre 130 fëmijë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një linjë të tillë destruktive të Kievit e mbështetën fillimisht SHBA-të dhe aletatët e tyre në NATO, të cilët inkurajuan rusofobinë agresive, mbyllën sytë ndaj shfaqjeve të neonazizmit, përvetësuan ushtarakisht territorin e Ukrainës, krijuan atje një rrjet laboratorësh biologjikë duke e shndërruar vendin në një placdarm ushtarak kundër Rusisë. Udhëheqja e Ukrainës dhe protezhetë e tyre perëndimorë mashtruan qëllimisht komunitetin ndërkombëtar, duke shkelur në mënyrë cinike frymën dhe shkronjën e Marrëveshjeve të Minskut, të cilat përmbanin një plan realist për zgjidhjen e problemeve të Donbasit. Përveç kësaj, u zhvilluan përgatitje aktive për një ndërhyrje ushtarake në territorin e Republikave Popullore të Donetskut dhe të Luganskut me eliminimin e mëvonshëm të të ashtuquajturve “bashkëpunëtorë” si dhe të të gjithë mbështetësve të miqësisë me Rusinë. Ishte e pamundur të injorohej më tej e gjithë kjo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

-A mendoni se u ezauruan të gjitha format diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore në konfliktin Rusi-Ukrainë?

Siç e dini, në mesin e dhjetorit 2021 Rusia përgatiti dhe u dërgoi partnerëve perëndimorë propozime për zhvillimin e garancive juridike për sigurinë në Evropë, të cilat preknin, ndër të tjera, edhe moszgjerimin e NATO-s në Lindje, refuzimin e çdo veprimtarie ushtarake në Ukrainë, kthimin e infrastrukturës së aleancës në konfigurimin e vitit 1997, kur u nënshkrua Akti Themelor Rusi-NATO. Megjithatë, këto propozime u injoruan me kryelartësi nga SHBA-të dhe NATO. Një shqetësim serioz për Moskën ngjallën pretendimet e Kievit, të shprehura publikisht nga Zelensky në fillim të shkurtit 2022 në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, lidhur me zotërimin e armëve bërthamore, gjë që krijonte rreziqe reale për Rusinë dhe sigurinë ndërkombëtare në tërësi.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 7 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 7 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 44 minutash

Si rezultat, nuk patëm zgjedhje tjetër, veçse të njihnim më 21 shkurt 2022 pavarësinë e Republikës Popullore të Donetskut dhe të Republikës Popullore të Luganskut, ndërsa më 24 shkurt të nisnim operacionin special ushtarak për mbrojtjen e Donbasit, demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si edhe eliminimin e kërcënimeve, që vinin nga territori i saj, ndaj sigurisë së Rusisë. Nënvizoj: gjatë operacionit special, Rusia synon vetëm të përfundojë atë luftë, tashmë të nisur nga Perëndimi në Ukrainë.

-Flitet shumë për izolimin ndërkombëtarë të Rusisë mbas 24 shkurtit. Në dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB- së 147 dhe 141 vende votuan pro duke dënuar shkeljen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës. Shumica e tyre u janë bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Cili është komenti juaj, zoti Ambasador?

