Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Ndryshimet në kabinetin e Ramës u diktuan nga ”skandalet e qeverisjes”

Aktualitet E mërkurë, 6 Shtator 2023 18:37
BIRN: Ndryshimet në kabinetin e Ramës u diktuan nga ”skandalet e qeverisjes”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marrë nga Reporter.al

Kryeministri Edi Rama shpalli të hënën ndryshimet në shtatë poste ministrore në fund të një fjalimi të gjatë përpara Asamblesë së Partisë Socialiste, pa shpjeguar motivet e riformatimit të kabinetit të tij. Ai vendosi të largojë nga kabineti i tij ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, atë të Bujqësisë, Frida Krifca dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi – ndërsa përsëriti premtimin se nuk do të mbrojë askënd që do të përballet me drejtësinë.

Ky ishte ndryshimi i tretë dhe më i madhi në qeveri prej kohës kur Rama mori një mandat të tretë qeverisës në vitin 2021. Një vit më parë, ai shkarkoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, i cili aktualisht është në arrati i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash në dosje të lidhura me aferën e inceneratorëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në korrik, Rama shkarkoi edhe ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi si përgjigje ndaj zemërimit publik përballë një tjetër skandali që përfshiu Policinë e Shtetit dhe familjarët e afërt të ish-deputetit të Krujës, Rrahman Rrahja. Të paktën dy nga ministret e larguara këtë javë kanë qenë gjithashtu në shenjestër të akuzave publike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ish-ministrja Xhaçka ka edhe mandatin e deputetes në pikëpyetje për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që pasoi përfitimin nga bashkëshorti i saj i statusit të investitorit strategjik, ndërsa Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion. Çështja është aktualisht nën hetim nga Prokuroria.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Ndryshimet e fundit në qeveri janë të lidhura sipas analistëve politikë me skandalet në qeverisje dhe hetimet që po kryhen aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Armand Shkullaku, një nga drejtuesit e medias online, Lapsi.al, i tha BIRN se këto ndryshime reflektojnë nevojën e kryeministrit Rama për të ndërmarrë një akt “pas dhjetra skandaleve që kanë rrënuar imazhin e tij”.

“Pikërisht skandalet dhe çështjet e nxehta të abuzimeve dhe vjedhjeve në dhjetëra milionë euro e kanë detyruar Ramën të bëjë lëvizjet e fundit, me shpresën se ato mund të krijojnë perceptimin se tani diçka po ndryshon dhe kohës së keqpërdorimeve po i vjen fundi,” tha Shkullaku. Por Shkullaku vlerëson se korrupsioni në qeverisjen e Ramës “nuk është një çështje e emrave të përveçëm, por e një sistemi të tërë”.

Edhe Robert Rakipllari, drejtor i televizionit informativ News 24, i tha BIRN se arsyeja kryesore pas ndryshimeve lidhet konsumimin e qeverisjes dhe hetimet e SPAK. “Ajo që gjykoj në këto rrethana është një lëvizje për të ulur koston e figurave të konsumuara në qeveri,” tha ai. Rakipllari vlerëson megjithatë se ministret e shkarkuara ndajnë profile të ndryshme.

“Xhaçka është një nga ministret më serioze dhe me bilanc në drejtimin e politikës së jashtme, ndërsa Krifca u pompua si figurë e re menaxheriale, por që nuk rezultoi e tillë,” shtoi Rakipllari.

‘Ndryshime kozmetike’

Në pushtet që prej vitit 2013, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer vartësit sa herë që pushteti i tij është tronditur nga skandale korrupsioni apo pakënaqësi popullore në rritje. Ekipi i tij politik i vitit 2013 është zëvendësuar pothuajse tërësisht nga zyrtarë të profilit teknik – pa ndonjë lidhje të dukshme me Partinë Socialiste. Në të njëjtën linjë, Rama promovoi në tre postet kyçe të kabinetit të tij ish.zv.ministrin Ervin Mete si ministër të Financave, diplomatin Igli Hasani në postin e ministrit të Jashtëm dhe Albana Koçiun në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Shkullakut, këto janë ndryshime kozmetike, pa asnjë risi për sistemin e ngritur tashmë nga Edi Rama. “Qeveria Rama është duke prekur fundin e saj dhe nuk besoj se këto ndryshime do të prodhojnë ndonjë performancë çudibërëse,” tha Shkullaku. “Sistemi që Edi Rama ka ngritur është e pamundur të thyhet me ndryshime kozmetike, për më tepër kur ai vetë nuk ka vullnetin apo fuqinë për ta ndryshuar,” shtoi ai.

Mungesa e një analize qeverisjeje dhe vendimmarrja vetjake pa konsultim me organet drejtuese të partisë, tregon sipas Shkullakut, se PS është kthyer në një “repart ushtarak që thjesht ngre dorën për çdo vendim të kryeministrit”. Shkullaku e shikon fjalimin e kryeministrit Rama si tregues të distancimit të tij nga emrat qeveritarë të akuzuar për korrupsion, duke mbrojtur sistemin e ngritur prej tij.

“Pikërisht në këtë tentativë për të shpëlarë sistemin që ai vetë ka ngritur, Rama projektoi dhe ndryshimet në qeveri, duke larguar disa emra të akuzuar për abuzime dhe futur disa të tjerë që kanë qenë larg kupolës drejtuese të Rilindjes,” analizoi ai. Rakipllari mendon gjithashtu se emrat e rinj e forcojnë rolin dhe protagonizmin e Ramës në qeveri. “Risia e vetme janë emrat e rinj teknikë, surprizë të zgjedhur nga Kryeministri, për të cilët nuk ka akuza apo vlerësim negativ,” tha Rakipllari, ndërsa shtoi :” me ndonjë përjashtim, ata nuk ofrojnë ndonjë garanci si në aspektin menaxherial, ashtu edhe politik”.

Etiketat e lidhura

Qeveria "Rama"
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.