Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Beteja e Kosovës as në qiell as në tokë! Ç’thotë i vetmi dokument zyrtar i zbuluar deri me sot për këtë ngjarje!

Aktualitet E diel, 29 Qershor 2025 09:51
Beteja e Kosovës as në qiell as në tokë! Ç’thotë i vetmi dokument zyrtar i zbuluar deri me sot për këtë ngjarje!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jahja Drancolli

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

1.Një dokument i datës 20 tetor 1389, i cili ruhet në Arkivin Shtetëror të Firencës – përkatësisht një korrespondencë e përfaqësuesit të Senatit të Republikës së Firencës me mbretin e Bosnjës, Tvrtko I (1338–1391) – konsiderohet si dokumenti i vetëm zyrtar i zbuluar deri më sot që i referohet një beteje (të cilën shumë historianë e kanë identifikuar si Beteja e Kosovës), mes aleancës ballkanike dhe sulltanit osman, Muratit I.

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 36 minutash
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 40 minutash
Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 9 orësh

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E veçanta e këtij dokumenti unik për këtë ngjarje është se aty nuk përmendet fare princi Lazar i familjes Hrebelanoviq, por si ngadhënjyes përmendet mbreti i Bosnjës – “Regi Bossine” – me aleatët e tij. Gjithashtu, nuk përmendet as Kosova si vendndodhje e ngjarjes. Dokumenti përmend se beteja kishte ndodhur në Fushën e Turdove – “in loco qui campus Turdorum dicitur”.
Është interesante se ky dokument zyrtar nuk përmend as heroin e njohur të Kosovës, Milosh Kopiliqin. Në vend të tij, si komplotistë ndaj sulltan Muratit përmenden 12 bujarë të betuar – “Felice et ter quaterque felices duodecim illa procurum jurata manus”.
Pra, nga ky dokument zyrtar i përmendur më sipër – fatkeqësisht i vetmi i këtij lloji – mbesin shumë çështje shkencore të hapura që lidhen me Betejën e Kosovës të vitit 1389.

2. Arritjet historiografike të sotme
Beteja e Kosovës, si ngjarje historike, mbështetet vetëm në burime tregimtare. Për këtë betejë është krijuar një seri e ciklit epik, si dhe tregime të regjistruara më herët ose më vonë.
Nëse merret në konsideratë e gjithë tradita për betejën, do të kishim një tablo më të plotë: do të njiheshim me ngjarjet para përplasjes, rrjedhën e betejës dhe momentet vendimtare, si dhe me fatin e udhëheqësve dhe heronjve.
Beteja e Kosovës me kohë fitoi famën e disfatës më të madhe serbe, megjithëse sot në historiografi dyshohet nëse ajo vërtet ishte një disfatë.
Vështirësitë më të mëdha për të zbuluar argumente themelore për përplasjen e aleancës ballkanike me osmanët nuk kanë të bëjnë vetëm me numrin e kufizuar të burimeve bashkëkohore, por edhe me paraqitjen e hershme të legjendave.
Që në dekadat e para pas ngjarjes janë shfaqur dallime të qarta mes versioneve të burimeve vendore, osmane dhe perëndimore për elementet kryesore të betejës. Prandaj, nuk mund t’u besohet as lajmeve që janë vetëm një dekadë më të vjetra se beteja, nëse nuk ka ndonjë supozim të arsyeshëm se ato janë produkt i një burimi bashkëkohor relevant.
Atributet mitike që lidhen me paraqitjen dhe zhvillimin e betejës shpeshherë kanë errësuar realitetin historik dhe specifikat e kësaj ngjarjeje të largët në kohë.
Burimet e lidhin atë me Ditën e Shën Vitos/Vidit (15/28 qershor 1389 sipas kalendarit Julian, përkatësisht 28 qershor sipas kalendarit Gregorian), si datë të përballjes ushtarake ndërmjet ushtrisë së “Koalicionit Ballkanik” (boshnjakë, arbër, serbë, hungarezë, kroatë, vllehë, çekë etj.), të udhëhequr nga princi Lazar Hrebelanoviq, që priste në Fushë-Kosovë – në vendin ku bashkohen Llapi dhe Sitnica – për t’u përballur me ushtrinë osmane të udhëhequr nga sulltan Murati I me bijtë e tij, Bajazitin dhe Jakubin.
Sipas legjendës, Murati I u vra gjatë ose pas betejës nga një bujar, një ushtar i plagosur ose një dezertor i quajtur Milosh Kobiliq/Kopiliqi, i cili nga viti 1765 u quajt Obiliq (sipas një libri të historisë së Serbisë). Princ Lazar u kap dhe më pas u ekzekutua.
Informacionet shtesë mbi numrin dhe përbërjen e ushtrive, si dhe për viktimat, janë kontradiktore. Për të kompletuar pasqyrën historike të ngjarjeve, dihet se Bajaziti pasoi babain në fron, ndërsa Stefan Lazareviq, nën kujdesin e nënës së tij Milica, pranoi të paguante haraç dhe të mbante besnikëri ndaj osmanëve.
Me kalimin e kohës, Beteja e Kosovës është përshkruar me të dhëna interesante, por shpesh subjektive dhe të mitizuara. Kjo është arsyeja pse historiografia ende nuk ka mundur ta dallojë plotësisht Kosovën historike nga Kosova e mitizuar.
Beteja ishte shumë e ashpër dhe pati humbje të mëdha nga të dyja palët. U vra si Lazar, ashtu edhe Murati I. Aty ra edhe kryezotëria arbërore Theodori II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë.
Gjithçka tjetër mbetet e pasigurt.
Përveç emërtimeve si Campus Turdorum, Campus Merulae, Kosovo Polje, Sclavonia, Arbëria, Rasia, që i referohen zonës ku është zhvilluar beteja, shpesh hasen edhe nocione antike të përdorura sipas modës humaniste dhe bizantine, si Dardania dhe Mysia. Këto nocione në antikitet përfshinin trevën e Kosovës dhe pjesë të skajshme të saj. Të tilla të dhëna i gjejmë tek humanistët Segoni, Beçikemi, Tubero e të tjerë.
Miti mbi Betejën e Kosovës është aktualizuar veçanërisht që nga shekulli XIX dhe vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot, si shprehje e nevojave të politikës së ditës.
Si i tillë, ai është ndërtuar dhe promovuar mbi bazën e legjendës simbolike dhe mitit politik të Kosovës, ku “miti zakonisht është një tregim i ndikuar për ngjarjet e së kaluarës, duke u dhënë atyre një kuptim të veçantë dhe rëndësi për të tashmen, për të përforcuar autoritetin e atyre që janë në pushtet në një komunitet të caktuar”.
Nga kjo pikëpamje, është plotësisht i qëlluar konstatimi i pranuar nga historiografia e sotme:
“[…] Ndoshta nuk ka ngjarje për të cilën do të ishin më të nevojshme burimet për të bërë dallimin ndërmjet elementeve mitike dhe atyre reale.”

Etiketat e lidhura

Beteja e KosovësJahja Drançolli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 35 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 36 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 38 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 39 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.