Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Analizë e gazetarit gjerman/Trump dhe gjykatat: A po shkon SHBA drejt autokracisë?

Analizë e gazetarit gjerman/Trump dhe gjykatat: A po shkon SHBA drejt autokracisë?

Aktualitet
E diel, 23 Mars 2025 12:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykatat amerikane kanë rrëzuar disa nga planet e Donald Trump. Presidenti shprehet me zemërim, e ndonjëherë edhe i injoron vendimet e gjyqësorit. Sa e kërcënon kjo sundimin e ligjit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ishte e mërkura e 19 marsit, kur mosmarrëveshja u përshkallëzua plotësisht: “Nëse një president nuk ka të drejtë të dëbojë vrasës dhe kriminelë të tjerë nga vendi ynë, sepse një gjykatës i çmendur radikal i majtë dëshiron të marrë presidencën, atëherë vendi ynë është në telashe të mëdha, atëherë është i dënuar të dështojë” shkroi me zemërim Donald Trump tek rrjeti i tij Truth Social në lidhje me një vendim të gjykatësit federal amerikan, James Boasberg”. Trump dhe disa kongresmenë republikanë madje bënë thirrje për shkarkimin e tij

Mund t'ju interesojë

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Para 14 minutash
Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 1 ore
Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit ...

Para 1 ore

Si erdhi puna deri tek përshkallëzimi?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria e Donald Trump kishte deportuar më parë qindra venezuelianë. Sipas administratës amerikane, ata ishin anëtarë të një bande droge. Pavarësisht protestave të ashpra nga pushtetmbajtësi venezuelan, Nicolás Maduro, ata u dërguan me avion në El Salvador dhe u burgosën atje në burgun famëkeq CECOT të sigurisë së lartë.

Trump iu referua një ligji të vitit 1798 që lejon që “armiqtë e huaj” të dëbohen nga vendi. Gjyqtari federal i Uashingtonit Boasberg e kishte ndaluar dëbimin – fillimisht duhej të kontrollohej nëse ligji ishte i zbatueshëm. Por administrata Trump e injoroi vendimin e gjyqtarit. Arsyeja që u dha ishte se avionët ndodheshin tashmë në ajër në momentin e ndalimit gjyqësor.

Disa mollë sherri

Ky nuk është aspak rasti i vetëm, ku përplasen administrata Trump dhe gjyqësori amerikan. Për shembull, një gjykatës federal i SHBA-së urdhëroi që të ndalohej mbyllja e agjencisë së ndihmës për zhvillim USAID, e cila kërkohej nga Trump dhe këshilltari i tij Elon Musk. Një gjykatëse federale nga Maryland-i bllokoi, të paktën për momentin, dëbimin e personave trans nga ushtria amerikane nga ana e Sekretarit të Mbrojtjes së Trump, Hegseth. Një gjykatëse tjetër e Uashingtonit urdhëroi qeverinë të paguajë 14 miliardë dollarë dëmshpërblime si grante për tre organizata për mbrojtjen e klimës.

“Kemi gjyqtarë jashtë kontrollit që po shkatërrojnë vendin tonë”, u ankua Trump në një intervistë me transmetuesin amerikan Fox News. I pyetur nëse ai do të kundërshtonte një vendim gjykate, Trump tha: “Jo, nuk mund ta bësh këtë”.

Dëbime jo konfom ligjit?

Vërtet jo? “Për momentin, Trump po pëson humbje njëra pas tjetrës në gjykatë”, shprehet Johannes Thimm, zëvendës drejtues i grupit kërkimor për Amerikën në Fondacionin e Shkencës dhe Politikës së Berlinit (SWP). “Tani ka shenja të para që ai ose po injoron ose po vë në dyshim haptazi vendime të caktuara gjyqësore dhe praktikisht nuk po i zbaton ato.” Për momentin kjo duket se po ndodh veçanërisht me deportimet.

Vetëm pak ditë më parë, Rasha Alawieh, një mjeke e lindur në Liban në Universitetin Brown në Rhode Island, u deportua në vendin e saj nëpërmjet Francës, pavarësisht se një gjykatë federale në Boston e ndaloi këtë. Një fat i ngjashëm kërcënon tani studentin me origjinë palestineze Mahmoud Khalil, i cili u ndalua e u mor për dëbim, sepse mori pjesë në demonstratat pro-palestineze në kampusin e Universitetit Columbia. Edhe në këtë rast ka një vendim gjykate kundër dëbimit.

