Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:31 Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt Milan mundi 5-1 Frosinonen në San Siro, me Rabiot dhe Cisse ndër shënuesit, dhe rimerr vendin e katërt. Modric u zëvendësua për një problem…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Biznesmeni turk nuk i likuidoi pagesën e eksportit, Refit Buzi ishte nën hetim për mashtrim

Aktualitet E hënë, 27 Korrik 2026 17:24
Biznesmeni turk nuk i likuidoi pagesën e eksportit, Refit Buzi ishte nën hetim për mashtrim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, pas kthimit nga Anglia kishte tentuar të riniste jetën në Shqipëri dhe po merrej me import-eksport të fruta-perimeve. Por për Refit (Nertil) Buzin kishte nisur një procedim për veprën penale “Mashtrimi”, teksa është zbardhur edhe dëshmia që i ndjeri ka dhënë asokohe. 35-vjeçari kishte jetuar prej katër vitesh në Angli dhe se në vitin 2024 ishte rikthyer në Shqipëri për të nisur veprimtari ekonomike si ndërmjetës në sigurimin e tregut të shitjes për eksportuesit e fruta-perimeve në Shqipëri. Kjo veprimtari po kryhej pa pasur një NIPT apo licencë.

Refit Buzi kishte hyrë në bisedime me shqiptarët S. H. dhe F. R. që të dërgonin në Angli tek biznesi me drejtues shtetasin turk B. G. Më 09.08.2024 është mbajtur procesverbali për faturë shitjeje më datë 23.04.2024, me vlerë deri në 31 872 paund. Po ashtu më 28.04.2024 rezulton po ashtu një faturë tjetër me vlerë 32 177 paund, të dyja të fiskalizuara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas autoriteteve, duke përmbledhur deklarimet e Refit Buzit, S. H. dhe F. R. kishte mospërputhje lidhur me pagesën e shumave të sipërcituara. Dy bashkëpunëtorët e të ndjerit pretenduan asokohe se ai ka marr një pjesë të parave nga kompania me drejtues shtetasin turk. Këtë fakt e kanë mësuar me dëshmi indirekte nga njerëz që kanë shkuar të kontaktojnë këtë shoqëri në Enfield të Anglisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në lidhje me këtë ngjarje më datë 27.12.2024 Refit Buzi është pyetur nga policia gjyqësore dhe ka deklaruar se:

“Jam me banim në adresën e mësipërme, jetoj me prindërit e mijë dhe aktualisht jam i pa punë. Pagesa e transportit është bërë me lekë në dorë sepse kështu është kërkuar nga ana e firmës transportuese. Unë s’kam pasur në atë kohë liçensë dhe nuk kam qenë i regjistruar dhe kam qenë një person fizik, ndaj dhe veprimet janë kryer nga firma e shtetasit S. H., që është i liçensuar për kryerjen e këtij aktiviteti.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 2 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 5 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 5 orësh

Më vonë kam hapur numër NIPT dhe jam i liçensuar aktualisht për të bërë eksport të fruta perimeve, por nuk kam bërë asnjë rrugë deri më tani. Jo s’kam bërë asnjë kontratë. Marrëveshja jonë ka qenë e bërë me gojë. Nga biseda e bërë me S., fitimi jonë, pasi të hiqeshin të gjitha shpenzimet, do të ndahej ndërmjet nesh në mënyrë të barabartë. Të drejtat dhe detyrimet i ka pasur S. sepse ai ishte firmë e liçensuar dhe unë nuk figuroja me asnjë vend. Unë kam biseduar me atë dhe një pjesë të tyre i kam të ruajtura në aplikacion Whatsapp në telefonin tim”.

I pyetur nga policia gjyqësore, Refit Buzi ka shpjeguar se: “Kam jetuar në Angli prej 3-4 vjetësh dhe jam kthyer pasi nuk bëra dot letrat. Me njohjet që kisha krijuar në Angli të merrja pjesa nëpërmjet firmave të eksportuese në fruta perimeve. Një nga këto firma është dhe A* ******. Kam kontaktuar me S. që i kam thënë se isha në gjendje të gjendja treg në Angli. Duke qenë se ishte firmë serioze kam kontaktuar me firmën U** ***** ***** *** *** *** me administrator B. G.. Më ka thënë nga Anglia që mund të shisnin sado domate që mund t’iu çoja dhe kam kërkuar t’i çonim 18 ton domate. Kemi bërë Pazar dhe kemi rënë dakort. B. G., më ka thënë se brenda 7 ditëve pasi do të mbërrinte kamioni në Angli do të bënte pagesën.

Më datë 23.04.2024 kanë ngarkuar mjetin të drejtuar nga I. K.. Ky i fundit punonte në një kompani që bënte vetëm transportin, që kushtonte 6500 euro. Ka dhënë shumën 7000 euro S. H. që të paguante transportin. Më datë 28.04.2024 ka mbërritur ngarkesa në Angli dhe nga firma blerëse është plotësuar dhe një dokument që nuk ka pretendime për çmimin apo për cilësinë e mallit që kishte mbërritur.

Në Angli te e njëjta shoqëri, kam dërguar një ngarkesë tjetër, kësaj here jo me S., por me shoqërinë F********* që ndodhet në Lushnje. Kam komunikuar me pronarin e firmës U** ***** ***** *** *** *** që më ka dërguar pagesën për transportin, dy herë nga 2000 paund që i ka dërguar përmes transfertave dhe pjesën takuese do ta dërgonte brenda 28 ditëve kur të merrte paratë nga shitja e produktit. Kam dërguar njerëz të mi te puna e tij dhe ju ka dhënë pjesën tjetër që më detyrohej mua dhe ata mi kanë dërguar përmes zyrave të ndryshme të transfertave. Në total nga turku B. G., kam marrë 13 400 paund.

Kanë kaluar më shumë se një javë dhe nga B. G., nuk kanë kaluar paratë në llogarinë e S. H.. Kemi kontaktuar përsëri atë, por në mënyrë të vazhdueshme nxirrte justifikime të ndryshme. Me të drejtë S. H. kërkonte paratë nga mua pasi i dola garant dhe i përcillja shqetësimet. Kemi pritur 28 ditë dhe sërisht na gënjente. S. H. ka dërguar njerëz të tij te B. G., por na nxirrte pengesa duke thënë se i kishin ulur çmimin tregtarët, kërkonte të paguante më pak nga çfarë i takonte. Ngarkesa shkonte në vlerën 31 700 paund ndërsa ai kërkonte të paguante 9200 paund. Unë kam marrë vetëm lekët e transportit, prej 13 400 paund. Të njëjtin problem si me S. H. më ka dal dhe me shoqërinë F**********, por këta të fundit kanë hapur gjyq në Angli ndaj B. G., dhe po kërkojnë lekët në mënyrë ligjore”. /TCH/

Etiketat e lidhura

Refit (Nertil) Buzi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 13 minutash

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 43 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 1 ore

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 22 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.