Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blendi Fevziu: Sekreti shtetëror, kërcënim serioz

35 vite KOHA JONË E diel, 18 Tetor 2020 19:55
Blendi Fevziu: Sekreti shtetëror, kërcënim serioz
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Blendi Fevziu-
(Botuar me 3 Shkurt 1994 në Koha Jone)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 10 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 11 orësh

Për të pavarurën “Koha Jonë”, gazeta më e madhe në vend është afruar procesi i vitit. Ashtu si në maj 1992 me drejtorin Lesi, kur TV deklaroi në të gjitha edicionet e lajmeve se ai qe bërë qendra e korrupsionit në Lezhë dhe mars 1993, kur kryeredaktori Frangaj u bllokua me arrest shtëpie për përhapje paniku. Ndërkohë ditën e fundit të janarit 1994, kryeredaktori Frangaj dhe gazetari Leka i dërguan në një nga qelitë e ftohta të burgut të Tiranës. Ligji i shtypit aq i diskutuar nisi t’i shtrijë tentakulat e tij, siç pritej, vetëm në anën e kundërt të pushtetit. “Koha Jonë” duhet të japë llogari edhe një herë për nxjerrje sekreti dhe paditësi në të dyja herët është Ministri Zhulali. Është rast unikal që në harkun e 10 muajve një Ministër padit dy herë një gazetë sepse ajo i vjedh sekretet. Është gjithashtu rast unikal që kryeredaktori i gazetës më të madhe në vend arrestohet dy herë fare lehtësisht me një padi të thjeshtë të Ministrit. Logjika është e ndryshme. Ministri duhej të largohej nga kabineti i tij për paaftësi. Një ministër që nuk ruan dot sekretet e tij në kohë paqe dhe mbush me to faqet e para të gazetave, nuk mund t’i shërbejë vendit në kohë lufte. Por pyetja kryesore që shqetëson opinionin sot është: A ishte sekret lajmi i botuar tek “Koha Jonë” dhe në ç’hapësira do të kufizohej sekreti shtetëror.
Pyetja e parë është fare e thjeshtë dhe Frangaj e Leka duket se po vuajnë tani një tekë të Zhulalit. Lajmi për çarmatosjen e oficerëve qarkullonte që të nesërmen në të gjitha redaksitë e gazetave dhe po kështu ai do të qarkullonte në të gjithë Shqipërinë. Argumenti tashmë është përmendur. Mijëra e oficerë do të ktheheshin në shtëpi të paarmatosur dhe ata nuk mund t’i gënjenin gruan e fëmijët se i kishin harruar revolverët në repart. Akoma më tepër, ai ishte një urdhër dhe ushtria, që nga formimi i saj, ka vepruar mbi bazën e tyre. Jo çdo urdhër përbën sekret. Mbi shkresën e çarmatimit nuk ishte shkruar kjo sigël. Për më tepër kjo nuk ishte hera e parë. “Aleanca” dhe “Koha Jonë” botuan muaj më parë një shkresë të Gazidedes drejtuar Kudret Çelës, ku kërkohej heqja e së drejtës së avokatisë së S. Ngjelës. Mbi letër qe shkruar sekret, por kjo nuk i pengoi gazetat ta publikonin në faqet e para. Gazidede, jo vetëm që nuk ngriti padi për nxjerrje sekreti, por detyroi Kryeministrin Meksi të dalë përpara Parlamentit dhe të japë shpjegime lidhur me këtë. Sekreti shtetëror mbetet tani për tani befasia më e madhe e ligjit të shtypit. Hapësirat e tij të pakufizuara, pa sinorë, janë të gatshme të shndërrohen çdo moment në njolla të zeza ku gazetarët do të bien pre e pasionit të tyre profesional. Ai mund të shndërrohet në një armë me të cilën shteti të kërcënojë qytetarët rebelë dhe rasti Frangaj-Leka është më tepër se sa një shembull. Që sot të gjithë ne do të jemi rob të tij, dhe artikujt tanë do të gjymtohen nga autocensura e sekretit të shtetit. Arrestimi i dy gazetarëve nuk përligjet. Nëse ata kanë thyer ligjin mund të hetohen në gjendje të lirë dhe kjo është krejt normale. Masa ekstreme e ndalimit ngjan më tepër si presion. Asnjë koleg i tyre shqiptar apo i huaj nuk do të bashkohej me të dhe për çdo regjim ky është një minus i madh. Ligji i shtypit po shkelet çdo ditë, çdo moment, në mënyrë flagrante nga RD por askush nuk e ka akuzuar atë. Mjafton të përmendësh historinë e dosjeve dhe pseudonimeve për të dërguar direkt në ndjekje penale kryeredaktorin e RD. Në rast se listat e përditshme të pseudonimeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit që botohen janë të vërteta, RD bie ndesh me ligjin. Parlamenti nuk ka vendosur ende për hapjen e dosjeve dhe veprimi i kundërt konsiderohet ilegal dhe i kundërligjshëm. Ai mund të quhet fare mirë nxjerrje e sekretit shtetëror dhe dikush të dënohej. Në rast se pseudonimsat janë të rremë, RD akuzohet për shpifje, dezinformim dhe ligji i shtypit i parashikon të gjitha këto në nenet e tij. Ligji i shtypit vazhdon të godasë atë që e kundërshton më tepër. 38 gjyqe dhe 4 gazetarë të ndjekur penalisht në “Koha Jonë”. Dy prej tyre në më tepër se një çështje. Frangaj dhe Leka do të vazhdojnë të mbeten të izoluar, sepse një Ministër nuk mund të besojë më te bashkëpunëtorët dhe se sekretet e tij do të shëtisin rrugëve në formën e oficerëve të armatosur./Blendi Fevziu/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.