Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arta Marku: Një radio që flet shqip natën

35 vite KOHA JONË E enjte, 22 Tetor 2020 20:39
Arta Marku: Një radio që flet shqip natën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 14 Korrik 1994 në KOHA JONE)
Nga Arta Marku-

Me gjithë avantazhin e figurës TV mbetet dukshëm prapa radios. E ndodhur prej kohësh në rrugën e transformimit ( padyshim meritë kjo e punonjësve të saj) radio shënon tashmë në cdo emision të ri një hap cilësor me tendencë për t’u shkëputur prej tabuve, prej sloganeve, prej rregullave të ngurta dhe detyrimeve për të mos dalë përtej kufijve të ngushtë frymëmarrës. Së fundi një emision i konceptuar në një formë dhe përmbajtje krejtësisht të re, probleme jo të trajtuara analitikisht, por thjesht të dhëna në mënyrë informative, por jo vetëm për këtë është i vecantë. Një radio që flet natën shqip: ky është qëllimi kryesor i grupit të punës që mundësoi “Heshtje-jo”. Fillimisht një ide e Krastës, e cila u përkrah nga ata të cilët s’mund të bëhej realitet, u konkretizua në një emision të fundjavave, prej 9 orësh që do të shoqëronte të shtunat e Verës, ose më saktë një cikël radiofonik prej 12 emisionesh. Do të jenë 12 jo vetëm për të përmbushur një supersticion të ideatorit (këtë herë Krasta krahas prezantimit të rubrikave të vecanta të tij të paracaktuara në skenar bën edhe regjisorin) por edhe sepse u mendua si një cikël eksperimental rezultati përfundimtar i të cilit do të inkurajonte apo jo për më pas.
Janë 7: Adrian Krasta, Sokol Bllaca, Mimoza Picarri, Ermenita Stafa, Enkel Demi, Alma Sulaj dhe Aldon Lipe që komunikojnë me dëgjuesin nëpërmjet zërit të tyre, muzikës, nëpërmjet rubrikave të përgatitura nga ata vetë, të cilat nga e shtuna në të shtunë ndryshojnë për të mos u bërë monotone, për të mos rënë në përsëritje, për të pasur në fund të fundit vetëm kështu dëgjuesin gjithmonë me vete. Dhe ata e ndjejnë të arritur këtë dhe të entuziazmuar tregojnë për telefonatat që tashmë prenotohen duke filluar prej orës 8.30, gjysëm ore përpara se radio të ketë transmetuar siglën e hapjes.
Disa rubrika bazë që përbëjnë dhe boshtin e këtyre emisioneve janë pa asnjë dyshim të trajtuara me art dhe profesionalizëm gazetaresk, rrjedhojë e një pune të nisur faktikisht që në fillim të muajit Prill.
Anketa përmbledh 12 pyetje.
-Kujt i takon prioriteti Radios apo TV?
-A ju pëlqen jeta e natës?
-A duhet të hapen shtëpitë publike në Shqipëri?
-A duhet të praktikohet dënimi me vdekje etj.; (një për cdo emision), përreth të cilave prononcohen njerëz të ndryshëm.
Dhe këto nuk mund në asnjë mënyrë të konsiderohen sekondare, aq më pak të neglizhueshme qoftë edhe kur është fjala për të kërkuar mendimin mbi hapjen e shtëpive publike. ( Ndonjë vërejtje në këtë rast qoftë edhe nëpërmjet shtypit është e pavend). Padyshim nuk mund të hyjë në pjesën artistike të këtij emisioni, por ashtu si edhe Dëshmia (rubrikë ku flitet për probleme mjaft të mprehta nga vetë të atakuarit: plagosja e një polici, vajza e përdhunuar flet për vdekjen e saj, intervistë me Ambasadorin e Bosnjes, dhunimi i varrezave etj.) përbëjnë momente të realizimit, në formën më të plotë të qëllimit të iniciatorëve, shprehjen e gazetarisë profesionaliste. E padyshim këto duhet të shoqërohen nga të tjera fragmente më clodhëse sic mund të jetë loja e shpirtit binjak që është menduar me humor, telefonat e natyrisht muzika. Ndërkohë nga e shtuna në të shtunë emisionet gjithnjë mbi të njëjtin bosht freskohen me dicka të re. Love Story e filluar vetëm dy javë më parë, mëse e pranueshme nga dëgjuesit e natës, ka pasur një efekt mjaft pozitiv të paparashikuar. Një histori dashurie drejt shkatërrimit është rigjeneruar. Surpriza e të shtunës që vjen është një rubrikë mjaft problematike. Një vajzë që ikën nga shtëpia dhe radio krijon mundësinë e një tryeze për diskutim…
Por cdo gjë që është problematike, normalisht e lodhshme për orët e vona të natës, nuk është absolutisht e tillë. Zgjidhjen e kanë gjetur tek minutazhi i artë. Rubrikat zgjasin jo më shumë se 5-6 minuta. Shumë informacion dhe pak ose aspak koment, por edhe informacionet serviren në mënyrë të tillë që të mos lindë nevoja e komentit. Një spektakël radio-fonik që i justifikon 9 orët në dispozicion me gjithë ndonjë rënie ngritje për të cilën ka gjithmonë një justifikim, me gjithë ndonjë ekzagjerim, apo kapërcim kufijsh të padëshiruar. Tërheqës sepse është i vecantë, sepse është origjinal, sepse është i konceptuar në një mënyrë të re, sepse është i drejtpërdrejtë dhe i lirshëm, sepse është profesional, sepse drejtohet nga një grup pune që nuk e njeh mosmirkuptimin, sepse ata të gjithë kënaqësinë e shohin tek suksesi i programit, me gjithë mungesën absolute të ndonjë përfitimi material.
Tepër impulsiv, lëvizin, të kujdesshëm për të ruajtur anonimatin e pjesmarrësve në lojë, për të zëvendësuar njëri tjetrin me mikrofon, për të siguruar lidhjen me të ftuarit në studio apo nëpërmjet telefonit. Dhe si përfundim entuziazmohen nga konkuruesit apo telefonuesit kur ndjejnë se edhe këta të fundit kanë ndihmuar sadopak në mbarëvajtjen e emisionit.
E ndërsa emisioni vijon drejt fundit të tij organizatorët e vërejnë në rritje interesin e dëgjuesit. “Këtë e vëmë re thotë – operatori i zërit S.Bllaca që drejton për 9 orë në pultin e komandimit – nga telefonatat që i kemi nga e gjithë Shqipëria gjatë gjithë vijueshmërisë së emisionit dhe nga letrat që na vijnë në Redaksi”. – “Të sinqerta dhe absolutisht hipokrite”, – sipas regjisorit Krasta. Dhe pikërisht kjo do të thotë se është realizuar qëllimi i këtij emisioni të vetëm që flet shqip natën.
Arta Marku

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 26 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 10 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 17 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 20 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 25 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.