Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:08 Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Besim Zekthi, shqipja krahëfluturuar e skenave dhe qiejve të kërcimit, valltari që e shndërroi trupin në flamur kombëtar

Aktualitet E shtunë, 28 Qershor 2025 20:37
Besim Zekthi, shqipja krahëfluturuar e skenave dhe qiejve të kërcimit, valltari që e shndërroi trupin në flamur kombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në përvjetorin e pestë të ikjes së tij nga jeta, heshtja nuk mjafton. Kujtimi i tij nuk duron fjalë të zakonshme. Besim Zekthi, shqiponja që fluturoi mbi skenat e botës me vallen shqiptare, mbetet një emër që nuk shuhet, një dritë që nuk zbehet, një ritëm që nuk ndalet.
Në këtë ditë, kur kujtojmë ikjen e tij tokësore, ndjejmë se nuk ka vdekje për ata që jetuan përtej vetes, për ata që trupin e bënë instrument të një kombi, për ata që kërcyen me shpirtin në pëllëmbë të atdheut dhe këngës popullore i dhanë krahun e përjetshëm të lëvizjes.
Besim Zekthi nuk ishte thjesht valltar. Ai ishte vetë gjuha e trupit të një kombi. Ishte fjala e pathënë e historisë sonë. Ishte amaneti që folklori la për të mos vdekur kurrë.
Ai nuk interpretoi vetëm valle, ai i zbuloi ato në thellësinë e shpirtit shqiptar. Me çdo hap, me çdo rrotullim, ai ngjallte lashtësinë, ai sillte burrërinë, fisnikërinë, dashurinë e tokës për bijtë e saj. Ai ishte si një psalm i trupëzuar, një poemë pa fjalë, një besim i valës që përqafoi kohët.
Nga viti 1957 deri në vitin 1990, Besim Zekthi jetoi në skenë, jo për të marrë duartrokitje, por për t’i dhënë kombit një formë, një frymëmarrje, një mënyrë për të thënë: “Këtu jemi, ne jemi këta!”. Në mbi 200 valle, ai u bë gdhendës i emocioneve, arkitekt i shprehjes, mjeshtër i ndërgjegjes tradicionale.
Ai nuk ishte vetëm interpretues, por krijues i një koreografie kombëtare: “Valle e Librazhdit”, “Valle me motive të Lapardhasë”, “Dasma e Rugovës”, “Për flamur, për atdhe”, janë thesare që mbajnë firmën e shpirtit të tij. Ato nuk janë thjesht valle, janë gjurmë të një shpirti që nuk pranoi të zhbëhej në harresë.

Mund t'ju interesojë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Tani
Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 1 ore
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 1 ore

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga Azia në Afrikë e në Evropë. Në Egjiptin e lashtë të piramidave deri në Kartagjenë, Algjeri e Marok, nga Kina në Kore, Vietnam e Kamboxhia, Francë e Itali, Danimarkë e Norvegji, Suedi e Finlandë, nuk ishte vetëm harta e turneve të Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por edhe e përfaqësimeve triumfuese të Besim Zekthit me vallen shqipe. Emri dhe vepra e tij interpretuese e shpirtit dhe energjisë ishte vërtetë një larmi shtetesh dhe skenash, ku trupa shqiptare ku ai kishte një rol të rëndësishëm është ngjitur me duartrokitje dhe ka zbritur me trofe, nderime dhe vlerësime maksimale. Kudo ai ka marrë vlerësime dhe është pritur me ovacione të publikut, i cili e ka mirëpritur vallen shqipe, lojën mahnitëse dhe larminë e gjallë të kulturës popullore shqiptare.
Në Dizhon të Francës, me “Vallën e shqipeve” dhe “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, ai ngriti në skenë jo vetëm trupin e vet, por flamurin e të gjithëve ne. E ku tjetër vallja do të kishte më shumë kuptim, nëse jo si një gjuhë që bëhet lutje për origjinën?
Në vitin 2017, në 60-vjetorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ku ai kishte të pleksur thellë rrënjët e shpirtit të tij të krahëruar në fluturim, ku ai kishte ngritur tempullin e shenjtëruar në vlera të kërcimit, u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”. Dhe nuk kishte motivacion më të denjë:
“Talenti i rrallë dhe mjeshtëria jote virtuoze interpretuese kanë qenë dhe mbeten jo vetëm shfaqje artistike të jashtëzakonshme, por edhe burim i pashtershëm frymëzimi për brezat e rinj të artistëve dhe valltarëve shqiptarë”.
Sepse në çdo kërcim të tij kishte lavdi, në çdo hap kishte besë, në çdo rrotullim kishte histori. Dhe mbi të gjitha: në çdo dalje të tij në skenë kishte një lutje të pashprehur, që kjo kulturë të mos vdiste kurrë, që ky identitet të mos shpërbëhej në pluhur të heshtur harrese.
Sot, pas pesë vitesh nga ndarja e tij, nuk mjafton ta kujtojmë. Duhet të ndjejmë një detyrë për ta trashëguar. Brezat që vijnë duhet të mësojnë se Besim Zekthi nuk ishte vetëm valltar, por vetë monumenti i gjallë i lëvizjes sonë shpirtërore.
Në këtë përvjetor, duhet të kujtojmë me zë të lartë, të ftojmë institucionet kulturore të ruajnë, të dokumentojnë, të shpërndajnë veprën e tij, jo si relike, por si amanet i një kombi që ka nevojë për rrënjët e veta për të fluturuar sërish.
Sot Besim Zekthi nuk është më, por gjurma e tij mbetet si kërcim i ndezur në kujtesë. Ai është në çdo hap të vallës që ringjallet, në çdo ngjizje artistike që e ka si pikënisje thellësinë shpirtërore të folklorit.
Sepse kombet e mëdha i nderojnë ata që i lartësuan me gjuhën e shpirtit.
Besim Zekthi nuk është më në trupin që vallëzonte, por jeton në kujtesën që nuk ndalet.
Ai nuk flet më me zë, por heshtja jonë e përkulur ndaj emrit të tij është fjala më e thellë.
Ai nuk fluturon më mbi skena, por është fryma që i ngre krahët brezave që do të vijnë.
Kjo tokë ka pasur shumë bij që e kanë ndritur. Por rrallë ka pasur një të tillë, që përmes vallet, përmes lëvizjes, përmes dashurisë për traditën, u bë gur themeli i shpirtit kombëtar në artin skenik.
Dhe Besim Zekthi, kjo shqipe e valles, nuk do të ndalet kurrë së fluturuari.
Jo, s’ka lamtumirë për Besim Zekthin. Ka vetëm betim për të mos harruar. Për të mos e tradhtuar trashëgiminë e tij, për të mos ia lënë amanetin në harresë.
Të nderuar artistë, institucione, njerëz të kujtesës dhe kulturës – kujdesuni për figurën e tij. Mos lini që kujtimi i tij të ndalet vetëm në përvjetorë. Sepse ai na dha shumë më tepër sesa një karrierë artistike – na dha vlerë, besim, krenari.
Dhe ne i kemi borxh ta mbajmë të gjallë jo vetëm me fjalë, por me angazhim, kujtesë dhe përulje.
U prehsh në paqen e atdheut që e deshe me këmbë dhe me zemër, Mjeshtër i valles, shqipe e pavdekshme e skenave tona, BESIM ZEKTHI.

Etiketat e lidhura

albert vatajBesim Zekthi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Tani

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 3 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 5 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 10 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.