Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artur Kurti, lideri i risive në Kuçovë e ktheu qytetin në shtëpinë e të gjithë qytetarëve

Aktualitet E shtunë, 30 Gusht 2025 20:28
Artur Kurti, lideri i risive në Kuçovë e ktheu qytetin në shtëpinë e të gjithë qytetarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkruar nga: Kejsi Demiraj

Në rrugët e ngushta dhe pallatet e Kucovës, ku industrinë e naftës e shoqëronte një frymë intelektuale e rrallë, u rrit Artur Kurti. Babai i tij, mësues dhe më pas drejtor i shkollës së mesme të naftës, dhe nëna, financiere dhe drejtoreshë banke, i siguruan një ambient ku mbizotëronte etja për dije dhe disiplina. Qyteti i vogël, por i pasur me njerëz të shquar, ishte për Arturin shkolla e parë e jetës së tij: aty ndërtoi marrëdhënie me komunitetin, mësoi për rëndësinë e punës dhe të komunikimit, dhe zhvilloi aftësi të cilat do ta shoqëronin më vonë në karrierën e tij dhe do të ishin pikat e forta në kryerjen e detyrave që pasuan.

Mund t'ju interesojë

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Para 7 orësh
Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Para 8 orësh
Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Para 8 orësh

Fëmijëria e tij nuk ishte e thjeshtë, por e pasur me përvoja, nga të cilat mundi të nxirrte më të mirat. Në pallatet e qytetit, ku bashkëjetonin familje nga gjithë Shqipëria, ai mësoi të dallojë drejtësinë dhe solidaritetin. Ky kombinim i njohurive të hershme dhe përvojës praktike do ta bënte Artur Kurtin një nga figurat më të respektuara në qeverisjen vendore.

Pas mbarimit të shkollës së mesme për mekanikë dhe dy viteve punë si axhustator në industrinë e naftës, ai ndoqi studimet e larta në ekonomi industriale. Përvoja e tij profesionale dhe reputacioni i fituar në uzinë, komunikimi me njerëzit qofshin ata të majtë apo të djathtë, si dhe qasja pragmatiste e bënë atë një figurë të njohur dhe të respektuar në qytet.

Në vitin 1996, Artur Kurti mori drejtimin e bashkisë së Kucovës në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Pushteti qendror dhe strukturat shtetërore ushtronin presion të madh mbi opozitën, duke përdorur të gjitha instrumentet e shtetit. Megjithatë, avantazhi i tij qëndronte në përfaqësimin e një komuniteti të vogël opozitar dhe në mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë, përfshirë ambasadën amerikane dhe projektet e financuara nga USAID.

Artur Kurti mori pjesë në trajnimet në Amerikë dhe u bë zëvendëspresident i Shoqatës së Bashkive, duke përfaqësuar opozitën në delegacione ndërkombëtare. Pjesëmarrja në projektet ndërkombëtare i dha aftësi dhe njohuri për menaxhimin publik, për strategjitë zhvillimore dhe për bashkëpunimin me donatorët. Një nga momentet kyçe ishte kur ambasadorja Marisa Lino dhe drejtoresha e USAID-it, Dianna Blane, e ftuan në bashkinë e Beratit dhe e përfshinë në projektet ndërkombëtare, duke e bërë Kurtin të vetmin përfaqësues të një bashkie të majtë mes bashkive të djathta.

Mandati i parë i Kurtit shënoi një hap të rëndësishëm në historinë e qeverisjes vendore në Shqipëri. Ai ishte kryetari i parë që përdori Komisionin Qytetar, një trup i përbërë nga qytetarë me profil të lartë dhe grupe interesi, pa marrë parasysh bindjet politike. Ky model ofroi transparencë, përfshirje dhe një mënyrë të re menaxhimi të buxhetit dhe të investimeve në qytet.

Në këto komisione, përveç qytetarëve të zakonshëm, bënin pjesë specialistë të tatimeve, përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian, inxhinierë nafte dhe gra të shquara në komunitet. Strategjia e zhvillimit ekonomik të qytetit, bashkë me programet njëvjeçare dhe trevjeçare buxhetore, realizuan 28 projekte infrastrukturore nga 36 të parashikuara. Rezultatet e para konkrete e të prekshme të kësaj strategjie ishin ndërtimi i rrugëve, kopshteve, qendrave shëndetësore dhe parqeve. Një nga realizimet më të mëdha ishte modernizimi i ujësjellësit, që garantoi furnizim të vazhdueshëm me ujë, arritje shumë e madhe për vitet që flasim dhe një element shumë thelbësor në ndryshimin e jetës së qytetarëve.

