Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Amerika e miliarderëve, e ndarë më dysh

Aktualitet E hënë, 28 Tetor 2024 09:38
Amerika e miliarderëve, e ndarë më dysh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gara kokë më kokë Trump-Harris ndez dhe përçan Amerikën, por ndan edhe miliarderët amerikanë, në mënyra ndonjëherë befasuese ose ekstreme. Më i përkushtuari është Elon Musk, i cili e mbështet ish-presidentin me dhjetëra (ndoshta qindra) miliona dollarë donacione dhe përdor rrjetin e tij, X, për ta mbështetur dhe tallur Kamala Harrisin. Elon shfaqet gjithnjë e më shpesh në skenë në mitingjet e Trump (do të jetë me të në Madison Square Garden në Nju Jork). Tim Walz (zëvendës i Harris) thotë se është ai kandidati i vërtetë si zëvendës i Donaldit,, jo JD Vance.

Në skajin tjetër gjejmë Jeff Bezos, manjatin e Amazon dhe kundërshtarin e Musk që e ka tallur gjithmonë atë. Trump e ka konsideruar gjithmonë armik, veçanërisht si pronar të Washington Post, një gazetë progresive. Në të kaluarën, Bezos iu kundërvu, por disa muaj më parë ai ndryshoi tonin duke deklaruar, disa orë pas sulmit të Butler, se “Trump tregoi guxim të jashtëzakonshëm nën zjarrin e një vrasësi”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kërkon DIALOG!

Edhe sot kërkon DIALOG!

Para 4 minutash
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 9 orësh

Dhe dje, ai detyroi redaksinë e gazetës së tij të mos mbështeste Kamala Harrisin, duke thyer një traditë që zgjat prej gjysmë shekulli. Drejtuesi i kompanisë Will Lewis flet për një kthim në origjinë duke mos dhënë indikacione politike, por shumë e shohin si dorëzimin e Bezosit ndaj kërcënimeve të Trump për hakmarrje: Washington Post vazhdon të mbështesë kandidatët për zgjedhje lokale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Miliarderë të tjerë, dikur anti-Trump, heshtin sot: frika apo mungesa e entuziazmit për Kamalën? Kjo vlen për Warren Buffett të Berkshire, “orakullin e Omahas”, për bashkëthemeluesin e Google, Sergey Brin (8 vjet më parë “thellësisht i ofenduar nga zgjedhja e Trump”, sot hesht). Heshtin gjithashtu Steve Ballmer (ish-CEO i Microsoft) dhe Ray Dalio (kreu i Bridgewater, hedge fund më i madh në botë).

Më pas rastet kontroverse të Mark Zuckerberg (demokrati, i quajtur nga Trump si armik, tani thotë se nuk dëshiron të përfshihet në politikë dhe kur Donaldi pretendoi se themeluesi i Facebook-ut i kishte thënë që nuk kishte dëshirë të votonte demokratër këtë herë , ai u kufizua me një mohim lakonik).

Jamie Dimon, bankier demokrat, në krye të gjigantes JP Morgan Chase për njëzet vjet, kishte bërë zhurmë muaj më parë duke i ftuar njerëzit të mos shihnin vetëm aspektet negative të politikave të Trumpit. Kur ish presidenti publikoi një mbështetje të rremë në rrjetet e tij sociale, Dimon e mohoi atë, duke thënë se ai nuk mban anë (me siguri mbetet një demokrat në zemër, ashtu si edhe gruaja e tij që mbështet Kamalan).

Thuhet se Wall Street mbështet Trumpin që premton taksa më të ulëta për bizneset dhe të pasurit, por lista e donatorëve miliarderë për Kamalan, e publikuar nga Forbes është më e gjatë se ajo e Trump (81 me 52). Dymbëdhjetë prej tyre shpjeguan në një letër zgjedhjen për demokratët: “Mbrojtja e shtetit ligjor, stabiliteti, mjedisi konstruktiv i biznesit, më të rëndësishme se taksat”.

Në krye të fansave të Kamalës thuhet të jetë Bill Gates, i cili sipas New York Times i ka dhuruar 50 milionë dollarë, por ai nuk e konfirmon dhe shton: “Unë nuk u them të tjerëve se si të votojnë”. Sponsorë të tjerë të mëdhenj të Harris janë Reid Hoffman (LinkedIn), Reed Hastings (Netflix), Eric Schmidt (ish-kreu i Google), George Soros dhe Michael Bloomberg. Mes miliarderëve për Harrisin edhe Taylor Swift, Bruce Springsteen, regjisori Steven Spielberg dhe ylli i basketbollit Magic Johnson.

Me Trump, përveç Musk, kreun e Blackstone Steven Schwarzman, Paul Singer i fondit Elliott, Steve Wynn, mbreti i kazinove në Las Vegas, Larry Ellison (Oracle), Roger Penske (automobila) dhe Marc Andreessen, kapitalist i madh sipërmarrës i Silicon Valley. Bota. al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 4 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.