Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 15:09 Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet siç duhet nga shteti,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Beteja për ujin e lumit të Shushicës vazhdon. Banorët nuk tërhiqen

Beteja për ujin e lumit të Shushicës vazhdon. Banorët nuk tërhiqen

Aktualitet
E hënë, 26 Shkurt 2024 09:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Banorë të Luginës së Shushicës dhe aktivistë të mjedisit po protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri të Himarës, që devijon këtë lumë për të furnizuar me ujë bregdetin turistik të jugut.

‘’Ne nuk jemi kundër zhvillimit të Himarës, por jemi kundër që kjo të bëhet në kurrizin tonë” – shprehet Shyqyri Hoxhaj, banor i fshatit Kuç – Buronja. ‘’Ne aty pimë ujë, bagëtia po ashtu, me të vadisim tokat bujqësore” – shprehet më tej 67-vjeçari, i cili është lindur e rritur pranë Lumit të Vlorës, siç e quajnë vendasit Shushicën. Së bashku me Hoxhajn me dhjetra banorë të Luginës protestuan të shtunën (24.02) në urën e Laskos, që ndodhet fare pranë veprës së ujësjellësit.

Nga devijimi i ujit të lumit preken rreth 30 fshatra të Bashkisë Himarë dhe asaj Selenicë në Shqipëri. Banorët pretendojnë se me ta nuk është mbajtur asnjë dëgjesë nga qeveria shqiptare për këtë projekt, që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe sociale. ‘’Ky projekt nuk na u komunikua kurrë. Ekzistenca e tij doli në dritë vetëm kur u shfaqën makineritë e ndërtimit. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq teksa na marrin ujin” – u shpreh për DW shqip Astrit Balilaj, kryeplak i fshatit Kuç.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Beteja për lumin Shushica vijon në gjykatë

Rreth 50 banorë të Luginës së Shushicës, së bashku me organizatën shqiptare të ruajtjes së natyrës ‘’EcoAlbania” kanë ngritur një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës ndaj Agjencisë Kombëtare te Mjedisit dhe Bashkisë Himarë. Ata kërkojnë anulimin e lejes së ndërtimit, të vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorimin e ujit nëntokësor. Seanca e parë gjyqësore nuk është zhvilluar ende. Sipas ekspertëve dhe shkencëtarëve që merren prej vitesh me studimin e Vjosës, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për këtë projekt është i pabazuar në prova shkencore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fotografi: Rashela Shehu/DW

“Në VMN argumentohet se sasia e ujit që do të merret nuk ndikon në ekologjinë e lumit. Kjo është e diskutueshme. Studimet e bëra mbi rrezikun e specieve të rralla nuk janë marrë parasysh”- shprehet për DW Shqip Aleko Miho, profesor pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. ‘’Projekti pretendon se ndërhyrja nuk është në zonë të mbrojtur, ndërkohë që Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës” – sqaron Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. Në rrezik është edhe statusi i Parkut Kombëtar të Vjosës, sepse Shushica është një nga tri degët kryesore të lumit Vjosa, që u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023, duke u bërë zona e parë e ruajtjes së lumenjve të egër në Evropë. Kjo do të thoshte jo vetëm një mbrojtje të ekosistemit lumor, por edhe mundësi zhvillimi për turizmin e të gjithë zonës.

Mund t'ju interesojë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 2 minutash
Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Para 1 ore
Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Para 2 orësh

Shushica rrezikon ta humbasë statusin Park Kombëtar

Me punimet e ujësjellësit të Himarës, që duhet të përfundojnë në gusht të këtij viti, Shushica rrezikon ta humbasë statusin Parku Kombëtar. “Kishim shpresa të mëdha për Parkun Kombëtar dhe prisnim se do të nxiste zhvillimin ekonomik. Nëse uji ynë tani hiqet dhe Shushica humbet statusin e Parkut Kombëtar, e ardhmja jonë ekonomike do të jetë në rrezik.” – shprehet Elidon Kamaj, kryeplak i fshatit Brataj.

Sipas ekspertëve të mjedisit dëmet mjedisore do të jenë në të gjithë gjatësinë e lumit. “Parku Kombëtar i Lumit të Egër bazohet në një ekuilibër ujor kryesisht natyror dhe të patrazuar në rrjetin e tij lumor. Kjo është ajo që e bën këtë zonë kaq unike. Ky projekt devijimi e rrezikon të gjithë Parkun Kombëtar. “, tha për DW shqip Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i Riverwatch. ‘’Rreziku qëndron në mundësinë që devijimi i ujit në Shushicë të krijojë një precedent. Besueshmëria e të gjithë Parkut Kombëtar të Lumit të Egër është në rrezik”, sqaron Olsi Nika i EcoAlbania-s.

Shkruar nga Rashela Shehu korrespondente nga Tirana e DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 2 minutash

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 44 minutash

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris
Para 46 minutash

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 47 minutash

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Më të lexuarat

1 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 3 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

2 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 16 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 23 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.