Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 11:20 Neville shpërthen ndaj lojtarëve të Manchester United: E tradhtuan Carrick-un Gary Neville ka lëshuar akuza të forta ndaj disa futbollistëve të Manchester United, duke i cilësuar joprofesionistë dhe duke i fajësuar për rezultatet zhgënjyese…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha në PPE: Për vota, Rama po dërgon zarfe me 100 euro për 800 mijë pensionistë

Aktualitet E martë, 18 Mars 2025 16:14
Berisha në PPE: Për vota, Rama po dërgon zarfe me 100 euro për 800 mijë pensionistë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sali Berisha nuk i ka ndalur sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama edhe gjatë fjalës së tij në konferencën e PPE që po mbahet në Podgoricë. Sipas tij Rama po blen votat e pensionistëve për zgjedhjet e 11 majit duke u dhënë nga 100 euro në zarf. Ashtu siç rrëzoi pushtetin e Enver Hoxhës, Berisha shprehet se do rrëzojë dhe narkodiktaturën e Edi Ramës.

Fjala e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalo...

Para 22 minutash
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Para 35 minutash
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platf...

Para 36 minutash

I nderuari Z. President Weber, të nderuar zonja dhe zotërinj, Faleminderit shumë për ftesën; ndihem shumë i nderuar që jam këtu në këtë rikthim pas 12 vjetësh dhe ju siguroj se Partia Demokratike është plotësisht e angazhuar për integrimin e vendit në BE përmes një procesi të bazuar në merita, si interesi më i mirë kombëtar i shqiptarëve. Nga kjo platformë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për EPP, CDI dhe IDU për rezolutat jashtëzakonisht ndihmuese që votuan në mbështetje të Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri. Një mirënjohje të veçantë dua t’i shpreh miqve të mi, si dhe Partisë Demokratike nga CDU, Forza Italia, Adenauer Stiftung dhe Heritage Foundation, të cilët na mbështetën në ditët tona më të vështira.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në shqyrtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, vërehet ngadalësimi i këtij procesi. Por, shkaku kryesor i këtij ngadalësimi, mendoj se nuk qëndron vetëm në euroskepticizmin e përhapur, i cili është një realitet i pamohueshëm, as edhe në kundërshtitë midis vendeve anëtare të BE-së. Shkaku kryesor i ngadalësimit të procesit qëndron në vetë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimin e tyre ndaj integrimit në BE.

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme në kushtet e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, i vendosur që nga viti 2015. Në këtë vit, në përputhje me qëndrim të hapur në favor të qeverisë dhe mbështetje direkte nga policia, miliona bimë kanabisi u mbollën në të gjithë vendin. Këto bimë kanabisi gjeneruan rreth 10-12 miliardë euro dhe i dhanë mundësinë trafikantëve shqiptarë të pushtonin tregjet e kokainës në Amerikën Latine. Pas arrestimit të El Chapo, vëllezërit shqiptarë Hysi morën drejtimin e Sinaloas; njëri prej tyre, sipas dokumenteve zyrtare, u mirëprit nga Edi Rama në zyrën e tij dhe u shpërblye me një licencë kazinoje dhe një hotel me pesë yje në Vlorë.

Të premten e kaluar, narkodiktatori i Tiranës, me moton “kanabis për vota”, miratoi për herë të parë me vendim qeveritar (VKM) licencat për 138 zona të mëdha që shtrihen nga jugu në veri, për planta kanabisi nën alibinë e përdorimit mjekësor. Ndërkohë, javën e kaluar, nga një studim i OKB-së, shqiptarët u shpallën të parët në Evropë për përdorimin e kokainës. Për tre vjet, në portet e vendit nuk është konfiskuar asnjë kilogram kokainë, pasi qeveria ka deleguar trafikimin e saj tek klanet mafioze që lidhen drejtpërdrejt me Kryeministrin.

