Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bëjnë juristin e xhelatin me punonjësit, na kujtuan kohën e mënyrës komuniste ndaj dialogut social

Aktualitet E enjte, 8 Prill 2021 10:55
Bëjnë juristin e xhelatin me punonjësit, na kujtuan kohën e mënyrës komuniste ndaj dialogut social
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Valentin Macaj, Sindikata Shërbimeve Policore të Shqipërisë

Sa tragjikomike bëhet situata, kur të njëjtët zyrtarë që shkelin me këmbë Kodin e Punës dhe të gjitha Konventat e ratifikuaura nga Shqipëria, bëjnë Juristin e Xhelatin me punonjësin duke na kujtuar kohën e mënyrës komuniste ndaj Dialogut Social. Edhe pse ish-drejtuesit e Albkontroll janë paguar me pagë mbi 5000$ në muaj, tani bëjnë “hallexhiun” për të demaskuar para publikut të drejtat e kontrollorëve ajrorë që janë të përcaktuara në Kontratën Kolektive me firmë e vulë dhe e depozituar në Ministrinë e Punës,(rahmet pastë), duke harruar se po shkelin ligjin dhe normalisht duhet te gjobiten nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Kanë 1 vit që tallen e përqeshen nga drejtuesit e zyrtarët burrokratë e ish-drejtues te Albkontroll dhe tani i shpallin “armiq të kllasës” pse ushtruan të drejtën e protestës..! Në të njëjtën situatë diskriminuese ndodhen edhe 3600 punonjës në sistemin penitenciar shqiptar, të cilët bëjnë pjesë në grupin e shërbimeve të rëndësisë jetike, por që u shkelen të drejtat social-ekonomike nga zyrtarë autokratë që nuk njohin as një pikë të Dialogut Social e Tripartetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kemi mbi 1 vit që zyrtarisht si Sindikatë u kemi dërguar me dhjetëra shkresa e peticione Ministria e Drejtesise, Qeverise, Kuvendit të Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me cënimin e pagës dhe të drejtave bazike sociale të punonjësve, por kanë mbyllur sy e veshë dhe nën rrogoz kanë kërcënuar me cdo lloj mënyre Sindikatën duke shkelur hapur Kontratën Kolektive në fuqi e Kodin e Punës si ombrellë të drejtash.
Kishim planifikuar Protestë me gardianët në disa burgje në Shtator-Tetor/2020, por u thirrëm në bisedime në Ministrinë e Drejtësisë me insistim të zj.ministre Gjonaj dhe ramë dakort që të shtyjmë reagimin pasi do plotësohen shumica e kërkesave të ligjshme sindikale. Ne besuam në fjalën e dhënë dhe mbajtëm premtimin në tryezën e bisedimeve!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kishim 5 kërkesa bazike që ata i morën përsipër:

1-Dalje të vkm për pagat sipas ligjit 80/2020.
2-Sistemim i stafit sipas Gradês e Funksionit.
3-Respektim të Kontratës Kolektive në fuqi.
4- Antarë nga Sindikata në Komisionet Disiplinore që nga Ievp, në DPBurgjeve deri në KAMD, për të mbrojtur punonjësit nga abuzimi me masat e padrejta.
5-Pagesë e punës në ditët e shtuna dhe të djela sipas nenit 87 te Kodit Punës.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

U realizua pjesërisht vetëm pika 1 e kërkesave tona legjitime dhe të tjerat u lanë në dorë të pseudo-zyrtarëve në DPBurgjeve. Këta zyrtarucë, duke u ndjerë të “fyer” nga goditjet “poshtë belit” siq na e theksuan në tryezë tek ata, u lëshuan me telefonata e kërcitje dhëmbësh nëpër burgje duke kërcënuar stafin me uniformë se pse besojnë tek Sindikata dhe jo tek “dora e ngrohtë” e tyre. Ka që në Tetor-2020 që padrejtësisht kanë bllokuar aktivitetin normal të Sindikatës dhe nuk pyesin për Ligj, Kod Pune, Kushtetutë, Kontratë Kolektive, Dialog Social dhe Konventa Ndërkombtare të ILO-s.

