Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Balluku: Modernizojmë teknologjinë, rritet cilësia e furnizimit me energji

Aktualitet E enjte, 3 Tetor 2019 14:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në nënstacionin elektrik 110 kv të Kajanit, në bashkinë e Belshit, është drejt përfundimit investimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rikonstruksionin e plotë të këtij nënstacioni duke implementuar aty teknologjinë më të fundit. 1 milion euro është vlera e këtij investimi që do të bëjë të mundur rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Projekti parashikon demontimin dhe rikonstruksionin e impiantit 110 kv, i cili lidhet me dy linjat e transmetimit, atë të Cërrikut dhe atë të Kuçovës, por njëkohësisht parashikon edhe investime në infrastrukturën e zonës përreth nënstacionit.

Ecuria e punimeve për këtë investimi, i cili pritet të përfundojë disa muaj para afatit të parashikuar, u inspektua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i OST, Skerdi Drenova.

Drejtori Drenova përmendi disa prej risive që do të bëhen të mundur në saj të këtij investimi duke bërë të ditur se pajisjet e reja që do të instalohen bëjnë të mundur parandalimin e defekteve si dhe rikuperimin e tyre në një kohë shumë më të shkurtër.

“Do përmirësojë ndjeshëm sigurimin e furnizimit të popullatës kundrejt çdo defekti që mund të kishim pasur. Jemi më të aftë për të kryer remonte dhe për të ndërhyrë në kohë të shkurtër për në çdo lloj defekti që mund të ketë. Njëkohësisht siguron që edhe në se një linjë ka probleme, jemi të aftë në distancë, në kohë të shkurtër, të bëjmë remont për të shërbyer një zonë tjetër”, u shpreh Drenova.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 23 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 28 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 35 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke vlerësuar investimin dhe implementimin e teknologjive të reja në nënstacionin e Kajanit, si një tjetër hap drejt modernizimit të menaxhimit të sektorit energjetik, ministrja Belinda Balluku, tha se janë afro 16 mijë qytetarë që përfitojnë nga ky investim.

“Për t’u shënuar është, që i gjithë ky nënstacion është i kontrolluar në mënyrë automatike për të gjitha defektet që ndodhin nga qendra, pra përmes sistemeve që ne tashmë kemi. Çdo defekt kontrollohet nga qendra e OST në Tiranë për të ndërhyrë sa më parë dhe për të zgjidhur pa krijuar probleme. Ky investim parashikohet që të dorëzohet deri në fund të vitit dhe është një investim i cili përmirëson cilësinë e jetës së katër mijë abonentëve ose thënë ndryshe rreth 16 mijë qytetarëve”, theksoi Balluku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerësoi gjithashtu edhe faktin që ky projekt parashikon edhe ndërhyrje në infrastrukturën e zonës, ku ndërtimi i rrugës, që lidh nënstacionin me rrugën nacionale do të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të zonës.

“Ky investim, si gjithë investimet e tjera që OST dhe OSHEE kryejnë, ndikon direkt edhe në infrastrukturën e zonës, pasi një pjesë e projektit është rehabilitimi i rrugëve lidhëse të këtij nënstacioni me rrugën nacionale, duke bërë kështu që të gjithë banorët e zonës të përfitojnë nga rrugët e shtruara dhe të asfaltuara që shkojnë deri në banesat e tyre”, nënvizoi ministrja Belinda Balluku.

Projekti për rikonstruksionin e nënstacionit 110 kv të Kajanit parashikon gjithashtu ndërtimi i një muri rrethues si dhe disa rrugëve të reja në brendësi të tij duke mundësuar kështu një operim më të mirë.

Etiketat e lidhura

Belinda Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.