Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arsyet e bojkotit politik të Clintonit nga kundërshtarët e Bashës

Aktualitet E martë, 4 Korrik 2023 17:56
Arsyet e bojkotit politik të Clintonit nga kundërshtarët e Bashës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Pata

Në grupin e personazheve politikë që morën pjesë s itë ftuar në takimin për nder të presidentit Clinton kishte një numër të rëndësishëm politikanësh që vijnë nga opozita. Dy presidentë të Republikës të zgjedhur nga opozita; si Bamir Topi e Alfred Moisiu, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, nënkryetari i Parlamentit i zgjedhur nga PD, Agron Gjekmarkaj, ish-kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj etj.

Ishte i gjithë trupi diplomatik i peshës së rëndë dhe asaj të lehtë në Tiranë. Cilësimi nga Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku e protokollit shtetëror si një “festë private e Ramës”, është një eufemizëm i sforcuar që nuk ngjit. Pasi Rama është kryeministër, e çdo event publik është i institucionit, pavarësisht nëse pëlqen apo jo ata që Kryeministria ka ftuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një ceremoni zakonisht shkohet për ngjarjen, e jo nëse është njëri apo tjetri. Deri dje nuk kanë lënë rast pa e goditur apo telendisur Bajram Begajn, e në momentin që ai nuk ishte prezent dje në pritjen për nder të Clinton, e quajtën president.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Eventi i Clintonit do të prodhonte politikë, e kjo dihej, madje ende pa folur ai e Edi Rama. Pasi nga fjalimet normalisht që do të kishte lajme politike për kronikën e ditës. Siç ishte mungesa e presidentit të Republikës, ku edhe pse stafi i Begajt hapi lajmin se është për arsye shëndetësore, kjo nuk ka ngjitur shumë. E janë mjaft të paqarta arsyet e mungesës së kreut të shtetit.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Me kalimin e ditëve, sipas gjasave do të mësohet më shumë. Ndërkaq, lajm ishte mos ftesa për Sali Berishën e Ilir Metën, një qëndrim i qartë i qeverisë, që sipas gjasave do të rrisë antagonizmin mes këtyre palëve.

Por lajmi tjetër ishte bojkoti nga Gazmend Bardhi-kryetar në detyrë i grupit parlamentar të PD-së dhe Jorida Tabakut, e cila është edhe drejtuese në komisionin parlamentar të integrimit europian.

Justifikimi i tyre, është thjesht një frazë “me la gojën”, pasi është qartësisht një bojkot politik i eventit.

Si Bardhi e si Tabaku, po kryejnë veprime të qarta, që pak kohë më parë nuk i kanë bërë. Madje kanë qenë ata që kanë marrë pjesë edhe së bashku me mazhorancën në takime e evente ndërkombëtare. Ishte një bojkot politik, duke afruar pozicionin, ose më mirë të themi duke ofruar një solidaritet me Sali Berishën e Ilir Metën.

Si Bardhi, ashtu edhe Tabaku, apo deputetët e tjerë të grupit të tyre, mund të kryejnë betejë të fortë në strukturat e PD-së der isa t’i konsumojnë të gjitha rrugët, e nëse nuk funksionon, atëherë ata mund të zgjedhin një rrugë tjetër politike. Qoftë, duke u afruar me foltoren, por mund ta bëjnë këtë, duke imponuar që Berisha dhe të tijtë të mbyllin diapazonin e qëndrimit politik anti-SHBA, i cili po kthehet në një rreth vicioz të së djathtës shqiptare.

Pozicioni anti-amerikan nuk ka asnjë kimi brenda elektoratit të opozitës. Të vetmit që janë zemëruar me të gjithë zyrtarët e SHBA janë ithtarët personal të Sali Berishës, që nuk janë elektorat por një grup, që do t’i mbeten gjithmonë besnikë e të inspiruar prej tij.

Por bojkoti politik i Bill Clinton, është qëndrim i fortë i Gaz Bardhit, i cili është kryetar i grupit parlamentar të PD-së zyrtarisht. Natyrisht ai u përpoq të mos e konfondonte me aktin zyrtar, duke përcjellë foto në ambasadën e SHBA, ndërkohë që Bill Clinton është një qytetar privat, edhe pse ish-president dhe me influencë politike. Por braktisja e këtij takimi nga dy drejtuesit e PD-së që tashmë janë larguar nga partia, është një akt politik që kanë dashur të identifikohen. Kur kanë me qindra raste, qoftë duke sulmuar Edi Ramën apo qeverinë në Parlament. Pra bëhen më agresiv.

Ai bojkot, është bërë vetëm për të tërhequr vëmendjen e Berishës, që t’i afrojë në foltore, e t’i kandidojë në 2025-n. Për të formuar një grup politik dukshëm të inatosur, të mërzitur dhe kundër qëndrimeve të SHBA. Pra një parti anti-amerikane në logjikën politike.

Etiketat e lidhura

Bill Clinton
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.