Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon me shumicë dërrmuese armëpushim në Gazë. Si ka votuar Shqipëria

Aktualitet E mërkurë, 13 Dhjetor 2023 11:05
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon me shumicë dërrmuese armëpushim në Gazë. Si ka votuar Shqipëria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese të martën për të kërkuar një armëpushim humanitar në Gazë, në një tregues të fuqishëm të mbështetjes globale për përfundimin e luftës Izrael-Hamas. Votimi në organizatën botërore me 193 anëtarë ishte 153 pro armëpushimit, 10 kundër dhe 23 abstenime. Mes vendeve që kërkuar armëpushim është edhe Shqipëria. Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, tetë vende të tjera e kundërshtuan rezolutën: Austria, Çekia, Guatemala, Liberia, Mikronezia, Nauru, Papua Guinea e Re dhe Paraguaj.

Mbështetja për një rezolutë për armëpushim ishte më e lartë sesa ajo për një rezolutë më 27 tetor që bënte thirrje për një “armëpushim humanitar” ku votimi ishte 120-14 me 45 abstenime. Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të premten ku kërkohej një armëpushim humanitar, vendet arabe dhe myslimane kërkuan një seancë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh për të votuar për një rezolutë ku kërkohet e njëjta gjë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk kanë fuqi detyruese. Megjithatë edhe mesazhet e asamblesë “janë shumë të rëndësishme” dhe pasqyrojnë opinionin botëror, tha të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. Votimi i Asamblesë së Përgjithshme pasqyron izolimin në rritje të Shteteve të Bashkuara në refuzimin për t’iu bashkuar kërkesave për një armëpushim. SHBA dhe Izraeli thonë se një armëpushim i plotë do të ndihmonte vetëm Hamasin.
Megjithëse votën kundër armëpushimit nga Uashingtoni, Presidenti Joe Biden përdori të martën një gjuhë më të ashpër se zakonisht ndaj Izraelit duke thënë se po humbiste mbështetjen ndërkombëtare për shkak të “bombardimeve pa dallim” në Gazë. Riyad Mansour, ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara tha para votimit se një votë nga Kombet e Bashkuara, qoftë nga Këshilli i Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme, duhet të shihet si detyruese. “Dhe Izraeli duhet t’i përmbahet, dhe ata që kanë mbështetur Izraelin deri tani duhet ta shikojnë në këtë këndvështrim, dhe rrjedhimisht të veprojnë në përputhje me rrethanat,” tha zoti Mansour.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në rezolutë shprehet “shqetësim i madh për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës dhe vuajtjet e popullatës civile palestineze” dhe thuhet se palestinezët dhe izraelitët duhet të mbrohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Aty gjithashtu thuhet se të gjitha palët duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare, “veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve” dhe bëhet thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e qasjes humanitare”.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 4 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh

Por rezoluta nuk e përmend Hamasin, militantët e të cilit vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen rreth 240 të tjerë në sulmin e 7 tetorit për shkak të të cilit nisi lufta. SHBA propozoi një amendament për të shtuar një paragraf se asambleja “refuzon dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi”. Një amendament i dytë i propozuar nga Austria propozonte që të shtohej një paragraf ku të thuhej se pengjet “po mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera” dhe duhet të lirohen “menjëherë”. Të dyja amendamentet u hodhën poshtë./VOA

Etiketat e lidhura

armëpushimGazëokb
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.