Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bashkia e Tiranës transformon Parkun Rinia, hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe për katërputroshët

Aktualitet E hënë, 2 Mars 2020 14:11
Bashkia e Tiranës transformon Parkun Rinia, hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe për katërputroshët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Parku “Rinia” po shndërrohet në një nga xhevahirët më të bukur të qytetit në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Ky park po transformohet tërësisht në një mjedis më të gjelbër, më argëtues e më funksional për qytetarët, teksa punëtorët po mbyllin edhe detajet e fundit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet në parkun që do të shërbejë jo vetëm si vend çlodhje për të rriturit, por edhe si një hapësirë për argëtimin e fëmijëve. “Është një rikthim shumë i bukur në parkun ‘Rinia’, i cili sot është kantier pune dhe po paguan haraçin e paragjykimit, cinizmit dhe copat e baltës që vijnë nga mentaliteti i shoqërisë sonë.

Më duket më e mirë kjo balta e punës këtu, se balta që hidhet përditë sa herë që bëjmë një projekt transformimi. Tirana ka hyrë në 100-vjetorin e dytë të saj dhe besoj se në këtë vit jubilar i shkon një bizhu si Parku ‘Rinia’”, tha Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht kritikave, koha ka treguar se çdo projekt ka rezultuar histori suksesi. “Nuk jemi mësuar t’i bëjmë pa fjalë dhe pa zhurmë punët në Bashkinë e Tiranës, por sa herë që këto projekte sulmohen besoj se mbajnë syrin e keq larg. Mezi pres të jem këtu ditën që do ta hapim, për t’i dhënë fëmijëve përpara 1 qershorit, një nga dhuratat më të bukura në zemër të qytetit. Detyra jonë është t’i mbajmë sytë te finishi, bota le të thotë çfarë të duan, kur të mbarojë do marrim notën për punën që kemi bërë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po bëjmë punë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme, ndaj besoj se Parku ‘Rinia’ është realisht kartolina e këtij 100-vjetori”, tha ai. Si një nga qytetet më miqësore për fëmijët, hapësira kryesore e këtij parku u është kushtuar të vegjëlve, me një kënd lodrash të posaçëm për ta. “Jemi munduar që hapësirën ta trajtojmë si një ekonomi familjare; pra, secilës grupmoshë të familjeve tona t’i japim hapësirën e vet. Pjesa më e madhe u kushtohet fëmijëve me një park lojërash fantastik, ku ata të kenë mundësi të luajnë në zemër të qytetit, pa shkuar në një nga zonat tona periferike të liqenit të Tiranës apo Farkës”, u shpreh Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një vëmendje të veçantë, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar edhe moshës së tretë, ndërkohë që nuk mungojnë as hapësirat ku shumë mirë mund të improvizohen aktivitete apo koncerte. “Një nga gjërat risi është se kemi gërshetuar edhe një hapësirë për të moshuarit, për ata që luajnë domino, shah. Është një kërkesë që na e bëjnë vazhdimisht. Më vjen mirë që edhe për gjyshin dhe për gjyshen, kemi një hapësirë të dedikuar. Kemi një hapësirë tjetër e cila është vetëm për aktivitete; kemi improvizuar gjithmonë aktivitete, ose koncerte, ose konkurse, lojëra për fëmijët, tani do të kemi një hapësirë të dedikuar si amfiteatër vetëm për aktivitetet”, deklaroi ai. Për herë të parë, Parku ‘Rinia’ do të ketë edhe një hapësirë kushtuar kafshëve, duke ofruar edhe më shumë siguri për frekuentuesit e tjerë të këtij parku.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 23 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 27 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 34 minutash

“Për ata që janë kafshëdashës, për katërputroshët kemi një hapësirë të veçantë, një kënd lodrash për kafshët shtëpiake, i pari në Shqipëri. Kemi respektuar hapësirën; pra, ata që janë mësuar me kafshët, kanë hapësirën e tyre, por për të gjithë ata të tjerët që kanë një 4-putrosh në shtëpi dhe duan një hapësirë argëtuese, për herë të parë sjellim një risi të kësaj natyre”, nënvizoi Veliaj, teksa shtoi se me Parkun “Rinia” është vendosur një standard i të bërit hapësirë publike cilësore.

“Për të gjithë ata që janë dyshues, cinikë, ironikë me punët që bëhen, u them më mirë ruajini fjalën edhe notën për ditën që do të hapet, sesa harxhoni fishekët bosh ndaj Bashkisë së Tiranës dhe punës që po bëjmë, sepse besoj që kjo do jetë një tjetër histori suksesi”, theksoi ai. Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, Parku Rinia ka tashmë edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka do të nxisë edhe një aktivitet më fizik dhe intensiv për fëmijët.

Etiketat e lidhura

Bashkia e Tiraneserion veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 10 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.