Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Berisha në Amerikë, takim me kongresmenin Joe Wilson: Në fokus droga, zgjedhjet dhe qeveria teknike

Berisha në Amerikë, takim me kongresmenin Joe Wilson: Në fokus droga, zgjedhjet dhe qeveria teknike

Aktualitet
E premte, 11 Shtator 2026 15:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në vijim të takimeve në Amerikë, tregon se ka zhvilluar një takim me kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit të Kongresit amerikan, ku ishte i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Sipas Berishës, në fokus të bisedës ishin trafiku i drogës, krimi i organizuar, korrupsioni, zgjedhjet dhe gjendja e të drejtave të opozitës në Shqipëri.

Berisha akuzoi qeverinë Rama për përdorimin e parave të drogës dhe institucioneve shtetërore për kontrollin e pushtetit dhe manipulimin e zgjedhjeve. Ai ngriti gjithashtu nevojën për një qeveri teknike dhe denoncoi, sipas tij, ndërhyrjen politike në drejtësi.

Kreu i PD-së nënvizon se gjatë takimit u diskutuan edhe qëndrimet e Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për luftën kundër trafikut dhe karteleve të drogës.

Postimi i plotë

Takim me Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA: Diskutuam, mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të rëndësishëm me kryetarin e Komisionit të Helsinikit të Kongresit të SHBA. Diskutimi ynë u përqendrua në problemet madhore me të cilat përballet Shqipëria, kryesisht trafiku i drogës dhe narkoshteti, korrupsionin galopant qeveritar dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë në shndërrimin e zgjedhjeve në farsë zgjedhore. Lufta ndaj karteleve të drogës dhe ndikimi te zgjedhjet u trajtuan gjerësisht në këtë takim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë takimit u vu theksi te qëndrimet e shprehura nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, sipas të cilëve partneriteti strategjik me Shqipërinë synon në radhë të parë luftën pa kompromis ndaj trafikut dhe karteleve të drogës janë një shpresë për shqiptaret. U denoncua fakti se krimi i organizuar dhe paratë e drogës të lidhura me nivelet më të larta të qeverisjes po përdoren nga administrata dhe qeveria e sotme e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet, për të kontrolluar pushtetin dhe për të pastruar paratë e drogës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E njohëm kongresmenin amerikan me situatën jashtëzakonisht të vështirë ku ndodhet vendi. Kryeministri Rama ka shkatërruar Kushtetutën dhe të gjitha institucionet e pavarura, duke përqendruar në duart e tij një pushtet absolut që prodhon korrupsion absolut. Po ashtu, ngritëm shqetësimin se të drejtat e opozitës në Parlament shkelen dhe nuk respektohen.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 1 ore
Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Para 1 ore
Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 8 orësh

Kryeministri kontrollon plotësisht drejtësinë dhe e përdor atë si armë politike kundër opozitës me qëllim mbajtjen e pushtetit. Ai refuzoi t’i heq imunitetin zv/kryeministres Balluku duke i bllokuar kështu haptas drejtesinë dhe luftën kundër korrupsionit. Në këtë takim e falenderuam Kongresmenin Joe Wilson për interesin e tij për gjendjen në Shqipëri dhe qëndrimet e tij të lidhura me zhvillimet në rajon.

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 21 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.