Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë blen 5.8 milionë Euro, ja me çfarë kursi

Aktualitet E enjte, 21 Tetor 2021 09:15
Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë blen 5.8 milionë Euro, ja me çfarë kursi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Banka e Shqipërisë zhvilloi këtë javë ankandin e radhës në programin vjetor të blerjeve të Euros në tregun valutor.

Sipas informacioneve nga tregu, në ankand u blenë gjithsej 5.8 milionë Euro, ndërsa ofertat e paraqitura nga pjesëmarrësit në ankand kishin shumën totale të 8.2 milionë Eurove. Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë Eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë 4.8 milionë Euro. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte mes 121.66 dhe 121.77 Lekëve.

Veç 4.8 milionë Eurove në raundin e parë, Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 1 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u realizuan me kursin mesatar të ponderuar të raundit të parë, prej 121.73 Lekësh. Shumat e blera në ankandin e fundit janë relativisht të ulëta krahasuar me ankandet e mëparshme dhe me mesataren e gjysmës së parë të vitit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për 6-mujorin 2021, Banka e Shqipërisë zhvilloi gjashtë ankande, në të cilat u blenë gjithsej 56.8 milionë Euro, me një mesatare të blerjeve prej rreth 9.5 milionë eurosh për ankand. Në ditët e fundit, Euro ka nisur të rifitojë terren kundrejt Lekut, pasi kishte shënuar një rënie jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Të mërkurë, Euro u rrit për të gjashtën ditë radhazi dhe u këmbye me 121.69 Lekë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas ekspertëve, vala e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimi i mallrave të importit mund të jetë një faktor që po krijon pritshmëri për rritje të kërkesës për Euro në treg. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë mund të ulë disi vlerën e blerjeve gjatë këtij tremujori, për të reduktuar presionet nënçmuese mbi kursin e këmbimit të Lekut. Deri në fund të vitit, janë planifikuar edhe tre ankande të tjera për blerje valute, një në muajin nëntor dhe dy në muajin dhjetor. Mbështetur në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, të marrë në dhjetor 2020, gjatë këtij viti parashikohen blerje në tregun valutor të një shume mes 60 dhe 120 milionë eurove.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore dhe nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit. Në fund të muajit gusht, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 4.1 miliardë Euro-ve, 1.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Qëllimi kryesor i mbajtjes së rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por edhe shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor, si edhe përmbushja e objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar./Monitor/

Etiketat e lidhura

ankandBanka e Shqiperisevalutë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.