Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza e DW: Pse fuqitë e mëdha akoma mbështesin Presidentin serb? SHBA, BE dhe Rusia sinkron proVuçiç

Aktualitet E martë, 28 Janar 2025 15:08
Analiza e DW: Pse fuqitë e mëdha akoma mbështesin Presidentin serb? SHBA, BE dhe Rusia sinkron proVuçiç
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Brenda pak ditësh, fuqitë e mëdha kanë shprehur mbështetjen e (pa)fshehur për regjimin e Aleksandar Vuçiqit. A mund të ndryshojë gjendjen dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq?

Përfaqësuesit e disa prej vendeve më me ndikim, si me komandë, kanë shprehur njëfarë mbështetjeje për regjimin në Serbigjatë ditëve të fundit. Është interesante se përfaqësues të rangut të lartë të administratave të SHBA-së, Rusisë dhe Bashkimit Evropian folën me tone të ngjashme dhe dukej sikur ndonjëherë po kopjonin njëri-tjetrin. Tani priten reagime të reja, pasi kryeministri i deritanishëm i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 7 minutash
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 8 minutash
Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 26 minutash

Sidoqoftë, reagimi i Rusisë ndoshta nuk ishte i papritur, pasi qeveria ruse nuk ka shumë simpati për protestat në rrugë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtmeruse Maria Zakharova tha se “marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë një kockë në fytin e Perëndimit” dhe se “provokimet po përpiqen t’i kthejnë protestat nga demokratike në antishtetërore” dhe se “ky është çelësi universal i Perëndimit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa i përket Perëndimit, i cili është akuzuar në mediat e regjimit serb se qëndron pas tentativës së “revolucionit me ngjyra”, edhe ai i ka dërguar fjalë qetësueseVuçiqit. Së pari, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, holandezi Gert Jan Kopman, deklaroi në Beograd, siç njoftojnë disa media, në një takim të mbyllur me opozitën, se “Bashkimi Evropian nuk do të pranojë apo mbështesë dhunën për ndryshimin e qeverisë në Serbi”.

Ngjashëm u shpreh në llogarinë e tij X edhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit të SHBA Donald Trumppër misionet speciale, i cili tha: “Ne nuk mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose ata që pushtojnë me dhunë ndërtesat qeveritare”. “Nëse nuk ju pëlqen ligji apo lideri, atëherë punoni për ndryshim, por mos përdorni dhunën”.

Na jep çfarë mundesh dhe ne do të mbyllim një sy

Secili i lexoi mesazhet e lartpërmendura në mënyrën e vet. Media proqeveritare si mbështetje e hapur për Vuçiqin. Në të njëjtën mënyrë u interpretua edhe nga kundërshtarët e regjimit, të cilët i konsiderojnë këto mesazhe si zhgënjyese për të gjitha forcat demokratike në vend.

Kur bëhet fjalë për Rusinë, ajo nuk ka shumë miq në Evropë dhe udhëhiqet nga parimi i “marrë-dhënies”, thotë për Deutsche Wellen Dushko Lopandiq, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi. “Rusia është në një situatë ku nuk mund të zgjedhë shumë, sepse fakt është që Serbia nuk i vendosi sanksione Rusisë”, thotë ai.

Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, “ai ka një qasje burokratike dhe po mbyll një sy ndaj kësaj krize”. “Ata duan qëSerbiatë largohet nga Rusia, janë të interesuar për stabilitet, zgjidhje për problemin e Kosovës dhe më së paku duken të interesuar për gjendjen e sistemit politik dhe demokracinë në Serbi”, konsideron bashkëbiseduesi i DW.

Richard Grenell është “në marrëdhënie biznesi ose marrëdhënie indirekte biznesi me regjimin serb, i cili është shumë i zoti kur bëhet fjalë për këto marrëdhënie transaksionale”. “Por unë mendoj se kjo është një mbështetje e dobët që do të zhduket kur regjimi të arrijë fazën vendimtare, të cilën ai tashmë e ka arritur,” tha Lopandiq.

Vlera e vogël e flamurit të BE

Triumfalizmi i mediave të regjimit, të cilat pas këtyre reagimeve u nxitën edhe më shumë në mbështetjen edhe më të fortë për pushtetin, sigurisht që nuk është në harmoni me qytetarët që protestojnë në Serbi. Në Serbi tani shtrohet pyetja se deri në çfarë mase kjo mbështetje perëndimore-ruse mund të demoralizojë rezistencën ndaj regjimit dhe gatishmërinë për protesta.

“Unë nuk mendoj kështu, por problemi nga këndvështrimi im është se sa keq do të ndikojë kjo marrëdhënie transaksionale në imazhin e BE-së në Serbi”, thotë Dushko Lopandiq dhe shton: “Flamujt eBE-së u valuan lart pranë flamujve serbë në demonstratat e mëparshme. Por kjo tashmë është zhdukur”. Pati madje edhe incidente kur këta flamuj u shfaqën në këto protesta. Pavarësisht rënies së Serbisë në të gjitha parametrat demokratikë, ne kemi mesazhe për njëfarë progresi. Kjo lë një përshtypje të keqe në publik.

“Unë mendoj se pikërisht kjo është arsyeja pse njerëzit nuk do të demoralizohen dhe do të vazhdojnë protestat, sepse njerëzit nuk i kushtojnë më vëmendje BE-së, e cila ka promovuar ide boshe për përparimin që definitivisht nuk ekziston për vite me radhë”, thekson Lopandiq.

Regjimi i diktoi mesazhet?

Është interesante se si Grenell ashtu edhe përfaqësuesit e BE-së theksuan se pushteti nuk arrihet në rrugë dhe me dhunë, gjë që vetëm sa ngjalli dyshime se ky është ndoshta një qëndrim i koordinuar perëndimor ndaj ngjarjeve aktuale.

Lopandiq vlerëson se kjo është “një pjesë e propagandës qeveritare që ka arritur të ngjallë reagime në mesin e tyre”. Kemi pasur shumë protesta nëpër Serbi dhe nuk ka pasur dhunë gati askund, përveç dhunës ndaj demonstruesve.

Vëmendja e madhe që morën këto deklarata mund të interpretohet edhe si besim i fortë në opinionin serb, se nuk mund të ketë ndryshim politik pa mbështetjen e Perëndimit. Njëkohësisht regjimi pohon se po e shkatërron Perëndimi, por pa e shpjeguar si po ndodh kjo.

“Kjo është propagandë e regjimit që synon mobilizimin e mbështetësve të tij.” Ky është rezultat i propagandës antiperëndimore që ka zgjatur me vite. Por kriza aktuale erdhi nga brenda. Impulsi fillestar i protestave lidhet me korrupsionin, me mënyrën e qeverisjes dhe abuzimin me shtetin. “Dëshmitarë të kësaj janë edhe gjeneratat e reja, të cilët shohin se ky është një sistem që vazhdimisht prodhon pabarazi mes njerëzve”, përfundon Dushko Lopandiq.

Por ndërkohë ka dhënë dorëheqje kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, që është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit Vuçiq. Në ditët në vijim do të shihet nëse kjo dorëheqje do të motivojë demonstruesit apo Vuçiqi do të stabilizojë pushtetin./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 7 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 8 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 11 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 26 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.