Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ambasadorja amerikane: Asnjë kandidat për deputet, i inkriminuar dhe i penalizuar nga SHBA

Ambasadorja amerikane: Asnjë kandidat për deputet, i inkriminuar dhe i penalizuar nga SHBA

Aktualitet
E martë, 9 Shkurt 2021 07:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka vendosur të flasë me emra për pastrimin e listave nga kandidatët që kanë precedentë penalë. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja e SHBA ka sjellë në vëmendje një njoftim zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit në vitin 2018.  “Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit i SHBA-ve pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e shqiptarë meritojnë më mirë se kaq”, shkroi ambasadorja Yuri Kim në Tëitter. Mesazhi shkonte dhe për një kandidat të PSD, që pritet të jetë në koalicion me PS. KQZ ende nuk ka përfunduar regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve të gjithë forcave politike dhe mesazhi i Yuri Kim i drejtohet krerëve të partive si dhe  drejtuesve të KQZ. Ambasada po kontrollon me kujdes çdo parti, dhe sidomos KQZ, që do të kandidojnë dhe miratojnë ndonjë kandidat me precedentë penalë si dhe të ndaluar nga SHBA. Kush guxon ta bëjë do përballet me një notë të egër nga Uashingtoni, që do jetë kosto e madhe politike, dhe jo vetëm, në Tiranë. Edi Rama po mundohet të kryejë një makinacion për futjen e disa emrave, ndërkohë ambasada e rrugës së Elbasanit po mban shënime!

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 3 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Apeli i djeshëm i Yuri Kim është i katërti që Ambasadorja e SHBA bën brenda pak ditëve për drejtuesit politikë lidhur me pastrimin e listave të kandidatëve. Thirrjet që janë përgjithësuese për gjithë kryetarët e partive shkojnë në mënyrë direkte në adresë të Edi Ramës. PSD është aleate historike e Partisë Socialiste dhe thirrja e djeshme e Juri Kim është një apel personal për Edi Ramën dhe KQZ. Ndërkohë emrat e parë të kandidatëve që Edi Rama ka deleguar në rrethe flasin për të tjerë personazhe me probleme ligjore që janë caktuar të mbledhin votat për Partinë Socialiste. Në Vlorë janë të paktën dy emra që rezultojnë në pozicione drejtuese në shtabin e PS ose u është premtuar kandidimi nga aleatët e Ramës dhe që kanë probleme me dekriminalizimin. Në Elbasan një ish-drejtor i PS që u largua si pasojë e dekriminalizimit është caktuar për menaxhimin e fushatës. Në Berat, PS ka afruar pranë saj me premtimin e kandidimit, persona që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Lista në zona të tjera është me më shumë emra. Për të fituar mandatin e tretë kryeministri dhe njerëzit afër tij u kanë premtuar të gjithë personave me rekorde kriminale kandidimin ose favore të tjera nga pushteti, vetëm që të mbledhin vota për Rilindjen. Thirrjet e njëpasnjëshme të ambasadores së SHBA në Tiranë kanë qëllim pastrimin e listave të kandidatëve. Deri më sot, kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të tërhiqet përballë kërkesave të përsëritura të SHBA. Në deklaratat që ka dhënë për mediat, ka treguar se është gati të përplaset me SHBA duke i kujtuar ambasadores se kryeministri e di vetë punën e tij. Ambicia e mandatit të tretë mund ta çojë Rilindjen në një kurs të ashpër përplasje me aleatët tanë strategjikë dhe duke prodhuar zgjedhje të vjedhura dhe me kandidatë të paligjshëm.Thirrja e Ambasadores së SHBA për përzgjedhjen e kandidatëve, deri më sot, rezulton se është dëgjuar vetëm nga opozita. Partia Demokratike, në emrat që ka publikuar si drejtues fushate rezulton se ka përzgjedhur me kujdes politikanë që nuk janë të akuzuar për afera dhe nuk kanë pasur probleme ligjore. Ndërkohë risia e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Socialiste për Integrim. Në kandidatët që janë prezantuar në shumicën e qarqeve ka vetëm emra të rinjsh dhe të rejash që nuk mund t’u gjesh asnjë problem ligjor apo pengesë të ligjit të dekriminalizimit. Disa prej deputetëve dhe kandidatëve të saj në zgjedhjet e kaluara, që u penalizuan nga ligji i dekriminalizmit janë thirrur me urgjencë nga PS për të qenë pjesë e saj. Pra edhe atë llum që iu ngjit LSI ndër vite, tashmë e ka marrë PS me shpresën e futjes së tyre në lista partisht aleate, që të mund të bjerrin sa me shumë vota nga vota dhe ti kalojnë në koshin e PS.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë dje Elona Guri e LSI përkrahu hapur mesazhin e ambasadores amerikane për futjen e emrave të rinjë dhe që nuk kanë lidhje me krimin.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 16 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 39 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 47 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.