Sindikata ka reaguar me forcë zyrtarisht pranë Ministrisë Drejtësisë, Kryeministrit dhe Kuvendit duke u rrjeshtuar shkeljet e Drejtorit Përgjithshëm ndaj Kontratës Kolektive dhe të Drejtave Social-Ekonomike. Nga Ministria Drejtësisë kemi marrë një shkresë-përgjigje në fund Mars,(pas 90 ditësh), që êshtë për të vënë “duart në kokë” nga arsyetimi “professionale” i zv. MD, me paturpësinë e shkeljes së premtimit në bisedime dhe të Raportit Përfundimtar te Auditimit që kreu vetë Ministria e Drejtësisë në DPBurgjeve, rapprt që na dha të drejtë në konstatimin tonë mbi një Udhëzim abuziv të Drejtorit të Burgjeve. Ndërsa, për pikat e tjera nuk e mbajt fjala dhe as u perfill ligji.

Kemi kontaktuar drejtues tê rëndësishëm në komisionet parlamentare, ministra kabineti, deputetë, të cilëve u kemi shprehur shqetësimet tona dhe u kemi lënë Peticion me kërkesa bazike e të thjeshta për zgjidhje, por as Ministria e Drejtesise dhe as Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë vënë “ujin në zjarr”, e as nuk duan t’ia dijnë për Ligj, Kod Pune dhe Kontratë Kolektive. – Biles, ata nuk kanë as respekt për kolegët, deputetët dhe eprorët e tyre! Tani, kanë bërë “dhuratë” edhe carmatosjen e Policisë me anë të një urdhëri që ka nxjerrë Drejtori Burgjeve, ku 90% e stafit penitenciar do jenë në mëshirë të fatit para krimit e mafias së rrugës. Kjo, vjen si rrjedhojë e ngulmimit të zv.drejtorit burgjeve, (njëkohësisht vartës i Drejtorit Policisë !!!), që së bashku me këshilltarin e ministres, shpikën nenin e famshëm 14 në ligjin nr. 80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”.

E kundërshtuam ne si Sindikatë dhe deputeti Qefalia, por shumica “u bind” nga “mjeshtrat gjithollogë”..! – Le të na gjejë dikush një shembull tê tillë carmatosjeje policie, si në rastin e policise penitenciare shqiptare! Kjo “dhuratë” bëhet 1 muaj para datës së zgjedhjeve parlamentare dhe në një institucion të rëndësishëm sigurie, pjesê e Reformës në Drejtësi, që aq shumë e ka për zemër edhe zj.Ambasadore e USA..! -Cdo cenim i sigurisë personale e familjare që do pësojë stafi i carmatosur penitenciar, ne do ta denoncojmë në cdo organizëm ndërkombtar, se këtu në Shqipëri, nuk ia vlen “barra qerane”..! Siq e shihni, NE jemi në një situatë tepër të acaruar sociale nga arroganca e drejtuesve te burgjeve dhe indifferenza e Ministrisê së Drejtësisë, të cilët nuk duan të njohin as Dialog Social, as Tripartet, as Kod Pune, as Kushtetutë dhe as Kontratë Kolektive. Kemi vendosur të reagojmë ligjërisht me denoncime publike deri me date 21-04-2021, ku kemi përgatitur një Protestë shembullore në vecantinë e saj, para Ministrisë së Drejtësisë! Një përgjigje shembullore solidariteti është gati edhe nga gjithë antarët e Sindikatës ne 24 Ievp e Shqipërisë, të cilët do shprehin “mirënjohjen” për diskriminuesit e tyre punëdhënës ! Një përgjigje shembull, që ska lidhje as me nenin 197/5 te Kodit Punës dhe as me nenin 25 te ligjjt 80/2020, por që do ta kenë “kujtim” për dëmin që do ti shkaktojnë shtëpisë së tyre politike..!

Etiketat e lidhura

Valentin Macaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.