Në historinë e saj të gjatë shekullore, Europa ka njohur diktaturë naziste, komuniste, teokratike, junta ushtarake, por nuk ka njohur kurrë narkodiktaturën që përjeton Shqipëria sot. Studiues të diktaturave si Huntington etj. e konsiderojnë këtë formë diktature si formën më të keqe të të gjitha të tjerave. Kush të dojë, le të vijë në Shqipëri: kushtetuta, ligjet, vendimet e gjykatave janë letër e vdekur. Ekonomia kontrollohet kryesisht nga droga; prodhimi i vendit dhe eksportet kanë rënë në mënyrë katastrofale, ndërsa treguesi i ndërtimit është më i larti në Europë. Çmimet e banesave janë më të shtrenjtat pas Mynihut dhe Parisit. Euro është e shtrirë përdhe, pra është zhvlerësuar me 35%. Sipas Eurostat, nga viti 2014 deri në vitin 2023, 1,099,000 shqiptarë janë larguar nga vendi drejt zonës Shengen.

Kryeministri i vendit, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me këpucë të bardha, paraqitet si një piktor dhe sportist liberal, ndërsa në vend sillet si një diktator që, për të siguruar një mandat të katërt, përdor terrorin politik. Ai urdhëroi arrestimin dhe mbajti Sali Berishën, ish-kryeministrin, në arrest shtëpiak për 333 ditë. Po ashtu, policia brutalizoi publikisht dhe e ka tërhequr me forcë Ilir Metën, ish-presidentin dhe kryetarin e partisë së dytë opozitare, nga makina e tij, duke e goditur dhe duke e tërhequr në rrugë pa paraqitur një urdhër arresti, ndërsa filmoi skenën e dhunës. Prej 6 muajsh është në burg, thjesht si person nën hetim. Më pas, Fatmir Mediu, kryetari i partisë së tretë opozitare, u vu nën hetim penal për një rast të gjykuar 15 vjet më parë.

Regjimi, duke përdorur dëshmitarë të rremë, e dënoi deputetin e ri të PD, Ervin Salianjin, me një vit burg pasi ai denoncoi vëllain e Ministrit të Brendshëm, që kërkohej sepse ishte dënuar në Itali për trafik droge dhe, në vend që të ekstradohej, drejtonte trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Po ashtu, me dëshmitarë të rremë, Edi Rama mori mandatin nga Fredi Beleri për interesa personale mafioze, për të marrë në bashkinë e Himarës, në Gjipë, toka që nuk i takonin atij dhe të cilat Beleri nuk do të lejonte t’i përvetësonte.

Të nderuar zonja dhe zotërinj, narkoshteti i Shqipërisë është një bashkëpunim i pushtetit me organizatat kriminale më të rrezikshme në rajon dhe përtej. Pas zbulimit nga shtetet partnere të serverëve të bisedave telefonike dhe mesazheve të organizatave kriminale me telefona të koduar si Sky ECC, Matrix dhe EncroChat, rezultoi se gjuha e dytë më e përdorur në këto telefona ishte gjuha shqipe, dhe përqendrimi më i lartë i tyre ndodhej në Shqipëri, në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Të dashur miq, zgjedhjet e 11 majit po zhvillohen në një vend ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet. Ai ka krijuar një shtet elektoral të një partie, ka vendosur një sistem të ngjashëm me patronazhin e dikurshëm me punonjësit e shtetit. Këto ditë, si një dhuratë për vota, ai po dërgon zarfe me 100 euro për 800 mijë pensionistë. Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj! Ju siguroj se nuk do të doja të mbaja këtë fjalim, por ky është realiteti i hidhur i Shqipërisë. Për Partinë Demokratike, nuk ka alternativë tjetër përveçse të luftojë për ndryshimin e tij. Partia Demokratike rrëzoi 35 vite më parë diktaturën komuniste të Enver Hoxhës dhe ju garantoj se më 11 maj, me mbështetjen tuaj, do të rrëzojë edhe narkodiktaturën e Edi Ramës.

Etiketat e lidhura

Sali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Neville shpërthen ndaj lojtarëve të Manchester United: E tradhtuan Carrick-un
Tani

Neville shpërthen ndaj lojtarëve të Manchester United: E tradhtuan Carrick-un

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 22 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 25 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 28 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.