Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anestezisti shqiptar Vasil Llajo tregon sesi Greqia po mund Coronavirusin

Aktualitet E martë, 31 Mars 2020 21:45
Anestezisti shqiptar Vasil Llajo tregon sesi Greqia po mund Coronavirusin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, nga Greqia, anestezisti Vasil Llajo. Anestezisti u shpreh se Greqia, ende nuk i ka shtrënguar masat e saj parandaluese, krahasuar me vendin tonë. Por kjo gjë pritet të ndodhë në javën e ardhshme, pasi një qytet, Kastoria, me vetëm 50,000 mijë banorë, deri më tani ka shënuar 6 viktima dhe 59 të infektuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nërsa, Selaniku me një milionë banorë, ka vetëm 55 persona të infektuar. Pra, ekziston rreziku, thotë Llajo, që epidemia të shpërndahet deri në Athinë, nga kontaktet që kanë pasur banorët në këtë qytet. Për sa i përket kurbës së pandemisë, deri më tani në Greqi, anestezisti thotë që është në vijë horizontale, pra situata deri më tani është e qëndrueshme. Mirëpo, Llajo, beson që kjo situatë, është krijuar nga frenimi i qytetarëve për të udhëtuar të shtunën dhe të dielën, pasi grekët, thotë ai, e kanë traditë që të shkojnë në drejtim të fshatrave në fundjavë dhe masat parandaluese, kanë bërë të mundur minimizimin e përhapjes së virusit.

Mund t'ju interesojë

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Para 13 minutash
Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 1 ore
Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit ...

Para 1 ore

Denis Dyrnjaja: Sot Greqia regjistroi viktimën e 47 dhe regjistron 1.212 raste të infektuar si duket ky trend për vendin fqinj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vasil Llajo: Praktikisht është shtuar numri të vdekurve në 47 siç e thatë, por trendi është në rënie sepse sot kishte vetëm 56 raste të reja, po të krahasosh me disa ditë më parë që ishte 90 deri në 100 raste të reja.

Denis Dyrnjaja: Zoti Llajo, Greqia, po përdor të njëjtën strategji sikurse dhe Shqipëria, pra me një karantinim masiv, apo qeveria ka vendosur që të vendos që të shpallë një gjendje karantinimi i vullnetshëm, le të themi. Kush dëshiron që të qëndrojë në karantinë të qëndrojë, kush dëshiron tjetër le të vijojë aktivitetin. Si është kjo situatë?

Vasil Llajo: Karantinimi nuk është i vullnetshëm është sipas ligjeve që nxjerr shteti. Për momentin duket që ligjet në Greqi janë pak më fleksible, pak më tolerante se sa në Shqipëri. Por sipas njoftimeve të sotme në shtyp, besoj që javën tjetër do të shkojmë drejt ligjeve dhe rregullave që ka vendosur Shqipëria.

Denis Dyrnjaja: Pse kjo lloj gjendje po themi e ashpërsuar, pritet një valë rritje në Greqi. Çfarë thuhet?

Vasil Llajo: Është një vatër në një qytet në Kastoria, i cili ka vetëm 50.000 banorë dhe shënoi sot viktimën e gjashtë dhe ka vetëm 59 raste. Po të llogarisësh që Selaniku është një milion banorë ka 55 raste. Pra, Kastoriaja është kthyer në një vatër dhe rreziku i shpërndarjes dhe i kontakteve që mund të kenë pasur banorët në këtë qytet dhe janë shpërndarë nëpër Athinë, mund të jenë prezent. Kështu që detyrimisht do të shkojmë në shtrëngimin e masave.

Denis Dyrnjaja: Nga eksperienca e gjatë që ju keni natyrisht duke qenë dhe pranë fushës laboratorike mjekësore. Është ky një virus kaq i rrezikshëm, apo paniku I krijuar ka ngritur më shumë seç duhet alarmin e kuq ndër shtete.

Vasil Llajo: Opinioni i përgjithshëm është që është një virus i rrezikshëm. Por nga mbrojtja dhe marrja e masave paraprake për parandalimin e tij, nuk do të ishte e rrezikshme. Për arsye se si në çdo epidemi gjithmonë i trembemi pikut dhe preferojmë të kemi bisht dhe kjo është arsyeja e masave kufizuese, që ky bisht të shkoj sa më gjatë.

Denis Dyrnjaja: Fjala vjen për Greqinë, ku është tani kurba e koronavirusit, është në ngritje, është në pik apo është ende në fillesat e saj.

Vasil Llajo: Mund të them që është në një vijë horizontale.

Denis Dyrnjaja: Si shpjegohet kjo është për shkak të masave të kufizuara apo ende nuk është shpjeguar e gjithë panorama e epidemisë në Greqi.

Vasil Llajo: Unë nuk besoj që nuk është e zbuluar e gjithë panorama. Por mendoj që marrja e masave dhe kufizimi i daljeve nëpër qytete, sidomos të shtunë e të dielë që ka qenë një fenomen për qytetet greke, që popullata e saj të dilte dhe të shkonte nëpër fshatra, u ndalua me ligj dhe asnjë të shtunën dhe të dielën nuk doli. Praktikisht të gjithë ne vetë respektuam, u ndërgjegjësuam që edhe ne duhet të qëndrojmë në shtëpi të shtunën dhe të dielën dhe kështu u bë.

Etiketat e lidhura

Vasil Llajo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 13 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 32 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.