Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arian Çani: Amerikanët arbitrojnë ndeshjen ballkanike

35 vite KOHA JONË E diel, 1 Nëntor 2020 18:56
Arian Çani: Amerikanët arbitrojnë ndeshjen ballkanike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 8 Janar 1995 në KOHA JONE)
Nga Arian Çani-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Fundjava e parë shqiptare e vitit 1995 u bë pritëse e diplomacisë së lartë amerikane. Zv/Sekretari i Shtetit për Europën dhe Kanadanë, z. Riçard Holbruk dha dje një konferencë shtypi në një nga mjediset e ambasadës amerikane. Vizita e tij në Tiranë është vazhdimi i menjëhershëm i dy kontakteve të tij të para me Ankaranë dhe Athinën. Udhëtimi i tij vazhdon sot për në Shkup ku do të zhvillohen negociatat e filluara tre ditë më parë. Sipas deklaratave të z. Holbruk dje pasdreke, ai zhvilloi një takim me Presidentin Shqiptar Sali Berisha. Zyrtari i lartë amerikan ka diskutuar me Berishën për problemet në Rajon dhe në veçanti, mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe shqiptaro-maqedonase. Në konferencën e tij për shtyp ai ndaloi në çështjen e katër aktivistëve të burgosur të OMONIA-s dhe theksoi se është i informuar në mënyrë të detajuar lidhur me këtë problem. Pyetjes se si e vlerëson diplomacia amerikane raportin Shqipëri-Greqi, ai iu përgjigj duke e inkuadruar këtë problem në marrëdhëniet që ka SHBA me një nga vendet anëtare të NATO-s siç është Greqia. “Fqinji jugor i Shqipërisë ka qenë dhe është aleat i gjatë i SHBA- pohoi z. Holbruk. Unë do të diskutoj me Presidentin tuaj mbi marrëdhëniet greko-shqiptare duke pasur parasysh mesazhin e Athinës e cila kërkon normalizimin sa më të shpejtë të këtyre marrëdhënieve”. Zv/Sekretari i Shtetit për Europën dhe Kanadanë, u ndal gjithashtu edhe në problemin qipriot duke thënë se negociatat vazhdojnë dhe priten rezultate. Për sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, z. Holbruk u shpreh se ka patur arritje të suksesshme duke u ndalur në tre pika kryesore: 25 milion dollarë në asistencë, zgjerimi në numër i korpusit të paqes dhe nënshkrimi javën e ardhshme i Traktatit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Zyrtari amerikan vlerësoi si pozitive riinstalimin e Atasheut grek në Tiranë dhe duke përfituar nga ky detaj i rëndësishëm, konsideroi si pozitive kontaktet për marrëveshje ushtarake. Duke u treguar i kujdesshëm në deklaratat e tij, ndoshta diplomati amerikan përcolli mesazhin se manovrat ushtarake trepalëshe shqiptaro-greko-amerikane, dikur të refuzuara mund të rikthehen në skenë. “Bosnja është një nga dështimet më të mëdha të diplomacisë Perëndimore”. Këto ishin fjalët e para që z.Holbruk deklaroi para gazetarëve të pranishëm, lidhur me luftën 4- vjeçare në ish-Jugosllavi. Ai u ndal në kontradiktat që ka pasur SHBA me grupin e kontaktit të përbërë nga Franca dhe Gjermania lidhur me heqjen e embargos nga Bosnja. “Megjithëse para disa kohësh, tentuam të vepronim të vetëm – thotë zyrtari i lartë amerikan – tashmë kemi vendosur të respektojmë veton e aleancës franko-gjermane si dhe rezolutat e këshillit të sigurimit. Z. Holbruk preferoi të mos bënte koment mbi problemin maqedonas pasi, siç tha ai, ende nuk kishte kontaktuar me Gligorovin në Shkup. Në lidhje me konfliktin ruso-çeçen, zv/sekretari i shtetit e shtriu përgjigjen e tij në linjën telefonike që lidh Klintonin me Jelsinin. Pas Konferencës së tij për shtyp e cila nuk zgjati më shumë se 15 minuta, zv/sekretari i shtetit për Evropën dhe Kanadanë falënderoi gazetarët për t’i lënë radhën takimit të tij me Presidentin Berisha. Në një interval të shkurtër kohor vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë kanë zëvendësuar njëra tjetrën. Ndërsa gjatë vitit 1994 shkëmbimet diplomatike shqiptaro-amerikane janë shtrirë kryesisht në kanale ushtarake, në këtë fillimviti ato po alternohen në tratativa politike. Me vrapin që kanë nisur qysh në ditët e para të Janarit, amerikanët duket se nuk dëshirojnë që të ketë më dështime. Me vizitën e tij të sotme në Maqedoni dhe negociatat që z.Holbruk ka parashikuar të kryejë më Gligorovin, ndoshta do të ketë zhvillime të reja në lidhje me problemin shqiptar në këtë Rajon. Interesimi që tregon diplomacia amerikane lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-greke, ndoshta do të çojë në ftohjen e një zone të nxehtë siç konsiderohet, aktualisht, treva e minoritet grek në Jug të Shqipërisë. Me sa duket qysh në ditët e para të vitit 1995, diplomacia amerikane kërkon të jetë gjithmonë e pranishme në zonat më të nxehta të kontinentit europian.
Arian Çani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 16 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 17 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 19 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 20 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.