Sfida më e madhe me të cilën u përball kreu i pushtetit vendor asokohe ishte kriza e vitit 1997. Pas trazirave dhe pa sigurinë e shtetit, Kurti mbajti situatën nën kontroll. Ai organizoi shpëtimin, menaxhimin e ujësjellësit dhe ndihmën për qytetarët dhe familjet që vinin nga Kosova. Për një qytet me 30 mijë banorë, ardhja e 3000 shqiptarëve të Kosovës ishte një sfidë e jashtëzakonshme, por ai së bashku me ekipin në krye të bashkisë së Kuçovës ia dolën të menaxhonin situatën me aftësi dhe qetësi.

Kurti ka qenë gjithmonë i afërt me qytetarët. Ai ecte gjithmonë me këmbë, ulej të pinte kafe me njerëzit dhe dëgjonte shqetësimet e tyre. Për çdo problem, siguronte një zgjidhje konkrete. Ky model i qeverisjes transparente, ku qytetari vendoste dhe komisionet qytetare hartonin buxhetin dhe strategjinë, ishte një nga inovacionet më të rëndësishme të kohës së tij.

Ai krijoi standardin e parë të shërbimeve publike: ndriçim, gjelbërim, pastrim dhe menaxhim ujësjellësi, të cilat në një zonë provinciale si Kuçova, deri në atë kohë mund të tingëllonin utpoike dhe jashtë realitetit. Për Kurtin, qeverisja nuk është thjesht një detyrë administrative, por një art që kërkon përkushtim, vizion dhe integritet.

Këtë e dëshmon edhe tërheqja e tij elegante në çastin kur mendoi se në detyrën që e kishte kryer për katër mandate, tashmë duhet ta provonte veten dikush me një frymë të re. “Njeriu arrin një kulm dhe duhet të kuptojë se kur duhet të lëvizë. Unë i kisha bërë të gjitha gjërat që mund të bëja për Kuçovën”, rrëfen ai me një dinjitet për t’u admiruar.

Pas përfundimit të mandatit të katërt, Kurti u fokusua në menaxhimin publik dhe në projektet e qeverisjes vendore pranë UNDP, ku punon prej 14 vjetësh si ekspert. Ai ka kontribuar në Reformën Territoriale Administrative dhe përmes përvojës së tij të sukesshme ka këshilluar kryetarë bashkish në mbarë vendin.

Edhe pse jeton në Tiranë, lidhja e tij me Kucovën mbetet e fortë: viziton qytetin një herë në muaj për arsye familjare dhe për të takuar miq të vjetër, duke ruajtur nostalgjinë dhe kujtimet e punës për qytetin. “Vij me nënën time 92- vjeçare në varreza. Kemi lënë babanë atje, e kemi lënë me qëllim që të kthehemi.”

Tashmë që nuk është më pjesë aktive e drejtimit të Kuçovës dhe e shikon situatën me një sy pak më të ftohtë, por gjithmonë si pjesë e komunitetit ku u rrit dhe ku dha kontributin e tij të vyer për shumë vite, mendimi i tij mbetet gjithmonë me vlerë. Kurti beson se investimet dhe reforma territoriale mund të rikthejnë vlerat në qytetet e vogla. Ai e sheh potencialin në zonën midis Kucovës dhe Elbasanit, ku burimet natyrore dhe infrastruktura mund të sjellin zhvillim ekonomik. Ai thekson gjithmonë se qeverisja duhet të përqendrohet te qytetari dhe te objektivat strategjikë, jo tek interesat personalë.

Artur Kurti mbetet një shembull i një udhëheqësi që kombinon vizionin, aftësitë profesionale dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Nëse do t’i kërkohej një përkufizim, për të qeverisja është mbi të gjitha një mision që kërkon integritet, transparencë dhe vendimmarrje të qartë. Ai ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kuçovës dhe më gjerë në atë të qeverisjes vendore shqiptare, duke treguar se një lider mund të bëjë ndryshimin kur ka vizion, guxim dhe lidhje të fortë me qytetarin dhe gjithë përvojën dhe kontaktet që ka i vendos në shërbim të tyre.

Etiketat e lidhura

Artur KurtiKejsi Demiraj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 8 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 8 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 14 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

4 Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me maska të protestës!
Para 9 orësh

Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me...

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.