Do të dëshiroja të drejtoja vëmendjen Tuaj te fakti se, pavarësisht të gjitha dredhive dhe presionit kolosal, përfshirë kërcënimet për sanksione, nëse vendet sovrane nuk do t’i bindeshin Uashingtonit, rezolutat antiruse nuk morën mbështetje të pakushtëzuar. Shumica e komunitetit ndërkombëtar, dmth vendet, në të cilat jeton më shumë se gjysma e gjithë njerëzimit të rruzullit tokësor, përfshirë aktorë të tillë të mëdhenj dhe me ndikim, si Afrika e Jugut, Algjeria, Etiopia, India, Irani, Kina, Pakistani, etj., refuzuan të votonin në mbështetje të rezolutave të sipërpërmendura dhe të vendosnin sanksione jolegjitime antiruse. Ndaj, kur flasim për “izolimin” e Rusisë, Perëndimi edhe një herë pretendon me kryelartësi për rolin e burimit të vetëm të së vërtetës, për të cilin mendimi i vendeve të tjera nuk do të thotë asgjë. Pikërisht në këtë gjë edhe shfaqet politika e qënësishme neokolonialiste e SHBA-ve dhe aleatëve të tyre evropianë, të cilët synojnë me çdo çmim të ruajnë hegjemoninë botërore. Në kushtet e botёs shumëpolarëshe, e cila po formohet përkundër këtyre orvatjeve, zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e CIS, Azisë, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Latine është prioriteti kryesor i politikës së jashtme të Rusisë në fazën e sotme. Ai po jep tashmë rezultate mbresëlënëse nga pikëpamja e rritjes së qarkullimit të mallrave, vëllimit të investimeve dhe kontakteve në fushat kulturore, humanitare e sportive. Shembulli i fundit, i qartë, është samiti i zhvilluar pak kohë më parë i BRICS, gjatë të cilit rrethi i pjesëmarrësve të tij u dyfishua dhe përfshin tashmë, krahas anëtarëve fillestarë, shtete të tilla, si Arabia Saudite, Argjentina, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia dhe Irani.

– Nga ana tjetër ky konflikt ka forcuar dhe unifikuar aleancën midis vetë shteteve të perëndimit kundër Federatës Ruse. Sanksione ekonomike dhe politike për Rusinë. Ndërsa një mbështetje financiare, humanitare, diplomatike dhe ushtarake për Ukrainën. Aktualisht SHBA-ja ka miratuar që Holanda t’i dorëzojë Ukrainës avionë luftarakë F-16. A e priste Rusia këtë unifikim të Perendimit kundër këtij konflikti?

Fakti që Perëndimi prej kohësh ka dashur t’i shkaktojë Rusisë një humbje strategjike nuk është diçka e re për ne. Ashtu si Napoleoni mobilizoi të gjithë Evropën kundër Perandorisë Ruse, ashtu si Hitleri pushtoi shumicën e vendeve evropiane dhe akumuloi resurset e tyre kundër Bashkimit Sovjetik, tani SHBA-të organizuan një koalicion me vendet e NATO-s dhe BE-së dhe, përmes Ukrainës, po zhvillojnë një luftë proxy kundër Rusisë. Nga historia e dimë se si përfunduan fushatat ushtarake të iniciatorëve keqdashës kundër vendit tonë.

-Retorika e armëve bërthamore është përdorur shpesh. Sa i madh është rreziku që ky konflikt të përshkallëzohet dhe të shkohet drejt një përplasjeje të armatosur midis fuqive bërthamore. A po shkojmë drejt një lufte të tretë botërore?

Në të vërtetë, politikanët perëndimorë spekulojnë në mënyrë cinike me këtë temë, duke u përpjekur t’na atribuojnë qëllimin për të përdorur armë bërthamore në lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë. Do të theksoj se Moska udhëhiqet në mënyrë rigoroze dhe të vazhdueshme nga parimi i papranueshmërisë së luftës bërthamore. Udhëzimet doktrinale ruse për çёshtjen e armëve bërthamore janë absolutisht mbrojtëse dhe lejojnë përdorimin e tyre nga Rusia ekskluzivisht si përgjigje ndaj një agresioni të kryer me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë ose atyre konvencionale. Pra, në rastet kur kërcënohet vetë ekzistenca e shtetit tonë.

-Siç ju e dini, Shqipëria që në krye të herës është deklaruar krah Ukrainës, duke qene edhe bashkëpenëmbajtëse me SHBA në OKB. Sa ka ndikuar kjo në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Rusi?

