Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:03 Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor Alarm për bombë në stacionin hekurudhor Calais-Fréthun në veri të Francës. Prefektura e Pas-de-Calais njofton se po kryhet verifikimi i kërcënimit dhe se priten…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anila Denaj: Prona shtetërore, nën hijen e kompromisit të ortakëve

35 vite KOHA JONË E enjte, 5 Nëntor 2020 21:28
Anila Denaj: Prona shtetërore, nën hijen e kompromisit të ortakëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 31 Mars 1995 në KOHA JONE)
Nga Anila Denaj-

Ndërmarrjet e përbashkëta midis anarshisë dhe inkompetencës ligjore
Shoqëritë e përbashkëta me përgjegjësi të kufizuar u zhvilluan shumë si një formë e re organizimi ekonomik, sidomos në fazat e para të ekonomisë së tregut. Kjo formë organizimi inkuadroi brenda saj një tërheqje të gjerë të kapitalit të huaj mjaft të nevojshëm për kushtet fillestare të zhvillimit. Përderisa prona shtetërore për shumë ndërmarrje të mesme e të mëdha ishte mbizotëruese, edhe pjesa më e madhe e kapitalit të huaj u tërhoq drejt këtij sektori. Janë rreth 204 shoqëri të përbashkëta me kapital të huaj dhe shqiptar, të krijuara deri në 1994, prej të cilave 70% e kapitalit të huaj është investuar në bashkëpunimin me ndërmarrjet shtetërore dhe 30% e përbëjnë investimet private të huaj dhe në bashkëpunim me shoqëri e persona tërësisht privat shqiptar. Numri i këtyre të fundit ka ardhur gjithnjë në rritje, kjo për arsye se problemet e lindura në ndërmarrjet e përbashkëta me pronë shtetërorë janë bërë mjaft shqetësuese për vazhdimësinë ekonomike të tyre. “Arsyeja kryesore e lindjes së këtyre problemeve, shpjegon Gjegj Buxhuku, specialist në AKP- qëndron në mirëkuptimin e ortakëve. Në ato ndërmarrje ku ortakët janë kuptuar me njëri-tjetrin, edhe punët kanë ecur mbarë. Kuptohet që çdo ndërmarrje ka patur edhe problemet e saj specifike”. Ky mirëkuptim kërkon në radhë të parë një përputhje të njohurive në zhvillimin e një ekonomike tregu dhe njëkohësisht fuqi dhe kompetenca të plota në negocim dhe marrjen e vendimeve për pjesën që u takon palëve. “Pikërisht këtu,- thotë zoti Arben Paparisto, specialist në agjencinë e investimeve të huaja- Burimi kryesor i saj qëndron në faktin se nuk është aspak e qartë se kush përfaqëson shtetin si pronar”. Në emër të shtetit negocion një drejtor ndërmarrje, i cili pasi merr pjesë në negocim, thotë se do të shkojë ta aprovojë (apo jo) vendimin e tij diku tjetër, në një ministri. Nga ana tjetër, për shqiptarin është nganjëherë e vështirë të ndajë raportin midis të qenit aksioner apo bashkëpronar me faktin se ai është i punësuar shpesh në atë shoqëri. Si i punësuar ai nuk ka asnjë të drejtë mbi fitimin dhe drejtimin e shoqërisë ( pasi merr pagë), sikurse si aksioner ( në ato raste kur ai vazhdon të jetë i tillë) ka të drejtën e votës në mbledhjen e këshillit administrativ. Po të drejtën e fitimit? Konfuzioni i lindur për këtë çështje është në radhë të parë rrjedhojë e mospërcaktimeve të sakta ligjore. Nuk ka ekzistuar ndonjë udhëzim përkatës, që të sqaronte se si duhet trajtuar fitimi që merr shteti pronar në shoqëritë e përbashkëta. U krijua një mentalitet i gabuar sikur dividendin e palës shqiptare kanë të drejtë ta marrin punonjësit e shoqërisë, pavarësisht se janë vetëm të punësuar dhe jo pronarë. Në të gjitha rastet drejtori është edhe përfaqësues i palës shqiptare, por njëkohësisht edhe i punësuar në shoqëri duke marrë pagë