Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Balla bashkëbisedim me shqiptarët në Diasporë: Shërbimet konsullore do të ofrohen online

Aktualitet E premte, 10 Janar 2025 20:53
Balla bashkëbisedim me shqiptarët në Diasporë: Shërbimet konsullore do të ofrohen online
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

rejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot bisedën e dytë të ciklit të bashkëbisedimeve “Krenar për Shqipërinë”, e cila iu dedikua shqiptarëve të suksesshëm që vendosin të kthehen në atdhe dhe të sjellin eksperiencën dhe investimet e tyre. Nga Shkodra, Klodjana Serraj, eksperte marketingu e sapokthyer në Shqipëri pas një eksperience pune në Europë dhe Azi, Rrolf Rexhaj, ekspert i teknologjisë së informacionit, që ka sjellë idetë e tij novatore për t’i shërbyer qytetit të lindjes dhe Eri Hasani, sipërmarrës nga Tropoja me eksperiencë në fushën e sigurisë teknologjike të fituar në Londër dhe që ka investuar edhe në një kompani për mbrojtjen fizike në Shqipëri, rrëfyen në këtë episod si e arritën suksesin dhe pse po u rikthehen sërish “rrënjëve” të tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të ftuarit folën për vështirësitë e hapjes së biznesit duke përmendur burokracitë dhe sportelet, gjë që sipas Ballës është përmirësuar me sistemin e-Albania dhe Shqipëria tashmë është në krye të vendeve për numrin e shërbimeve të ofruara online. “Sfida që kemi nisur është ofrimi i shërbimeve konsullore online. Porosia e kryeministrit Rama është që gjatë vitit 2025 ne të mundësojmë që të gjitha shërbimet konsullore të ofrohen online”, tha Balla. Të tre të rinjtë bien dakord se Shqipëria ka ndryshuar për mirë dekadën e fundit duke projektuar për rrjedhojë edhe një të ardhme të mirë, ndërsa treguan edhe për vështirësitë e jetës në emigracion, çmimet e larta të qirave që të vënë në vështirësi edhe pse rrogat janë më të larta se në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 6 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 7 orësh

“E vërteta e pakundërshtueshme është fakti që në Shqipëri është rritur konsumi dhe në këtë aspekt dua t’ju jap një element që është shumë domethënës. Matësi më i mirë i ekonomisë është GDP dhe në Shqipëri nga viti 2013, viti i fundit kur u qeveris nga ata që ju e dini por që s’ia vlen t’i kujtoni më, Shqipëria në këto 11 vite e ka trefishuar Prodhimin e Brendshëm Bruto. Nuk gjen një vend tjetër në rajon që ta ketë trefishuar indikatorin më të rëndësishëm të ekonomisë në një kohë kaq të shkurtër. Ishte virale një video me vendet më të varfra në botë këto ditë. Shqipëria 10 vite më parë ishte në krye të listës. Dhe tani Shqipëria pothuajse ka ikur nga ajo listë. Nuk po them që nuk ka familje apo njerëz që përballen me vështirësitë e varfërisë, por na duhet të jemi më solidarë me njëri-tjetrin. Unë jam krenar që bëj pjesë në një forcë politike që përkujdesjen, solidaritetin social e ka gur themeli të saj dhe do donim të rrisnim shumë më shumë pensionet, bonusin ta kishim më të madh, por mos harroni që kjo është fuqia e ekonomisë sonë sot. Ndaj duam që këtë rritje të ekonomisë sonë falë edhe turizmit, përfitimet, t’i bëjmë më gjithëpërfshirëse, pra efektet t’i ndjejnë ata që vuajnë më shumë, ndaj qeveria sapo krijon të ardhura mundohet t’i ndajë për pensionistët,” u tha Balla bashkëbiseduesve të cilët treguan edhe koston e lartë të jetesës në vendet ku punojnë krahasuar me Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesa e fundit e bashkëbisedimit iu dedikua zhvillimit historik, pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet e 11 majit. “Si mund të votojmë?” ishte pyetja e emigrantit nga Londra, Eri Hasani, duke u sqaruar më pas nga Balla për hyrjen në aplikacionin apo faqen e KQZ në internet ku gjen platformën PER, ku ngarkohen dokumentet si pasaporta apo karta e identitetit dhe kontratat e qirasë, e energjisë, apo ujit që vërteton vendbanimin. Në adresë më pas vjen fleta e votimit me zarf nga KQZ dhe duhet që të postohet sa më parë drejt Shqipërisë, pasi afati i fundit për t’u pranuar është ora 19:00 e datës së zgjedhjeve 11 maj 2025.

Balla uroi që me bashkëpunimin e opozitës, Shqipëria ta ketë zgjidhur edhe elementin e pagesës së postës së kthimit për zarfin me votë, nga qeveria shqiptare. Pyetjes se për kë duhet të votonte që i bëri një nga të rinjtë me banim në Londër, Eri Hasani, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën iu përgjigj me humor se kjo ishte një pyetje shumë e vështirë.

“Unë besoj që ti duhet të votosh për ata që kanë treguar se dinë të punojnë për Shqipërinë, dinë të sjellin ndryshim në Shqipëri dhe e vërteta është që Edi Rama, ekipi i Partisë Socialiste, programi i Partisë Socialiste, janë ekipi i vetëm që meritojnë që diaspora, sikurse dhe shumica e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri do të bëjnë, ta investojnë votën e tyre te ne, te Partia Socialiste e Shqipërisë,” deklaroi Taulant Balla, në mbyllje të këtij bashkëbisedimi, duke i bërë thirrje diasporës shqiptare që t’i dedikojë 10 minuta votimit duke bërë detyrën e vet në këtë proces historik.

Etiketat e lidhura

Balladiaspora
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.