Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:06 Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga interpretimi emocionues i trupës frymore më unike në Shqipëri, mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bashkia e Tiranës shtron drekë për familjet në nevojë me rastin e Krishtlindjes

Aktualitet E mërkurë, 25 Dhjetor 2019 16:35
Bashkia e Tiranës shtron drekë për familjet në nevojë me rastin e Krishtlindjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E kthyer në një traditë të bukur për qytetin në çdo festë fetare, Bashkia e Tiranës zgjodhi që edhe Krishtlindjen, këtë festë të rëndësishme për besimtarët e krishterë, ta kalojë pranë njerëzve në nevojë. Të gjitha mensat sociale të Bashkisë së Tiranës shtruan një drekë festive, ku veç një vakti të ngrohtë, familjet dhe personat në pamundësi ekonomike, morën shumë dashuri nga stafi dhe vullnetarët që shërbejnë aty. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën e Krishtlindjes në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit, ndërsa uroi qytetarët t’i kalojnë gëzuar festat e fundvitit dhe një vit të ri të mbarë.

“Doja të ngrija një dolli për të gjithë ju, për të gjithë ata që shërbejnë, për ata që ndihmojnë, që nga bujaria e tyre kanë kaluar këtë kohë festash, kohë Krishtlindjesh, kohën e Vitit të Ri me njerëzit në nevojë. Dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar festat, një vit të mbarë, shumë suksese! Jam i bindur se 2020 do jetë një vit shumë më i bukur, pas këtij viti të vështirë, me shumë sfida, vuajtje, me shumë histori të dhimbshme, ku besoj se na pret një vit i ri me më shumë punë, gëzime dhe për të kaluar këto kujtimet e këqija të këtij viti, por edhe për të ndërtuar një Tiranë akoma më moderne dhe akoma më solidare”, uroi kryebashkiaku Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për bizneset apo individët e ndryshëm, të cilët ndonëse nuk e kanë të detyrueshme, gjejnë mundësi dhe kohë që të jenë solidarë me të pamundurit dhe ata në nevojë, siç ishte rasti i emergjencës që krijoi tërmeti i shtatorit dhe ai i nëntorit. Veliaj nënvizoi se solidariteti dhe fëmijët janë garancia më e mirë se Tiranën e pret një e ardhme shumë më e mirë. “Nëse Tirana ka gjithmonë e më shumë qytetarë që pavarësisht çfarë pune kanë, çfarë misioni kryejnë, ku e kanë kontratën e shërbimit të tyre, bëjnë diçka edhe për komunitetin, qyteti do jetë edhe më i mirë. Jam besimtar i madh i faktit se ky qytet e ka të ardhmen te fëmijët; nëse fëmijët rriten me këtë ndjesi solidariteti, nëse fëmijët sot janë mirënjohës, nëse fëmijët mësohen me kulturën e shërbimit, dalin me 10-ta, por ndihmojnë edhe komunitetin, atëherë realisht ky qytet ka një të ardhme, pavarësisht shumë sfidave”, u shpreh ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veliaj solli në vëmendje se treguesi më i mirë i këtij solidariteti ishte pikërisht periudha që shoqëroi dy tërmetet e fuqishme që goditën kryeqytetin. “Këtë vit u goditëm nga dy tërmete, përmbytje e shumë vështirësi të tjera, por nga këto sfida zbuluam se ky qytet ka edhe shumë dashuri, shumë mirënjohje, përkrahje, ka edhe shumë solidaritet, mirësi, shumë bujari, ndaj ndonjëherë jo vetëm që bëjmë mirë që i kujtojmë gjërat e vështira, por eja kujtojmë edhe gjërat e bukura! Unë besoj se pas gjithë këtyre vështirësive që kaluam, zbuluam sa shumë dashuri dhe mirënjohje ka brenda nesh. Vitin tjetër Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Imagjino sa shumë! Por, në jetën e qyteteve, 100 vjet janë vetëm fillimi, ndaj Tirana sapo ka filluar të jetë një superkryeqytet”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodh...

Para 8 minutash
Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Para 24 minutash
Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Para 47 minutash

Etiketat e lidhura

Bashkia e TiranesdrekaKrishtlindje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 3 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë
Para 7 minutash

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”
Para 8 minutash

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 24 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.