Me keqardhje ne duhet të konstatojmë se lidhjet politike dhe ekonomike midis vendeve tona aktualisht janë të kufizuara ndjeshëm, dhe ky proces nuk filloi sot dhe jo për fajin tonë. Aktualisht, në politikën e tyre të jashtme, autoritetet shqiptare veprojnë vazhdimisht duke u nisur nga pozicionet e përbashkëta të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në mbështetje të regjimit të Kievit, marrin pjesë në aktivitete të ndryshme proukrainase, përfshirë të ashtuquajturin samiti i “Platformës së Krimesë”, promovojnë axhendën antiruse në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në të njëjtën kohë, Moska është ende e hapur, veçanërisht në prag të mbushjes nё vitin 2024 tё 100-vjetorit tё vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, për çdo kontakt konstruktiv me Tiranën zyrtare, kur dhe nëse ajo do tё jetё e interesuar për të.

-Muajt e fundit kemi parë që tashmë dronet e Ukrainës po shënjestrojnë Moskën. A po troket kjo luftë në pragjet ruse?

Sulmet me dronё ukrainas të rajoneve ruse vetëm konfirmojnë natyrën terroriste të regjimit të Kievit. Ne shohim në veprime të tilla të Kievit dhe kuratorëve të tij të NATO-s një përpjekje frikacake për t’u hakmarrë ndaj civilëve për dështimin e të ashtuquajturit “kundërsulm”, të cilin Forcat e Armatosura të Ukrainës e kanë zhvilluar pa sukses që nga fillimi i verës, si dhe një pamundësi për të ndryshuar situatën në linjën e kontaktit në favor të tyre, pavarësisht ndihmës masive perëndimore. Ju siguroj se Rusia është e gatshme të zmbrapsë çdo agresion.

-Ndërsa konflikti në Ukrainë vazhdon, ka disa iniciativa për një paqe ose te paktën armëpushim të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës. Këto u diskutuan ditët e fundit edhe në një takim të nivelit të lartë në Jedah, Arabi Saudite. Kina, Brazili, disa vende afrikane kanë draftet e tyre, të cilat janë diskutuar edhe në Moskë, Pekin dhe disa vende perëndimore. Cilat janë kushtet dhe kërkesat ruse për një paqe të tillë të mundshme?

Ne vlerësojmë shumë ndërmjetësimin dhe nismat humanitare të miqve tanë nga vendet e Jugut global që synojnë arritjen e paqes. Ndryshe nga regjimi i Kievit, i cili ndërpreu dhe më pas ndaloi plotësisht çdo negociatë me Rusinë, ne gjithmonë kemi qenë dhe mbetemi të hapur për një zgjidhje diplomatike të krizës dhe jemi të gatshëm t’u përgjigjemi propozimeve vërtet serioze. Sidoqoftë, duhet të konstatojmë se sot, për shkak të qëndrimit të udhëheqjes ukrainase dhe partnerëve të saj perëndimorë, të cilët janë gati të luftojnë “deri në ukrainasin e fundit”, iniciativat ekzistuese nuk kanë asnjë shans për sukses.

Ne jemi të bindur se një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme dhe e drejtë është e mundur vetëm, nëse regjimi i Kievit do tё pёrfundojё luftimet dhe sulmet terroriste, ndёrsa sponsorët e tij perëndimorë – pompimin e forcave tё armatosura të Ukrainës me armë. Për më tepër, duhet të konfirmohen themelet origjinale të sovranitetit të Ukrainës – statusi i saj neutral, jashtё blloqeve dhe jo-bërthamor.

Duhet të njihen realitetet e reja territoriale të krijuara si rezultat i pёrdorimit nga banorët e rajoneve të reja ruse të së drejtës për vetëvendosje të sanksionuar në Kartën e OKB-së, duhet të sigurohen çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, të drejtat e qytetarëve të saj rusishtfolës dhe pakicave kombëtare. Zbatimi i këtyre elementeve pёrputhet plotësisht me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, për të cilat po lufton Rusia.

Etiketat e lidhura

Marjana DodaMikhail AfanasievRusia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 7 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 7 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 8 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 19 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.