Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bizneset nuk kanë ku ta deklarojnë ‘Pezullimin’ online: Po na detyrojnë të paguajmë taksat

Aktualitet E premte, 27 Mars 2020 08:34
Bizneset nuk kanë ku ta deklarojnë ‘Pezullimin’ online: Po na detyrojnë të paguajmë taksat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bujar H., që ka një subjekt agjencie turistike iu drejtua Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për të pezulluar aktivitetin deri në verë, pasi për vetë natyrën e biznesit dhe situatën ku ndodhemi nuk pret të ketë punë këto muaj. Ai nuk ka detyrime dhe kërkon ta mbyllë përkohësisht në mënyrë që të mos paguajë taksa, kur nuk ka aktivitet dhe njëkohësisht të lëshojë dhe ambientin që ka me qira, për të cilin është i detyruar të paguajë tatim mbi qiranë. Ndërkohë, ai i ka larguar punonjësit.

Por, në sportelet e QKB-së i thanë se ofrojnë shërbim të kufizuar vetëm për subjektet farmaceutike dhe ushqimore.

Në shërbimet online të publikuara nga QKB mund të aplikosh për regjistrim fillestar person fizik, ndryshim në të dhënat e regjistrimit të personit fizik, depozimin e pasqyrave financiare, revokimin e lejeve/licencave etj, por nuk parashikohet pezullimi.

Këto ditë ku shumica e bizneseve janë mbyllur për shkak të pandemisë Covid, ndërmarrjet e vogla dhe mesme nuk po munden të kalojnë në statusin pasiv edhe pse nuk kanë detyrime dhe plotësojnë të gjitha kushtet për këtë hap.

Mimoza Plepi një ekonomiste që kujdeset për procedurat e disa bizneseve të vogla kryesisht në kryeqytet tha se, kalimi në pasiv i bizneseve është bllokuar nga QKB-ja për shkak se janë ndaluar shërbimet në sportele. Ky shërbim nuk ekziston online pohoi ajo, ndërkohë që shumë nga bizneset të cilave ajo u mban llogarite kanë mbyllur aktivitetin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por ekonomistja është shqetësuar se pasi nuk po kalon bizneset në pasiv, tatimet bëjnë telefona për të paguar detyrimet që lidhen me sigurimet shoqërore apo dhe TVSH.

Në muajin mars të vitit 2020, praktikisht nga data 1 deri me 24 kanë kaluar në statusin pasiv vetëm 167 biznese, nga 366 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur ishte një periudhë normale aktiviteti, sipas listës së subjekteve pasive që përditësohet përditë nga tatimet (të dhënat u përpunuan nga Monitor). Ka ditë kur asnjë subjekt nuk ka kaluar në status pasiv, ndryshe nga periudha normale kur janë minimalisht 10 apo 15 biznese që kalojnë në pasiv çdo ditë. Sipas ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, Administrata Tatimore transferon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, pasi subjekti deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka tha se, bizneset e mëdha ende nuk kanë shfaqur ankesa të kësaj natyre, por tha se bizneset që kanë një problematikë të tillë mund të kalojnë ‘de fakto’ në regjistrin pasiv. Kjo mundësohet duke mos deklaruar punonjës, duke shkëputur kontratat e ujit dhe të dritave dhe ato të qirave. Kështu ato mund të zhvishen edhe nga pagesa e detyrimeve.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Jaka tha se qeveria duhet të çlirojë sektorin e prodhimit nga kufizimet dhe të rishikojë masat pasi ekonomia jonë nuk ka rezerva të mjaftueshme për të përballuar situatë më shumë se një muaj. Nëse kjo situatë zgjat më shumë ai parashikon skenare të vështira për punësimin, varfërinë dhe të ardhurat në buxhet.

Një nga kërkesat që Dhomat e Tregtisë Tiranë dhe Durrës kishin për qeverinë ishte që “Të mund të pezullohet me ligj (duke i zeruar të gjitha detyrimet) aktiviteti i subjekteve të pezulluara me urdhër nga qeveria (bar, restorante, palestra, transport publik, etj.)”/MONITOR

Etiketat e lidhura

biznesetqeveriataksat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.