
Pas deklaratave të Berishës se ishte planifikuar të emërohej në krye të ministrisë së Jashtme, Elisa Spiropali thotë se nuk ka pasur ndonjë preferencë. Ajo shtoi se e ka për nder të jetë pjesë e qeverisë në çdo pozicion që i ofrohet.
“Kjo është një pyetje që s’mund të më bëhet mua. Unë s’kam në mendje një dikaster apo një tjetër. Për mua është nder të jem pjesë e qeverisë shqiptare dhe do jem në çdo pozicion që do më ofrohet. Bëj detyrën siç e kam bërë me devocion të lartë.
Pritshmëritë e publikut apo brenda PS janë shumë delikate dhe gjykimi që bëhet nga kryeministri besoj i merr parasysh të gjithë këto elementë. Për zotin Hasani që është ministri i ri i jashtëm po të pyesësh në qarqet diplomatike do dëgjosh fjalët më të mira”,-tha Spiropali.
