
Andrea Mano dhe Erjon Meka marrin mandatet e Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas
Dy deputetët e rinj, Andrea Mano dhe Erjon Meka u betuan në Kuvend.
Mano do të zërë vendin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianjit, pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.
Ndërkohë, Meka do zërë vendin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua për lidhje me bandat kriminale në Durrës.