
Atmosfera festive për 113-vjetorin e Pavarësisë, vijon këtë mbrëmje edhe në qytetin e Fierit. Dhjetëra qytetarë me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke iu bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.