Ditët e fundit u duk, se sa pak mendojnë Donald Trump dhe mbështetësit e tij për vendime të tilla gjyqtarësh. “Cari i kufijve” i emëruar nga Trump, Tom Homan i tha Fox News: “Nuk më intereson se çfarë mendojnë gjyqtarët”. Nëse “terroristët nxirren jashtë vendit”, atëherë “kjo duhet të jetë një arsye për të festuar në këtë vend”.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Pam Bondi kritikoi pezullimin e urdhrave të dëbimit si një “mospërfillje e kompetencave të pushtetit të Presidentit Trump”. Vendime të tilla rrezikojnë popullatën dhe zbatimin e ligjit, tha Bondi.

Ndarja e pushteteve në rrezik

Për Johannes Thimm, këto janë sinjale shqetësuese. Eksperti i SWP e sheh në rrezik të gjithë sistemin e ndarjes së pushteteve në SHBA. Nga njëra anë, migracioni sepse me Kongresin,  “legjislativi praktikisht e ka çregjistruar veten si një fuqi kontrolluese që mund të ndalojë edhe presidentin”. Që nga zgjedhjet, republikanët kanë  shumicë në të dy dhomat e Kongresit – dhe ata janë “praktikisht 100 për qind besnikë ndaj Trump”, tha Thimm.

Kështu që mbetet drejtësia. “Dhe këtu problemi themelor është që gjykatat nuk mund të zbatojnë në mënyrë efektive vendimet e tyre, veçanërisht jo kundër qeverisë. Për shkak se ato nuk kanë forcë policore – i gjithë sistemi bazohet në pushtetet e tjera duke respektuar autoritetin e gjykatave” thekson eksperti.

Pikërisht kjo po gërryhet aktualisht me një ritëm alarmues. “Fakti që Trump sapo ka filluar të injorojë ose të kundërshtojë vendimet e gjykatave ka potencialin të shkaktojë një krizë kushtetuese. Dhe kjo e thënë butë.” Në një shtet kushtetues, policia dhe autoritetet e sigurisë janë kryesisht atje për të zbatuar ligjin dhe rendin. Por ata në fund i raportojnë presidentit. Nëse ka udhëzime kontradiktore nga të dyja palët – kujt duhet t’i binden?

Kritika nga Gjykata Supreme

Ndoshta kjo është gjithashtu një nga arsyet pse John Roberts, kryetari i Gjykatës së Lartë, hodhi poshtë kërkesën e Trump për të hequr thjesht gjyqtarët jopopullorë në mënyrë të pazakontë. “Ka qenë e qartë për më shumë se dy shekuj që procedura e shkarkimit nga posti nuk është reagim i përshtatshëm ndaj një mosmarrëveshjeje mbi një vendim gjyqësor,” tha Roberts. “Prandaj kemi edhe gjykatat e apelit.”

Nuk duhet “bërë gabimi të besohet, Gjykata e Lartë me shumicë konservatore do të votojë për Trump në të gjitha rastet”, thotë Johannes Thimm. Aa nuk e ka bërë gjithmonë këtë në të kaluarën – duke riafirmuar kështu pavarësinë e gjyqësorit. Eksperti i SWP beson se “tani po ndodh një lloj lufte për pushtet. Trump po teston se çfarë mund t’i ecë. Dhe më pas varet vërtet nga Gjykata e Lartë që do të mbështesë gjykatat, siç ka bërë tani John Roberts.”

Drejt autokracisë?

Nuk mendohet që presidenti amerikan do të guxojë të përballet hapur me Gjykatën e Lartë, ku vetë Donald Trump ka luajtur rol kyç për të zënë vendet vakante. “Por problemi bazë që as Gjykata e Lartë nuk mund të zbatojë vendimet e saj me forcë, është i njëjtë si në gjykatat e tjera”, shprehet Thimm. “Teorikisht, Trump gjithashtu mund të qëndronte aty dhe të thoshte: Unë nuk e njoh këtë apo atë vendim”.

Pas zhvillimeve të fundit rreth fluturimeve të dëbimit në El Salvador, Johannes Thimm mendon, në të ardhmen “nuk mund të përjashtohet më që Trump thjesht të mos zbatojë disa gjëra përmes gjyqësorit dhe se askush nuk do të bëjë vërtet gjë ose nuk do të jetë në gjendje të bëjë diçka për këtë”. “Kështu SHBA-të bëjnë një hap të madh drejt shfuqizimit të shtetit kushtetues demokratik”.

Thomas Latschan (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 14 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 33 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.