Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 10:19 Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se koordinimi konstruktiv mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ballkani nën stuhi reshjesh: Të vdekur në Bosnje

Aktualitet E shtunë, 5 Tetor 2024 09:48
Ballkani nën stuhi reshjesh: Të vdekur në Bosnje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Stuhi reshjesh kanë goditur Ballkanin Perëndimor e priten të vazhdojnë edhe në fundjavë. Si pasojë e shirave e rrëshqitjeve të dheut në Bosnje-Hercegovinë ka pasur mjaft të vdekur. Edhe në Vlorë pati përmbytje.

Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përmbytën rrugët dhe ndërtesat në mjaft vende në Ballkanin Perëndimor. Situata më e rëndë është në Bosnje-Hercegovinë.  Të paktën 16 vetë kanë vdekur nga përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje-Hercegovinë. Autoritetet lokale dhe Zyra për Mbrojtjen Civile thonë se numri i saktë i viktimave ende nuk dihet dhe se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka gjasa të rritet. Në Bosnje-Hercegovinë më i prekur është një rajon malor rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit. Trupat pa jetë u gjetën në rajonin malor të Jabllanicës, i cili gjendet 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës. Në fotografitë e botuara në mediat lokale duket se prej rrëshqitjeve të dheu u mbuluan mjaft ndërtesa. Nga një xhami dukej vetëm minarja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Situata është shumë serioze, shumë njerëz nuk mund të largohen nga banesat”, shkroi kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Nermin Niksic në platformën X. Sipas zëdhënësit të qarkut, Darko Jukan, qyteti i Jabllanicës, me një popullsi prej 4,000 banorësh, nuk ka për momentin asnjë lidhje me botën.Qeveria në Bosnje-Hercegovinë krijoi një shtab krize dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe në Shqipëri situata në disa qytete u përkeqësua ditën e djeshme brenda pak minutash. Situata më e rënduar është në Vlorë ku u përmbytën disa lagje, disa rrugë e kryqëzime janë ende të bllokuara. Probleme ka edhe në rrugën lidhëse të autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken.

Mund t'ju interesojë

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për p...

Para 4 minutash
Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, gjenden sende të ndaluara

Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, gjenden sende të ndaluara

Para 17 minutash
Trump nga samiti me Xi dhe Putinin: “Po bëjmë histori”, thirrje për uljen e armëve bërthamore

Trump nga samiti me Xi dhe Putinin: “Po bëjmë histori”, thirrje për uljen e armëve bërt...

Para 24 minutash

Edhe në Bosnje-Hercegovinë ka probleme me rrugët e bllokuara. Aldin Brasnjic, drejtues i Zyrës për Mbrojtjen Civile të federatës boshnjako-kroate, tha se ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur të depërtojnë në disa fshatra për shkak të rrugëve të bllokuara. Ai tha se shirat që parashikohen gjatë fundjavës do t’i vështirësojnë përpjekjet e tyre edhe më tej.

Edhe në qytetin Kiseljak, rreth 20 kilometra nga Sarajeva, janë nën ujë shumë shtëpi, kopshte dhe makina, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Ndërkohë edhe Kroacia lëshoi ​​një paralajmërim për përmbytje për qytetin bregdetar të Rijekës dhe zonat e brendshme të vendit.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimet klimatike po i rrisin gjasat, intensitetin dhe kohëzgjatjen e ngjarjeve ekstreme të motit si shirat e rrëmbyeshëm.

(AFP, AP, Beta, dpa, Reuters)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare
Para 4 minutash

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare

GTA VI del pas 13 vitesh, mbi 17 milionë kopje të shitura dhe vlerësim 99 nga Metacritic
Para 6 minutash

GTA VI del pas 13 vitesh, mbi 17 milionë kopje të shitura dhe vlerësim 99 nga Metacritic

Gazetari kapet “mat” duke përdorur ChatGPT për t’i bërë pyetje trajnerit të Argjentinës pas fitores 7-0
Para 11 minutash

Gazetari kapet “mat” duke përdorur ChatGPT për t’i bërë pyetje trajnerit të Argjentinës pas fitores 7-0

Islami pritet të tejkalojë Krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035
Para 16 minutash

Islami pritet të tejkalojë Krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 18 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 12 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
18 Nëntor 2026, 10:15

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 18 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.