Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 14:19 Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”! Nga Agron Gjekmarkaj Babua erdhi si Çiçikovi në asamble, me një pyetje që i rëndonte në kokë si çekan: nëse njeriu mund të jetë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Atentati ndaj ish-prokurorit, Valteri përplaset me avokatin e Dërvishajt në GJKKO: Ja kush mi dha pamjet filmike

Aktualitet E premte, 27 Qershor 2025 14:51
Atentati ndaj ish-prokurorit, Valteri përplaset me avokatin e Dërvishajt në GJKKO: Ja kush mi dha pamjet filmike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti Halit Valteri dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme, në çështjen e ngritur ndaj Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçes, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, sot deputet i zgjedhur në 11 maj i PD-së.

Valteri ka thënë para të pranishmëve se ishte i ati i shoferit të vrarë të Arjan Ndojës, Genci Maloku, i cili i kishte dhënë pamjet e kamerave që dispononte, për të bërë të mundur zbardhjen e atentatit ku mbeti i vdekur djali i tij. Kjo ka bërë sipas Valterit, që ai të ngrinte zërin në Parlament lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë lidhur me përmendjen e emrit të Plarent Dervishajt në seancën plenare, Valteri tha se ishte kontaktuar më pas në mënyrë miqësore nga Ramazan Raja, i cili i kishte thënë se po i binte në qafë ‘Lentit të Durrësit’. Avokati i Dervishajt kërkoi që të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, pasi sipas tij, ata pretendonin që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pjesë nga diskutimi:

Prokurori: Mund të na thoni çfarë funskioni keni patur gjatë 2019-2020?

Valteri: Kam qenë deputet.

Prokurori: E njihni Genc Malokun?

Valteri: E njoh pasi e kam njohur pak dite pasi ka ndërruar jetë djali i tij. Unë isha deputeti i Kuvendit, isha aktiv kundër qeverisë. Atë ditë më ka ardhur shtetatsi Genci Maloku dhe me ka thënë ‘më kanë vrarë djalin dhe kam video. Mua më erdhi keq dhe si deputet u mora me këtë çështje duke e shfrytëzuar politikisht. Ai më dha një tablet ku shihen 2 persona njëri me kapele, tjetri pa kapele. Ishte regjistrim i pamjeve filmike, pasi e tegova në Parlament ja ktheva tabletin Genc Malokut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prokurori: Tha gjë babai pse s’tregohet ngjarja?

Valteri: Babai i djalit më tha që vetëm po u dëgjua në Parlament do zbardhet ngjarja. Emrat e personave s’më kujtohen.

Mund t'ju interesojë

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Para 1 ore
Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon...

Para 2 orësh
Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Para 3 orësh

Prokurori: Ke përmendur në interpelancë.

Valteri: Po kam përmendur disa emra pa i ditur kush janë, pra kam folur në emër të Genci Malokut. Është vrarë shoferi i një prokurori të shtetit. Emra nuk mbaj mend, vetëm po të shoh dëshminë. Më ka telefonuar Ramazan Rraja, e kam mik prej gjimnazi, më ka folur në mënyrë miqësore, më ka thënë ‘pse e ke përmendur emrin e Plaurent Dervishajt, me Lentin më tha. I thashë që ‘s’më ka lidhur jeta me të as nuk e njoh, por vetëm çfarë më ka thënë babai i viktimës’. Njëherë tjetër e kam takuar babain e viktimës dhe më tha që pas interpelancës me ministrin do të zbardhet ngjarja.

Avokati Ilia Ilia: Kush ishte indicia që u takuat me babain e viktimës?

Valteri: Erdhi më takoi vetë, më qau hallin si qytetar.

Avokati Ilia Ilia: E njeh Arjan Ndojan?

Valteri: E njoh nga TV, si avokat si prokuror nuk kam ndonjë njohje familjare me të. Shtetasin Arjan Ndoja e njoh si personazh jo që kam patur ndonjë bisedë ose takim më përpara.

Ilia Ilia: A keni trajtuar në interpelanca të tjera situata të tjera, me atentatin e dyshuar si të organizuar nga klienti im, pasi është i vetmi atentat i filmuar dhe pa autor.

Valteri: Jo.

Avokati Ilia Ilia: A ke bieduar me shtetasin Sandër Lleshaj?

Valteri: E kam përdorur për çështje politike për të rritur statusin tim si deputet i opozitës.

Plaurent Dervishaj: Dëgjova nga dëshmitari që ka thënë ‘nuk ju lë Lenti i Durrësit’. Para se të dalësh në interpelancë ke dëgjuëar për emrin tim çfarë përfaqësoj?

Valteri: Jo s’kam dëgjuar, për çfarë ju përfaqësoni, pas bisedës me Ramazan Rrajën nuk kam folur më pasi ai më ka thënë që po i bie në qafë. I kam shpjeguar se nuk kam patur asgjë personale.

Julian: Sa herë e keni parë videon?

Valteri: Atë ditë që ma dha Genci Maloku dhe njëherë para senacës plenare.

Julian: Ju bindeni vetëm me 2 herë të parë një video?

Valteri: Unë nuk jam prokuror, as ekspert kriminalistike, por fjalimi im ka qenë në të mirë të qytetarit, si deputet ku zëri i qytetarit të dëgjohet në Kuvend.

Avokati Ilia: Kërkoj të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, ku ne pretendojmë që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj. E njëjta kërkesë u kërkua dhe nga Prokuroria.

Etiketat e lidhura

Halit ValteriPlarent Dervishajt
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Para 23 minutash

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete: 309 vota pro, 190 kundër reformës së Dobrindt
Para 39 minutash

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete: 309 vota pro, 190 kundër reformës së Dobrindt

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?
Para 1 ore

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave
Para 1 ore

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 17 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 21 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 8 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.