
Bashkia Shkodër tashmë ka një qendër të re multifunksionale, me çerdhe dhe kopsht, qendër të moshuarish, hapësire e re, e sigurt rinore.
Kështu shkruan kryetari i Bashkisë, Benet Beci në një postim në Facebook ku ndër të tjera shkruan se ky investim u realizua falë ndërhyrjes së organizuar në kuadër të projektit “Nxitja e përfshirjes sociale dhe zhvillimit të komunitetit”, në kuadër të skemës së Granteve BE për Bashkitë (EU4M).
Postimi i plotë:
Bashkia Shkodër tashmë ka një qendër të re multifunksionale, me çerdhe dhe kopsht, qendër të moshuarish, hapësire e re, e sigurt rinore. E përuruam këtë investim së bashku me z. Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Ky investim u realizua falë ndërhyrjes së organizuar në kuadër të projektit “Nxitja e përfshirjes sociale dhe zhvillimit të komunitetit”, në kuadër të skemës së Granteve BE për Bashkitë (EU4M).
Projekti u realizua nga Bashkia e Shkodrës me fondet e Bashkimit Evropian, përmes skemës së granteve #EU4Municipalities.