prej saj. Përderisa të ardhurat e tij sigurohen nga shoqëria, kuptohet që ai do të tregojë vëmendje ndaj burimit të kësaj të ardhure dhe meqë në shumicën e rasteve shoqëritë (90% prej tyre) kontrollohen nga të huajt atëherë ai do ta ketë mirë me partnerin e huaj, pasi nga shteti nuk merr gjë. Nëse mirëkuptimi i palëve vendoset mbi këtë bazë interesi, ai vërtet mund të ndikojë pozitivisht në ecurinë e mirë të shoqërisë, por në disa raste mund ta dëmtojë atë (sidomos palën shqiptare më ortak shtetin). Është pra një konflikt interesash i lindur nga veshja e individit me dy funksione: si përfaqësues i shtetit, që do të mbrojë interesat e pronës shtetërore dhe si i punësuar që do të mbrojë interesat e shoqërisë. Edhe vet shteti është i veshur me dy funksione: si një organizim i gjithëfuqishëm, rregullator i lojës së tregut dhe ortak në një shoqëri, titull që duhet të japë po ato të drejta si çdo ortak tjetër privat. Për të dy këto subjekte (individ-shtet) është e vështirë të ndajë këto funksione. Përveç kësaj, shtrohet pyetja: Kush e përfaqëson këtë shtet? Në shkurt të 94 doli një vendim qeverie, i cili përcaktonte organet që nuk kanë patur nomenklatur ndërmarrje shoqërore si përfaqësues të shtetit. “Kjo,- vazhdon z. Paparisto-, i jepte një zgjidhje problemit. Por fatkeqësisht ajo nuk u zbatua dhe vazhdon të mos zbatohet”. Një faktor tjetër që ka lindur probleme në shoqëritë e përbashkëta është edhe dokumentacioni. Në shumicën e rasteve nuk mund të krijohet një shoqëri me më pak se 10 fleta, pasi në mungesë të përvojës duhet që çdo gjë të jetë e shkruar, dhe të përcaktohen qartë rregullat e lojës. Kur këto lihen difuze, do të vijë një moment ku interesat e partnerëve përplasen, (është çështje fitimi) dhe krijojnë probleme. Problemet kanë qenë të evitueshme nëse ka qenë e qartë që në fillim se çfarë kanë nënshkruar palët. Në të kundërt ato kanë përfunduar zyrave të gjykatave, të cilat falë eksperiencës dhe predispozicionit të tyre jo gjithmonë kanë ndihmuar në zgjidhjen e saktë dhe të shpejtë të problemit. Janë edhe mungesa e disa akteve ligjore e nënligjore që kanë përligjur këtë fakt. Shembull konkret mund të japim çështjen e dhurimit të tokës. Sipas ligjit ekzistues (toka nuk blihet dhe shitet). Kjo sigurisht nënkupton “nuk tjetërsohet”dhe aq më tepër “dhurohet”. Ky i fundit duke mos u pasqyruar qartë në ligj gjen shteg zbatimi, dhe bëhet burim problemesh dhe konfliktesh. Në ekonominë e tregut rregullat e lojës përcaktohen qartë dhe supervizioni kryhet nga organizma tepër të fuqishëm. Ndryshe ekonomia deformohet. Dhe është kjo dukuria që ndodh aktualisht si rezultat i këtij faktori të mësipërm. Zgjidhja më reale dhe pozitive është privatizimi i shpejtë i cili sapo ka hyrë në rrugën e zhvillimit të tij. Privatizimi sjell ndjenjën e përgjegjësisë dhe shmang divergjencat e lindura deri më tani. Shteti e tregoi veten se ishte pronari më i keq. Le të përcaktojë privati se si duhet të vendosë, për pronën dhe fitimin në një shoqëri qoftë kjo me kapital vendas apo të huaj.
Anila Denaj

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 1 minute
Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antar...

Para 2 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 1 minute

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 1 minute

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës
Para 2 minutash

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 8 minutash

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.